AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-polici i akuzuar për dekonspirim te trafikantët e drogës dërgohet në gjyq

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-oficerit të strukturës së Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili në cilësinë e grupit të hetimit ndaj anëtarëve të një grupi të trafikut të drogës në vitin 2019, u shiti atyre informacione sekrete lidhur me përgjimet e vëzhgimet që po kryheshin, kundrejt përfitimeve monetare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 7 maj përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-oficerit të sektorit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili ndërkohë që ishte i ngarkuar për të vëzhguar anëtarët e një grupi kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës, u serviri atyre informacione sekrete të hetimit që po kryhej.

Haxhiaj është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej nëntorit të vitit 2025, për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas SPAK, hetimet e përbashkëta me drejtësinë italiane dhe zviceriane kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Anëtarët e këtij grupi operonin në territorin shqiptar dhe italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore.

Në vitin 2019, kur ka filluar hetimi ndaj këtij grupi kriminal, i pandehuri Igli Haxhiaj ka qenë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ka qenë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të të dyshuarve për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë që ka qenë duke vëzhguar të dyshuarit, Haxhiaj akuzohet se i ka bërë me dije njërit prej tyre se ka qenë objekt hetimesh dhe që po përgjoheshin. “I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes platformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryheshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro”, citohet në njoftim.

Si pasojë e rrjedhjes së informacioneve nga Haxhiaj, janë arratisur tre prej personave të dyshuar për trafik narkotikësh.

Implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete të krimit të organizuar është një problem shqetësues, i cili ka dalë në sipërfaqe gjatë hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit SKY ECC. Në më shumë se një rast, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur publikisht alarmin e korruptimit të zyrtarëve të policisë nga eksponentë të krimit të organizuar.

 

Etiketa: Igli HaxhiajProkuroria e PosaçmeSky ECC
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi shpallet fajtore për ndikim të paligjshëm

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.