AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Koncerti i Kanye West në Pragë ndez debat për lirinë e shprehjes

Çekia pro-Izrael mund t’i ofrojë reperit amerikan dhe “antisemitit të reformuar” Kanye West një terren çuditërisht të favorshëm për t’u rikthyer në skenën evropiane këtë verë.

Jules EisenchteterngaJules Eisenchteter
1 month më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
kanye west
Kanye West. Foto: rodrigoferrari, CC BY-SA 2.0, via Wikimedia Commons

“Për sa kohë që ka leje, nuk ka mëkate”, këndonin reperët amerikanë Kanye West dhe Jay-Z në hitin e tyre të vitit 2012 No Church in the Wild.

I shoqëruar me skena nate trazirash dhe rebelimi, videoklipi me frymë nihiliste eksploron kërkimin e një sistemi personal besimi në një botë relativiste dhe kaotike jashtë fesë së organizuar.

Zgjedhja e qendrës së Pragës dhe e Çekisë ateiste për xhirimin e atij videoklipi mund të ketë qenë e qëllimshme ose thjesht rastësi. Megjithatë, 15 vjet më vonë, fakti që reperi dhe producenti amerikan Kanye West – tani i njohur si Ye – mund të rikthehet në skenën evropiane me një koncert të planifikuar veror në Pragë, po ngre pyetje mbi mënyrën se si çekët e konceptojnë lirinë e shprehjes dhe mbi atë se cilat shtresa të historisë së vendit vazhdojnë të formësojnë mendësinë publike.

Ye do të thotë “jo”

screenshot 24
Pamje nga videoklipi i “No Church in the Wild” i xhiruar në Pragë, Çeki.

Një fitues 24 herë i çmimit Grammy, i vlerësuar nga disa si një vizionar muzikor dhe i përçmuar nga të tjerë si një megaloman vetëlavdërues, 48-vjeçari Kanye West ka përjetuar një rënie të ndjeshme fame në vitet e fundit, kryesisht si pasojë e deklaratave të përsëritura antisemitike dhe me adhurim për nazizmin.

Kontroversat e mëparshme përfshijnë deklarata të drejtpërdrejta të West-it ku e ka përshkruar veten si “antisemit”, “nazist” dhe “racist”; ka sugjeruar se “Hitleri ka pasur gjëra të mira”; ka premtuar se do të shkonte “death con 3 ndaj hebrenjve”; si dhe ka shitur bluza me kryq svastika dhe ka publikuar një këngë të titulluar “Heil Hitler”.

Një ndjesë publike në vitin 2023 u hodh shpejt poshtë, duke u zëvendësuar me përsëritjen e komenteve antisemitike. “Nuk do të kërkoj kurrë falje për komentet e mia për hebrenjtë”, deklaroi ai në shkurt 2025.

Por ndërsa sponsorët u tërhoqën dhe vendet e koncerteve filluan të anulojnë shfaqjet e tij, West kërkoi sërish ndjesë në janar përmes një reklame në faqen e plotë të Wall Street Journal, ku ai ia atribuoi shpërthimet e tij çrregullimit bipolar, i cili e kishte bërë të “humbte kontaktin me realitetin” gjatë një episodi maniak dhe paranojak që zgjati me muaj. “Unë nuk jam nazist apo antisemit. I dua hebrenjtë”, shkroi ai.

“E di që duhet kohë për të kuptuar sinqeritetin e angazhimit tim për të korrigjuar gabimet,” shkroi ai në Twitter në prill pas ndjesës së tij. “Marr përgjegjësi të plotë për atë që është e imja, por nuk dua t’i vendos fansat e mi në mes të kësaj. Fansat e mi janë gjithçka për mua.”

Por historia e tij me kthesa të vazhdueshme dhe ndjesa të perceptuara si jo të sinqerta ka bërë që shumë njerëz të mos binden. Për shumë qeveri dhe organizatorë në Evropë, West vazhdon të shihet si një figurë tepër përçarëse dhe toksike.

Vitin e kaluar, një koncert i planifikuar në Sllovaki në festivalin Rubicon u anulua, ndërsa bisedimet paraprake për zhvendosjen e tij në Pragë nuk u materializuan. I planifikuar për të performuar në festivalin Wireless në Mbretërinë e Bashkuar këtë verë, West-it iu refuzua hyrja në vend, duke çuar në anulimin e plotë të festivalit. Koncerte të tjera në Bazel të Zvicrës dhe Marsejë të Francës, për momentin, janë pezulluar pa afat.

Koncerti i planifikuar i West-it në qershor në Poloni hasi gjithashtu kundërshtime të forta publike dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nuk ngurruan të reagojnë.

