AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zyrtarët e QSUT, të pandehur për transferimin e pacientëve me tumor në klinika private

Drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe disa mjekë akuzohen se sabotuan procesin për vendosjen në punë të pajisjeve që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me tumor, duke i dërguar ata drejt klinikave private.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Reparti i Radioterapisë te Onkologjiku. Foto kortezi nga Ministria e Shëndetësisë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 30 prill përfundimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza dhe disa mjekëve, pasi akuzohen se dërgonin pacientët e sëmundjeve tumorale në klinika private për të kryer trajtime që duhej të realizoheshin falas në spitalin shtetëror. Po ashtu, akuzohen se sabotuan pajisjet që shërbejnë për trajtimin e të sëmurëve me tumor.

Sipas prokurorisë, nga hetimet janë dokumentuar raste ku pacientëve të ndryshëm u mohohej trajtimi i duhur mjekësor, për t’i orientuar më pas drejt klinikave private, ku merrnin shërbimin kundrejt tarifave të fryra.

Po ashtu, ka rezultuar se janë sabotuar pajisjet që shërbejnë për trajtimin e të sëmurëve me tumor, konkretisht një aparaturë Kobalto-Terapie e instaluar në Spitalin Onkologjik. Prokuroria sqaron se, që të mundësohej përdorimi i kësaj aparature, duhej të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës.

“Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë”, konstaton prokuroria dhe shton, se nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri, nuk është vendosur në shfrytëzim. Gjithashtu, është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Prokuroria e Tiranës vlerëson se ka provuar përgjegjësinë penale të koordinatorit të QSUNT-së, Emiljano Lela, i cili akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme kundrejt mitës, në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. “Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare”, bën me dije prokuroria dhe shton se ndaj Lelës është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Për “shpërdorim detyre” është marrë e pandehur edhe administratorja e Spitalit Onkologjik të QSUNT-të, Alketa Pere, e cila po ashtu akuzohet se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore e procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor.

Zv/drejtoresha e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, akuzohet nga Prokuroria se nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit.

“Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor,” deklaroi prokuroria.

Edhe Qirjazi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

E pandehura Drilona Kishta, specialiste pranë QSUNT-së akuzohet nga Prokuroria se ka kryer një ekpertizë lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive që nuk përputhej me gjendjen e tyre reale.

Administratori i një klinike private ku dërgoheshin pacientët, Halil Gashi, akuzohet për “fshehjen e të ardhurave”, pasi nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë. Po ashtu, ka lejuar që mjekët të punojnë në mënyrë të paregjistruar. “Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave”, shpjegohet në njoftim.

Administratori i “Flori Farma”, Florian Marku akuzohet se ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte se ishte kontrabandë. Sipas prokurorisë, ai ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’.

Fillimisht kjo çështje penale u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim, nëse kishte të bënte me një grup të strukturuar kriminal. Por SPAK e risolli në Prokurorinë e Tiranës duke veçuar materialet në ngarkim të një mjeku onklog të dyshuar për “korrupsion pasiv”.

 

Etiketa: Alketa PereBrikena QirjaziEmiljano LelaFlorian MarkuHalil GashiPacientet me tumorProkuroria e Rrethit TiranëQSUT
Tjetri
nayan ai robot technology 9531474

Kujdes nga qeverisja me IA

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.