AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Gaz paçi!

Përpara se Shqipëria të ketë gazifikim, do të duhet të ketë një ekonomi funksionale, me popullsi mjaftueshëm të pasur sa të përballojë kostot e kondicionimit qendror, me shkolla, kopshte e çerdhe të pajisura me kondicionim dhe me industri të konsiderueshme për konsumimin e një sasie gazi aq të madhe sa t’ia vlejë kostoja prej miliarda eurosh që kërkohet për infrastrukturën bazë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 month më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
firmosja e marreveshjes
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes për gazin e lëngshëm natyror. Foto: Facebook.

Viti 2016! Ministri i Energjetikës së asaj kohe, Damian Gjiknuri, shpall planin për “gazifikimin e Shqipërisë”. Sipas një kronike të asaj kohe, [link] Shqipëria ka në plan të ndërtojë pesë linja kryesore të transportimit të gazit, një drejt Maqedonisë, një drejt Malit të Zi, një drejt Korçës e një drejt Gjirokastrës.

Viti 2021! Një marrëveshje bashkëpunimi nënshkruhet, si zakonisht, në prani të Edi Ramës, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kësaj here nën drejtimin e Ballukut dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy. Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave, marrëveshja synon “ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm.” [Link]

Viti 2026! Kompania shqiptare e gazit (po, ne e kemi një të tillë), nënshkruan një “memorandum mirëkuptimi” as më pak dhe as më shumë për “gazifikimin” e Shqipërisë. Një ministër tjetër, Enea Karakaçi, flet, njësoj si Gjiknuri tetë vjet të shkuara, për vizion të jashtëzakonshëm. Jepet edhe një vlerë që të shqyen sysh: 6 miliardë dollarë. [Link]

Ka shumë gjasa që, pas tetë vjetësh, një ministër tjetër ose një nga këto të shkuarit, të nënshkruajë një memorandum tjetër mirëkuptimi “për gazifikimin”. Të ardhmen nuk e parashikojmë dot, por të shkuarën mund ta njohim duke gërmuar në arkiva.

Në vitin 2012, Sali Berisha, në atë kohë, kryeministër, premtonte “gazifikimin” si qëllim madhor i mandatit të tij katëvjeçar që nuk erdhi. [Link]

Ndërsa në vitin 2013, zv/kryeministri socialist Niko Peleshi deklaroi se ka diskutuar në Izrael “gazifikimin”. [Link]

Në vitin 2022, Edi Rama flet për “hapa konkretë” në gazifikimin e vendit, kësaj here me ndihmën e Azerbajxhanit. [Link]

Siç shikohet, idetë nuk kanë munguar në të shkuarën se nga e si mund të bëhet “gazifikimi” i Shqipërisë. Dallimi kësaj here është pompoziteti. Shifra fantastike e 6 miliardëve të deklaruara si vlerë e marrëveshjes me një kompani greke dhe një tjetër, amerikane.

Gazi është një lëndë fosile që merr flakë dhe jep energji. Siç sugjeron emri që mbart, në natyrë gjendet në gjendje “të gaztë”. Problemi është se, nga vendi ku gazi gjendet në natyrë, te vendi ku gazi mund të kërkohet për përdorim nga konsumatori, ka një distancë hapsinore. Gazi thuhet se gjendet me bollëk në natyrë dhe, nëse nuk ka infrastrukturë për t’u transportuar te konsumatori, digjet kot. Problemi pra nuk është te burimi i gazit, i cili, sipas lajmeve të mësipërme të prodhuara nga qeveritë, mund të vijë nga Azerbajxhani, Izraeli, Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera, por tek “infrastruktura”.

Për shembull, lajmet e fundit nga Shtetet e Bashkuara flasin për “gas glut”. [Link] Gazi gjendet me shumicë, por nuk ke ku ta çosh.

