AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e “Visit të Pojës” dhe 23 anëtarëve të organizatës së tij

SPAK përfundoi hetimin dhe dërgoi për gjykim 24 anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut, duke e cilësuar atë si një nga grupet më të rrezikshme dhe të mëdha të vendit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penle në ngarkim të 24 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës me bazë në Durrës, mes të cilëve dhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”.

Doçi, një prej drejtuesve të organizatës, i cili e ka marrë nofkën për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin, i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit të zhvilluar një vit më parë. Gjatë një konference për shtyp më datë 21 maj 2025, ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e cilësoi këtë organizatë të trafikut të drogës, si një ndër më kryesoret e më të rrezikshmet në vend.

Tre të pandehurit Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, akuzohen për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Për trafik narkotikësh në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal akuzohen edhe të pandehurit Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi dhe Juxhin Drazhi. Ndërsa shtatë të pandehurit Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi akuzohen për pastrim parash, si dhe pjesë e organizatës kriminale.

Ndryshe nga grupi i strukturuar kriminal që kërkon bashkëpunimin e të paktën tre personave disa here në kryerjen e veprave penale, aktiviteti organizatës kriminale është më e gjerë dhe përcaktohet si një veprimtari e kundërligjshme e llojit mafioz.

Hetimi është filluar në vitin 2019 nga një skuadër e përbashkët hetimore me Prokurorinë Antimafia në Bari të Italisë. Nga hetimet janë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës. Për të realizuar këtë hetim, janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.

Të ardhurat e përfituara nga trafiku dhe shitja e narkotikëve transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo, me qëllim për të vështirësuar gjumimin e tyre, si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave. SPAK ka bërë me dije më parë se janë dokumentuar me pamje filimike 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Sipas SPAK, gjatë hetimit pasuror ndaj anëtarëve të kësaj organizate kriminale dhe personave të lidhur me ata, janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 12 milionë euro. Konkretisht, janë sekuestruar tetë njësi në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., me sipërfaqe ndërtimore totale prej 2795 m2. Po ashtu, është sekuestruar dhe një truall me sipërfaqe 300 m2 në plazhin e Durrësit.

Gjykata ka vendosur sekuestro për gjashtë pasuri të zotëruara në bashkëpronësi nga Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe nga bashkëshortja e tij. Po ashtu, janë sekuestruar dhe prona të tjera në emër të personave të lidhur me Doçin e të pandehurit e tjerë.

 

Etiketa: Altin MorinaArtan SulejmaniElvis DoçiEmri HysenajGenti NderjakuHasan NderjakuIndrit TafiliNexhmedin DanajOlgert ShqeviOrges MollaSPAKSueld EleziXhevdet Troplini
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Dënohen dy të pandehur për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.