AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për të qëndruar jashtë kafazit

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qëndruar në sallën e gjyqit pranë avokatit të tij, jashtë kafazit të xhamtë, duke e cilësuar proporcionale me nevojat e sigurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.

Ilir Meta, 57 vjeç, ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, u shfaq të hënën në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme i zbehtë në fytyrë, me rrudha të shtuara dhe me dy gishtat lart për të përshëndetur mbështetësit e tij në sallë.

“Shqipëria e shqiptarëve,” thirri ai në sallën e gjyqit pas 20 muajsh në paraburgim.

Në seancë ishin të pranishëm edhe të pandehurit e tjerë, ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP i akuzuar për korrupsion pasiv dhe Ema Çoku, një finacuese e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e akuzuar për pastrim parash. Ndërkohë, mungonte nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, e marrë e pandehur për pastrim parash.

Gjykata pranoi kërkesën e paraqitur nga disa gazetarë për regjistrimin e pjesshëm të seancës. Pasi seanca filloi, operatorëve i’u kërkua të linin sallën. Meta vetë ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen live nga mediat, por gjykata nuk është shprehur ende për këtë kërkesë.

Në vijim, përfaqësuesi i Metës, avokati Kujtim Cakrani vërejti se i ishte drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Posaçme dhe për dijeni trupit diplomatik në Shqipëri, për mundësimin e qëndrimit të të mbrojturit prej tij jashtë kabinës së qelqtë. Ai e cilësoi qëndrimin e Metës në kafaz pa bazë ligjore dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Avokati u shpreh më tej se e dinte që kjo kërkesë do të rrëzohej dhe e cilësoi si turp për gjithë shqiptarët dhe drejtësinë e re, pasi sipas tij kështu vepronte ISIS në vitin 2021.

Në vijim, Cakrani argumentoi se ishte e nevojshme që i përfaqësuari prej tij të ulej përkrah, që të mund të konsultoheshin. Sipas avokatit, qëndrimi i Metës e bën të pamundur konsultimin, duke ngritur dyshime se bisedat aty përgjohen. Ai vërejti se gjykata do të shprehet bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një çështje të ngritur nga një pandehur kundër Francës. “Jemi kthyer si në ’45-ën, si në kohën e Enver Hoxhës,” deklaroi Cakrani.

Kryesuesja e trupit gjykues, Etleva Deda deklaroi se gjykata ka vlerësuar, se përcaktimi i nenit 344, se “i pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, me përjashtim të rasteve kur duhen marrë masa të domosdoshme për të parandaluar rrezikun e ikjes a të dhunës”, nuk ka lidhje me pozicionin ku ai qëndron në sallë. Sipas gjyqtares Deda, të drejtat e të pandehurit për t’u konsultuar me avokatin mund të realizohen edhe nëse ai gjendet në kabinën e qelqtë.

“Është proporcionale me nevojat e sigurisë”, deklaroi Deda dhe solli në vëmendje se vendimarrja për rrëzimin e kësaj kërkese, bazohej dhe në vendimin e GJEDNJ për një çështje kundër Francës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kundërshtoi pesë ditë më parë përmes një deklarate mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në vijim, të pandehurit Xhixho dhe Çoku konfirmuan qëndrimin e tyre për gjykim të shkurtuar. E pandehura Fatime Kryemadhi, e cila dhe ajo në seancën paraprake ka kërkuar gjykim të shkurtuar, mungonte. Gjykata konstatoi se në prokurorën e posaçme të lëshuar për avokatet e saj, nuk përcaktohet ky lloj përfaqësimi, lidhur me konfirmimin e gjykimit të shkurtuar.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për të bërë të mundur që e pandehura Fatime Kryemadhi të paraqitet për të shprehur vullnetin e saj lidhur me gjykimin e shkurtuar, ose ta realizojë këtë moment procedural përmes prokurës.

Prokurori Sotir Kllapi vërejti se në sallë gjendeshin të paktën dy dëshmitarë në këtë proces, që sipas tij, i konstatoi për arsye se janë figura publike. Ai kërkoi që në seancat e ardhshme të mos jenë të pranishëm dëshmitarët.

Po ashtu, ai kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për Metën deri në seancën e ardhshme, pasi shkak i shtyrjes është një prej të pandehurve. Gjykata e pranoi këtë kërkesë të prokurorisë dhe seanca u shty për më datë 11 maj, në orën 12:00.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin.

Prej tetorit të vitit 2024, ish-presidenti Ilir Meta, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e kryetarit të Partisë së Lirisë, gjendet në burg, pasi gjykata pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj tij. Kërkesat e njëpasnjeshme për caktimin e një mase më të butë, janë rrëzuar nga gjykatat. Meta dhe të pandehurit e tjerë i kanë kundërshtuar publikisht akuzat e ngritura si të montuara politikisht.

 

Etiketa: Ema ÇokuEtleva DedaFatime KryemadhiGjykata e PosaçmeIlir MetaKujtim CakraniMonika KryemadhiPirro XhixhoSPAK
Tjetri
Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

‘Hotel me 5 yje’: Gjykata rrëzon kërkesat e Veliajt, ndahet çështja

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.