Aktualisht ka dy mënyra se si mund të transportohet gazi: Mënyra e parë është transportimi në gjendje të gaztë, siç e bën gazsjellësi TransAdriatik. Gazi futet në tub në vendin e prodhimit dhe transportohet me tubacione deri te konsumatori. Mënyra e dytë është kalimi i gazit në temperaturat ultra të ulëta, minus 162 gradë celius, pas të cilës, gazi natyror zvogëlohet në volum me 600 herë, pas të cilës mund të futet në anije dhe të dërgohet te konsumatori.

Të dyja mënyrat, transporti me tubacion dhe ai me transformim në gjendje të lëngët, kërkojnë investime madhore në infrastrukturë. Pasi gazi të lëngëzohet dhe të futet në anije, ai ka nevojë për një vend ku të “degazifikohet”, dhe pastaj për tubacione për ta transportuar deri te konsumatori final, qoftë industri, qoftë familje. Një impiant degazifikimi kushton qindramilionë euro ndërsa shtrirja e tubacionit nëpër qytete është sipërmarrje madhore. Por mbi të gjitha, për shkak të kostove të mëdha që kërkohet nga investimi fillestar, furnizimi me gaz është projekt shumëvjeçar, në të cilën, palët zakonisht angazhohen në kontrata pay or take it ose, merre ose paguaje. Me pak fjalë, konsumatori bie dakord me furnitorin që ta paguajë gazin, pavarësisht nëse ka mundësi ta konsumojë apo jo.

Mes të dy opsioneve, Shqipëria afërmendësh mund të kërkojë zgjidhen e gatshme. Furnizimin nga gazjellësi TransAdriatik, i cili është i disponueshëm. Shqipëria madje gëzon të drejtat e kalimit, ku përfshihet e drejta për të blerë transportimin e një sasie të caktuar gazi me çmim preferencial, e drejtë që deri më sot nuk është shfrytëzuar, jo se nuk ekziston gazi, por sepse nuk ka konsum.

Zgjidhja që disa vende kanë gjetur për të garantuar konsum të vazhdueshëm gazi ka qenë ndërtimi i termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Në një skenar të tillë, të duhet të ndërtosh një termocentral me minimalisht kapacitet 600 apo 800 MW, për të garantuar konsumin e rreth 1 miliardë metër kub gaz natyror në vit, që është minimumi në këtë fushë. Shqipëria ende nuk ka arritur të vërë në punë një termocentral me madhësi 100 MW të ndërtuar tashmë e pesëmbëdhjetë vite më parë dhe nuk ka në plan të ndërtojë ndonjë tjetër. Rrjedhimisht për të gazifikuar vendin, do të duhet të shohim te konsumatorë të tjerë potencialë. Fabrikat e çimentos janë kandidatë potencialë, por ngjan se janë të pamjaftueshëm.

Për konsumatorin e gjerë, pra familjarin që përdor gaz në vend të energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim, kjo ka gjasa që është shpresë e kotë. Shqiptari është një qytetar i varfër. Ai zakonisht gjatë dimrit ngroh vetëm një dhomë dhe mbulohet me batanije. Gjatë verës shikon me siklet faturën e energjisë elektrike të rritur për shkak të kondicionimit. Dhe ndërsa popullsia plaket, (tashmë ka qytete të tëra ku një pjesë thelbësore e popullsisë banuese është pensioniste), vështirë se mund të gjesh konsumatorë mjaftueshëm të pasur sa për të justifikuar kostot e jashtëzakonshme që kërkohen për të shtrirë tuba gazi në çdo shtëpi.

E për rrjedhojë, megjithëse gazi nëpër botë nuk mungon, Shqipëria është një vend i prapambetur, pa industri e me konsumatorë të varfër, gjë që i bën lajmet me gazifikim të përsëriten një herë në disa vjet, me aktorë që me raste ndryshojnë e me raste jo, dhe që bëjnë deklarata bombastike.

Etiketa: Belinda BallukuDamian GjiknuriEdi RamaEnea KarakaçienergjiGazifikimi i ShqipërisëSali Berisha
Tjetri
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri

Kompensimi i dëmeve nga përmbytjet në Durrës futet në kalendat greke

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.