AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë

Edhe pse nuk ka asnjë pengesë ligjore për praninë e kamerave në proceset gjyqësore, juristët ndahen tek ndikimi që do të kishte transmetimi live mbi dëshmitarët dhe procesin e rregullt ligjor.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 month më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
meta ne gjyq
Ish-presidenti Ilir Meta në sallën e gjyqit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj – të tre të pandehur për çështje të ndryshme korrupsioni – i nisën proceset e tyre gjyqësore me një kërkesë të ngjashme; transmetimin e seancave gjyqësore live.

Gjykata lejoi pjesërisht kamerat në gjyqin e Metës dhe rrëzoi kërkesën në rastin e Veliajt. Në rastin e Metës, gjykata që lejoi kamerat në pjesën e parë të procesit nuk dha ndonjë argument të posaçëm. Për Veliajn, refuzimi u bazua në kërkesën e dy të pandehurve që nuk pranuan që gjyqi të transmetohej live.

Për mbrojtësit e të akuzuarve, ky është një cënim i rëndë.

“Të gjithë gjyqet që nga viti 1995, i Alisë, Nanos, gjyqi në Hagë, të gjitha gjyqet bëhen me kamera, online. Çmendet gjykata, s’kemi ç’t’i bëjmë,” tha Kujtim Cakrani, avokati i Metës.

Edhe Plarent Ndreca që përfaqëson Veliajn këmbënguli te transmetimi live.

“I mbrojturi prej meje është zgjedhur nga 160 mijë qytetarë të Tiranës dhe është kryebashkiak, ndaj duhet të dëgjohet çdo gjë që ndodh në këtë seancë. Është e drejtë e të gjithëve për të dëgjuar se çfarë ndodh në këtë proces gjyqësor,” tha Ndreca.

Prokurorët e posaçëm nuk i kundërshtuan apriori kërkesat. Në sallën ku u gjykua Ilir Meta, prokurori thjesht kërkoi që dëshmitarët të mos ishin të pranishëm në sallë gjatë gjykimit. Edhe në gjyqin ndaj Veliajt, prokurori Altin Dumani tha se ata nuk kishin kundërshtime, por kërkoi që të mbroheshin dëshmitarët.

“Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, veçanërisht bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Evropë dhe as në gjykatat federale në SHBA. Mund të lejohen kamera për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen”, tha Dumani.

Proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë priten gjithashtu me një interes të lartë publik, por trajtimi i dëshmitarëve në këto gjyqe i mban juristët të dyzuar.

Edhe pse transmetimet live nga salla e gjyqit nuk janë një praktikë e zakonshme në gjykatat e themelit, juristët me të cilët foli BIRN bien dakord se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ta realizuar atë. Megjithatë, ata theksuar se kjo të do të kishte ndikim mbi dëshmitarët dhe dëshmitë e tyre.

Avokati Eugen Beci i tha BIRN se nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar transmetimin live të procesit. “Gjyqi duhet të jetë i hapur për kamerat gjatë gjithë kohës,” tha Beci.

Nga ana e tij, avokati Gurali Brahimllari, ish-gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, thotë se transmetimi live i dëshmive dëmton procesin dhe nuk mund të lejohej.

“Në rastet kur ka dëshmitarë nuk mund të jetë live,” tha Brahimllari. Sipas tij, një dëshmi mund të ndikojë tjetrën dhe të dëmtojë procesin e rregullt. Por edhe ai shtoi se pjesa e diskutimit të prokurorit dhe avokatëve nuk kishte arsye pse të mos transmetohej.

Ligjërisht, proceset gjyqësore janë të hapura për publikun. Në praktikë, kjo nënkupton që gazetarët janë në sallë për të ndjekur procesin, por pa aparatet e tyre celulare. Për kamerat nuk ka ndonjë praktikë të konsoliduar, ku në disa raste lejohen në fillim të seancës dhe në disa raste të tjera jo. Ndërkohë, rregullorja për komunikimin me median e miratuar nga KLGJ parashikon se gjyqtari mund të ndalojë praninë e kamerave në seancë vetëm kur çmon se “ndikon në procesin e rregullt ligjor” apo kur palët kërkojnë të mos filmohen.

Njohësit e procesit megjithatë e pranojnë se kamerat ndikojnë në mënyrën si palët sillen në gjyq dhe mund të ndikojnë në cilësinë e gjyqit.

Dy gjyqtarë me të cilët BIRN foli në kushte të anonimatit mbajtën qëndrime të ndryshme.

Një prej tyre, gjyqtare në Apel, i tha BIRN se nuk kishte asnjë argument ligjor për refuzimet apriori të kërkesës për transmetim live,  sidomos kur ajo vjen nga të pandehurit dhe media. “Në rast refuzimi, gjykata duhet të argumentojë jo në mënyrë abstrakte arsyet, pasi procesi duhet të jetë publik,” tha gjyqtarja. Ajo tha se argumentet për refuzimin duhej të ishin të forta, pasi gjyqi ishte i hapur.

Ajo theksoi gjithashtu se udhëzuesi për komunikimin me mediat nuk lejonte ndalimin apriori të transmetimit live, por rregullonte rastet kur gjykata e sheh se procesi mund të ndikohet.

Ndërkohë një gjyqtar tjetër këmbënguli se proceset në këtë formë rrezikonin të ktheheshin në farsa, ku të gjitha palët futeshin në rol. Gjyqtari këmbënguli se pavarësisht nëse kërkesa vinte nga të pandehurit, një transmetim i tillë mund të dëmtonte interesat e tyre.

“Gjyqi kthehet në një spektakël, kur i pandehuri luan rolin e viktimës dhe prokurori bëhet më i ashpër,” tha ai.

“Në raste të tilla, të pandehurit zakonisht marrin dënime më të ashpra për shkak se sjellja e palëve ndikohet nga të qenit në transmetim”, tha ai, duke shtuar se në tërësi kjo do të dëmtonte procesin e rregullt ligjor.

Për avokatin Gurali Brahimllari, gjyqi është në fakt ‘një teatër’ ku palët luajnë rolin e tyre, ndaj ndalimi i kamerave duhet bërë sipas tij vetëm për arsye të veçanta.

Brahimllari tha se përpos pjesës kur thirreshin dëshmitarët, apo pjesëve të rregulluara me ligj për mbrojtjen e sekretit hetimor, të miturve, viktimave dhe të penduarve të drejtësisë, nuk kishte ndalim për transmetimin e seancës.

Beci po ashtu vuri në dukje se përtej procedurës në procese si ai ndaj Metës dhe Veliajt, të dy persona me pushtet, kishte arsye që dëshmitarët të mbroheshin nga transmetimi live i pohimeve të tyre. Megjithatë, ai tha se pjesët e procesit kur shqyrtohen prova shkresore, apo flet avokati, prokurori dhe i pandehuri nuk kishte arsye të mos transmetoheshin dhe filmoheshin.

 

Etiketa: Altin DumaniArben AhmetajErion VeliajEugen BeciGjykata e PosaçmeGurali BrahimllariIlir MetaSPAKTransmetimi live
Tjetri
gert kapo

Amaneti i Gert Kapos dhe një reflektim për diasporën muzikore shqiptare

nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.