“Në një vend të shënjuar nga Holokausti, nuk mund të pretendojmë se ky është thjesht argëtim”, komentoi ministrja polake e Kulturës Marta Cienkowska. “Liria e shprehjes artistike nuk do të thotë pranim i gjithçkaje. Kultura nuk mund të jetë hapësirë për ata që e keqpërdorin atë për të përhapur urrejtje.”

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski u citua gjithashtu të thoshte se “fashistët e kanë vendin në burg” dhe se Polonia, në çdo rast, do t’i refuzonte hyrjen reperit.

lcvch19 alb2
Pamje e pistës së garave Chuchle Arena në Pragë, Çeki. Foto: Faqja zyrtare e Chuchle Arena.

Programi zyrtar i West-it ende përfshin disa koncerte në Evropë si pjesë e turneut të tij botëror. Një kompani shtetërore gjeorgjiane njoftoi se reperi do të performojë në Tbilisi më 12 qershor. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi në Facebook se një koncert i West-it do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Dhe një pistë garash në Pragë tha se do të jetë vendi i një koncerti më vonë gjatë atij muaji.

“Po, ne kemi një kontratë dhe një datë: do të jetë më 25 korrik,” konfirmoi Zuzana Rambova, drejtoresha e Chuchle Arena, një pistë garash në distriktin e 5-të të Pragës.

Sipas Rambova-s, vendi ka nënshkruar tashmë një kontratë me HUGO Productions – një kompani në pronësi të biznesmenit sllovak Hugo Varga, i cili qëndronte pas “eksperimentit” të dështuar të Rubicon-it vitin e kaluar – dhe po zhvillohen negociata për të organizuar një koncert të Kanye West në fund të korrikut në ambientet e pistës së garave, një pronë private me kapacitet rreth 50,000 persona.

“Nuk jemi ne ata që duhet të vlerësojmë nëse artisti performon apo jo,” argumentoi Rambova. “Sigurisht që nuk jemi në epokën e socializmit, ku disi i persekutojmë artistët,” duke shtuar se janë fansat ata që “do të blejnë ose jo biletën” që do të vendosin.

Në një deklaratë për mediumin investigativ lokal Page Not Found, Varga gjithashtu këmbënguli se West nuk është ekstremist, por një artist që ka probleme psikologjike dhe se, pavarësisht gabimeve të tij të së kaluarës, duhet të lejohet të performojë për fansat e tij.

Megjithatë, pavarësisht konfirmimit nga Rambova, ka shenja se jo gjithçka është finalizuar. Koncerti i Pragës nuk figuron në programin e turneut të West-it, as në faqen e Chuchle Arena-s dhe as në platformat e shitjes së biletave.

Dhe ashtu si vitin e kaluar, zyrtarët e qytetit të Pragës nuk janë të kënaqur me idenë. “Praga nuk ka vend për një koncert të Kanye West: pikë,” tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pragës Jaromir Beranek. “Nuk duhet të lejojmë që kultura të shfrytëzohet për të promovuar ideologji të urrejtjes.”

Disa këshilltarë bashkiakë të Pragës gjithashtu kanë këmbëngulur se një koncert i tillë nuk do të merrte kurrë miratim në ndonjë pronë që i përket qytetit.

Vetë zgjedhja e vendit – një pistë garash e pazakontë për evente muzikore, që as nuk i liston koncertet si opsion qiraje – mund të duket e çuditshme, madje e dëshpëruar. “Sipas mendimit tonë, ky event tejkalon plotësisht mundësitë logjistike dhe kapacitetin e vendit,” vuri në dukje Jan Kren, kryetari i distriktit ku ndodhet arena.

Rambova pranoi gjithashtu se organizimi i koncertit do të kërkonte zhvendosjen me shpenzime të vetë arenës të kuajve të stacionuar aty, duke ngritur dyshime mbi leverdinë ekonomike të projektit. Në fund të fundit, reperi kishte qenë i parashikuar të paguhej rreth 7 milionë dollarë për koncertin e anuluar në Sllovaki vitin e kaluar, sipas Page Not Found.

Liria për të bërë rep

president donald trump and kanye west 2018 10 11 (cropped 2)
Kanye West (me kapele të kuqe) me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale në vitin 2018. Foto: Wikipedia.

Mundësia e një koncerti të Kanye West në Pragë po përplas dy vizione të ndryshme mbi faktin se sa larg duhet të shkojë liria artistike dhe nëse liria e shprehjes duhet të kufizohet kur përfshin gjuhë urrejtjeje dhe përhapje të ideologjive të urrejtjes.

“Na dukej se, sidomos si një shtet me përvojë me pushtimin nazist, duhet të bashkohemi dhe të themi se Praga thjesht nuk është vend për të lavdëruar Hitlerin,” argumentoi aktivistja Johana Nejedlova, bashkautore e një peticioni të suksesshëm vitin e kaluar për të ndaluar koncertin e West-it në kryeqytetin çek.

