AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të prokurorive Sarandë dhe Lushnjë

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i akuzuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm dhe atij të Lushnjës, Çlirim Shahini për ndikim të paligjshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kledian Llaho në KPK pas konfirmimit në detyrë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi të enjten më 7 maj kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe dy biznesmenëve Vasil Bakalli e Pando Papuçi. Ky i fundit ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-prokurori Llaho dhe biznesmeni Vasil Bakalli akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, ish-drejtuesi i Prokurorisë Lushnjë, Çlirim Shahini që në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë avokat dhe biznesmeni Pando Papuçi akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Sipas SPAK, kallëzuesi, shtetasi M.A. është hetuar penalisht nga prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga verifikimet e kryera bazuar në pretendimet e kallëzuesit, prokuroria vlerëson se është dokumentuar fakti penal se prokurori Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin që kishte kryer.

SPAK konstaton se kallëzuesi kishte marrë me qira një hotel në pronësi të vjehrrit të Llahos dhe i kishte njohur atij një detyrim financiar prej 1.8 milionë lekësh. Sipas prokurorisë, Llaho akuzohet se në cilësinë e prokurorit të çështjes penale në ngarkim të shtetasit M.A., i ka kërkuar që ti kthejë vjehrrit shumën 1.8 milionë lekë përmes shtetasit Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës së tij procedurale.

Po ashtu, i pandehuri Pando Papuçi akuzohet se i ka dhënë 25 mijë euro avokatit të tij, Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek një gjyqtare.

Ish-kreu i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se SPAK kishte marrë për bazë kallëzimin e një personi, i cili ishte hetuar prej tij dhe prokurorëve të tjerë për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Po ashtu, i ka cilësuar si të fabrikuara pretendimet e SPAK se ai i kishte kërkuar apo marrë ryshfet me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm te një prokurore tjetër.

 

Etiketa: Çlirim ShahiniGjykata e PosaçmeKledian LlahoPando PapuçiVasil Bakalli
Tjetri
yeezus tour

Kur spektakli kalon vijën e kuqe: Koncerti i Kanye West ngre pikëpyetje të shumta

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.