AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për të qëndruar pranë avokatit të tij gjatë gjykimit të çështjes së sterilizimit, duke argumentuar se ndaj tij nuk ka masë sigurie për këtë dosje, se është vetëm një i pandehur dhe numri i pjesëmarrësve i vogël, si dhe për shkak të sjelljes së mirë tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Beqaj duke hyrë në SPAK | Foto: LSA

 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 28 prill të pranojë kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që gjatë seancave gjyqësore për çështjen e aferës së sterilizimit, të qëndrojë jashtë kabinës së xhamit, pranë avokatëve të tij mbrojtës. Që në fillim të seancës, Beqaj konstatoi se nuk kishte ende një përgjigje nga drejtoria e burgjeve lidhur me kërkesën e tij për të qëndruar jashtë kabinës së xhamit në seancën e procesit të sterilizimit, për të cilin ai ka vetëm masat e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit”. Ai shtoi se i kishte bërë kërkesë trupit gjykues që shqyrtoi çështjen për të pandehurit e tjerë, për të qëndruar si vëzhgues e të dëgjonte. Po ashtu, Beqaj solli në vëmendje dhe një vlerësim të Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që kundërshton mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Prokurori Edvin Kondili, parashtroi qëndrimin e tij të kërkuar nga gjykata, duke sjellë në vëmendje së pari faktin se, Beqaj është hetuar nën masat e “detyrimit për t’u paraqitur” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Ai konstatoi se paraqitja e të pandehurit në këtë gjykim nga policia e burgjeve vjen për shkak të një mase tjetër të caktuar për një çështje penale tjetër. “Përt ë cilën jemi indiferent se nuk kemi dijeni për detajet”, pohoi Kondili dhe shtoi se nuk kanë asnjë kundërshtim që i pandehuri të paraqitet në kushte jo izolimi.

Avokati Ermal Yzeiraj konstatoi se për t’i dhënë zgjidhje kërkesës për qëndrimin brenda ose jashtë kafazit, mjafton t’i drejtohesh praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai nënvizoi se është e nevojshme që të qëndrojë jashtë kafazit, me qëllim shmangien nga kushtet diskriminuese. Ai argumentoi se masa e sigurimit shtrënguese “arrest në burg” mund të jetë e nevojshme deri në momentin e dërgimit të çështjes për gjykim, me qëllim që të shmanget largimi, ndotja e provave apo të kryejë ndonjë tjetër vepër penale. “Në këtë sallë humbet sensi i masës së sigurimit. Prandaj këtu duhet të jetë i lirë dhe i barabartë. Kjo nuk është çështje qe i përket Drejtorisë së Burgjeve. Mendoj se është gjykata që duhet të marri vendimin dhe t’i kërkojë Drejtorisë së Burgjeve të marri masa që të mundësohet qëndrimi i Beqajt pranë mbrojtësit”, u shpreh avokati Yzeiraj dhe vërejti se kushtet më të mira për të realizuar këtë procedurë, i ka Gjykata e Posaçme.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj dhe anëtarë gjyqtarët Irena Gjoka e Erion Çela vendosi pranimin e kërkesës së Beqës që në seancat e ardhshme të qëndrojë jashtë kafazit të xhamtë, pranë avokatit të tij. Gjykata argumentoi se vendimmarrja bazohet në faktin se ndaj Beqajt nuk ka një masë sigurimi “arrest në burg” për çështjen që po gjykohet, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrëse në proces, faktin se ka vetëm një të pandehur, si dhe në sjelljen e mirë të Beqajt gjatë gjithë seancave. Kryesuesja bëri me dije se për këtë vendim do të njoftohet Drejtoria e Burgjeve, me qëllim zbatimin e urdhërit.

Avokati Ermal Yzeiraj kërkoi që kërkesat paraprake, të mundet t’i paraqesim në seancën e ardhshme se bashku me të mbrojturin prej tij – kërkim që u pranua dhe seanca u shty për më datë 21 maj, në orën 09:00.

Veç Beqajt, kanë kërkuar të qëndrojnë jahstë kafazit të xhamtë, pranë avokatëve të tyre, edhe ish-Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, por këto kërkime nuk janë pranuar nga gjykata.

Dy prokurorët e SPAK, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi e morën të pandehur Beqajn lidhur me aferën e sterilizimit vetëm për “shpërdorim detyre”, por akuza u ndryshua nga gjyqtarja e seancës paraprake, e cila çmoi se provat e administruara tregonin një përgjegjësi më të rëndë duke i kalsifikuar si vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal. Megjithëse Kondili dhe Nakuçi i qëndruan versionit të tyre, kërkuan që të vijohej gjykimi në themel me akuzat e sugjeruara nga gjykata.

Edhe gjatë një seance të zhvilluar tre javë më parë, prokurorët përsëritën bindjen se ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë kishin të provuar vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në procesin penal paralel për këtë çështje, të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, gjykata dënoi ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj me nga 4 vjet burg për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që rrëzoi akuzën e grupit të strukturuar kriminal për ata, akuza për të cilat po gjykohet dhe Beqaj.

Hetimet e SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare.

 

Tjetri
graphical user interface, text, application

Krimi kibernetik po bëhet më i sofistikuar, paralajmëron Europol

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.