Javën e kaluar, Federata Çeke e Komuniteteve Hebraike publikoi një deklaratë ku e cilësoi si “të papranueshme që në një vend që ka përjetuar Holokaustin dhe ende është shtëpi e të mbijetuarve të terrorit nazist, një person që ka përhapur publikisht dhe në mënyrë të përsëritur simpati për nazizmin dhe urrejtje jo vetëm ndaj hebrenjve” të lejohet të performojë.

Ndërkohë, një peticion tjetër – i cili mblodhi vetëm disa qindra nënshkrime – kundër censurimit të Kanye West për deklaratat e tij të mëparshme pretendonte se “ky nuk është vetëm një koncert. Është një sinjal se sa e hapur është Praga ndaj kulturës moderne.”

Ende ekziston mundësia që koncerti i planifikuar i West-it këtë verë në Pragë të ketë të njëjtin fat si ai i vitit të kaluar, ndonëse organizatorët dhe promovuesit po shohin një klimë politike pak më të favorshme se më parë.

Në detyrë që nga dhjetori, qeveria e re çeke e udhëhequr nga kryeministri Andrej Babis ka kritikuar vazhdimisht atë që e quan “totalitarizëm të ri”, i cili sipas saj minon lirinë e shprehjes dhe nxit vetëcensurën nën pretekstin e luftës kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Ndërsa kundërshtarët e koncertit të Kanye West i referohen shpesh të kaluarës naziste të vendit dhe historisë së Holokaustit, mbështetësit e tij i drejtohen përvojës së censurës në periudhën komuniste dhe në Çekosllovakinë e epokës së “normalizimit”, duke e krahasuar çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes me tejkalim të tipareve totalitare.

“Le të mbrojë secili mendimin e vet. Unë nuk do të vendos kush ka të drejtë dhe kush jo; kjo shpesh ndryshon në varësi të zhvillimeve të situatës,” përmblodhi ministri i Drejtësisë Jeronym Tejc, i cili ka premtuar të çojë përpara reforma penale për të kufizuar ndjekjet penale për gjuhë urrejtjeje.

Këshilli Këshillimor i kryeministrit Andrej Babis tashmë përfshin një të ashtuquajtur këshilltar për lirinë e shprehjes, një post që duket se është krijuar nga hiçi dhe që aktualisht mbahet nga Natalie Vachatova, ish-politikane lokale e së djathtës ekstreme dhe ish-analiste në Society for the Defence of Freedom of Expression, një think tank që promovon një “kundër-revolucion konservator”.

Sipas disa komentatorëve, me qeverinë e re që “ka hequr dorë plotësisht nga lufta kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes”, antisemitizmi i West-it – i reformuar apo jo – mund të shihet si më pak problematik për lidershipin aktual sesa çdo shenjë censurimi apo “kulture anulimi”.

“Askush nuk duhet të ketë frikë të shprehë qëndrimin e tij” dhe “liria e shprehjes është e pacenueshme”, thuhet në deklaratën programore të qeverisë.

Ndërkohë, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë (SPD) dhe kryetar i parlamentit Tomio Okamura gëzon imunitet nga ndjekja penale për një fushatë billboardesh të konsideruar gjerësisht raciste dhe ksenofobe. Ai ka pretenduar vazhdimisht se po ndiqet penalisht vetëm për shkak të shprehjes së mendimit të tij.

Në të njëjtën kohë, presidenti nderi i partisë Motoristët, një koalicion ultra-konservator dhe “anti-woke”, Filip Turek, shpesh përmendet në media për deklarata me tone që admirojnë nazizmin dhe retorikë dehumanizuese me pak pasoja politike – megjithëse polemikat ëbn që presidenti Petr Pavel të bllokonte aspiratat e tij për t’u bërë ministër.

Në një kohë kur po shtohen sulmet ndaj OJQ-ve kritike dhe mediave, “absolutizmi i lirisë së fjalës” i qeverisë është kritikuar nga kundërshtarët si i pasinqertë, hipokrit dhe i vetëdëshiruar.

“Sot, ato parti që prej kohësh kanë punuar me motivin e lirisë së shprehjes janë në pushtet,” vuri në dukje akademiku Ales Michal. “Për SPD-në, kjo është pjesë e një strategjie afatgjatë; për ANO-n është një shtesë retorike për t’u diferencuar nga kundërshtarët politikë; ndërsa për Motoristët është e dobishme si luftë kundër së majtës.”

Etiketa: Kanye West
Tjetri
keshilli i mandateve 11 maj

PS dhe PD bien dakord për ndryshimin me konsensus të Rregullores së Kuvendit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.