AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Irani po shfrytëzon avantazhin e tij strategjik

Presioni ushtarak dhe ekonomik zakonisht ka kosto si për palën që e ushtron, ashtu edhe për objektivin. Por duke kërcënuar me vendosjen e tarifave për kabllot nënujore në Ngushticën e Hormuzit, Irani mund të ketë gjetur një mënyrë për t’i shkaktuar kosto të larta qeverisë amerikane dhe sektorit privat, ndërsa njëkohësisht siguron të ardhura për veten - të paktën në planin afatshkurtër.

Carla NorrlöfngaCarla Norrlöf
3 weeks më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
strait hormuz credit mc2 indra beaufort public domain wikimedia commons.jpg
Një anije në Ngushticën e Hormuzit. Foto: Wikimedia Commons.

Shtetet e Bashkuara kanë një fuqi të pashembullt për të kryer sulme ushtarake në çdo cep të botës, për të vendosur tarifa dhe sanksione me pasoja të rënda, si dhe për të ushtruar ndëshkim përtej kufijve të tyre në bashkëpunim me aleatët. Pak shtete kanë disponuar kaq shumë instrumente detyrimi, dhe akoma më pak kanë arritur të sigurojnë kaq shumë ndikim përmes kompanive private, qeverive të huaja dhe rrjeteve të shkëmbimeve globale.

Por këto mjete kushtojnë shtrenjtë për t’u mbajtur funksionale, sepse varen nga ruajtja e rendit që vetë shfrytëzojnë. Përdorimi i forcës konsumon jetë njerëzish, para dhe legjitimitet politik. Tarifat dhe sanksionet financiare i shtyjnë vendet të krijojnë sisteme alternative tregtare dhe pagesash. Aleancat që shumëfishojnë presionin amerikan mund të sjellin gjithashtu përplasje mbi ndarjen e kostove. Askush nuk vë në dyshim se SHBA-ja është në gjendje ta shtrëngojë më tej presionin ndaj Iranit. Pyetja është nëse përdorimi i avantazheve të saj strategjike për këtë qëllim ia vlen, duke rrezikuar të dobësojë vetë rendin që i jep fuqisë amerikane shtrirjen globale.

Irani, nga ana tjetër, ka pak asete ushtarake dhe ekonomike dhe pak aleatë. Por gjeografia i jep atij diçka që forma amerikane e pushtetit rrallë e zotëron: një mënyrë për të imponuar kosto ndërkohë që mbledh renta. Garda Revolucionare Islamike ka kërkuar tashmë të tarifojë anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e kthyer kalimin aty në burim të ardhurash dhe tani zyrtarë iranianë dhe media të lidhura me shtetin kanë hedhur idenë e vendosjes së tarifave edhe mbi kabllot nënujore që kalojnë nën të njëjtën hapësirë ujore.

Irani jo vetëm që kërcënon të ndërpresë rrjedhën globale të të dhënave, por po teston edhe një dobësi të madhe të sektorit privat. Në fund të fundit, gjigantët amerikanë të teknologjisë – Amazon, Google, Meta dhe Microsoft – janë thellësisht të ndërthurur me shtetin amerikan, ndërsa platformat e tyre cloud dhe qendrat e të dhënave varen nga lidhjet nënujore. Irani po e trajton gjeografinë jo thjesht si një pikë strategjike bllokimi, por si një aset që prodhon të ardhura, duke e zgjeruar logjikën e Hormuzit nga cisternat e naftës drejt sektorëve të tjerë. Kompanitë e transportit detar, siguruesit dhe strategët ushtarakë kanë qenë prej kohësh të ekspozuar ndaj rrezikut të ngushticës; tani Irani synon të ushtrojë presion të ngjashëm mbi pronarët e kabllove, ofruesit e cloud-it dhe platformat teknologjike..

Logjika gjeostrategjike është e qartë për këdo që sheh hartën e kabllove nënujore. Kabllot pranë Iranit – përfshirë sistemet FALCON, Gulf Bridge Internationl /Lindja e Mesme-Afrika e Veriut, Kuvajt-Iran dhe Emiratet e Bashkuara Arabe-Iran – kalojnë përmes Gjirit dhe pranë Ngushticës së Hormuzit, duke e vendosur infrastrukturën digjitale në të njëjtën zonë të kontestuar ku lëvizin cisternat e naftës dhe patrullat detare.

Gjeografia ka rëndësi sepse kabllot nuk tatohen aty ku konsumohen të dhënat, por aty ku infrastruktura që i transporton ato mund të kërcënohet. Kompanitë më të ekspozuara mund të jenë amerikane, por dobësia nuk ndodhet në Silicon Valley apo në Siatëll. Ajo përqendrohet në pikat e zbarkimit të kabllove, brenda ujërave territoriale dhe në korridoret e ngushta detare ku shtetet mund ta kthejnë lejen e kalimit në mjet presioni. Propozimi i Iranit e shfrytëzon pikërisht këtë mospërputhje mes fitimeve globale të ekonomisë digjitale dhe pikave të saj më të dobëta, të cilat mbeten lokale.

Kjo formë pushteti rentier ndryshon nga modeli i shekullit XX, i cili mbështetej te pronësia mbi naftën, mineralet, tokën, portet dhe infrastrukturën financiare. Irani e ka kuptuar se nuk ka nevojë të kontrollojë rrjedhën e një malli strategjik për të fituar avantazh; mjafton të jetë në gjendje ta kërcënojë atë rrjedhë në një pikë të vetme.

Kabllot nënujore nxjerrin në pah realitetin e fortë fizik mbi të cilin mbështetet jeta digjitale. Rrjetet nënujore nuk janë “tuba të padukshëm”. “Reja” digjitale nuk i ngjan aspak një reje të vërtetë. Ato janë infrastrukturë klasike, e shtrirë në hapësira ku ndërthuren politika dhe pushteti. Cloud-i ka një fund deti dhe rrjedha e të dhënave varet nga stacione specifike zbarkimi, anije riparimi, licenca, pronarë korporativë dhe garanci sigurie. Pikërisht kjo varësi fizike i bën kabllot objektiva tërheqëse në konfliktet moderne. Edhe dëmtimet e përkohshme mund të sjellin pasoja serioze ekonomike, ushtarake dhe financiare.

Hormuzi nuk është më thjesht i hapur ose i mbyllur. Disa anije kanë kaluar, por vetëm pasi kanë hyrë në marrëveshje të ndryshme me Iranin. Kalimi po trajtohet jo si një e drejtë e garantuar, por si një privilegj i kushtëzuar. Kabllot nënujore janë testi i radhës për të parë deri ku mund ta zgjerojë Irani këtë logjikë rentiere. Kjo strategji nuk kërkon që Irani ta mposhtë SHBA-në apo të ndërpresë rrjedhën globale të energjisë dhe të të dhënave. Që të ketë sukses, Iranit i mjafton të krijojë aq pasiguri rreth këtyre rrjedhave, saqë parashikueshmëria të marrë një çmim.

Administrata Trump ka të ngjarë të përpiqet t’ia vështirësojë Iranit mbledhjen e këtyre “tarifave”, duke kundërshtuar pretendimet për pagesa para se ato të marrin legjitimitet, duke bashkëpunuar me kompanitë e sigurimeve dhe shtetet e Gjirit përpara se paniku të nxisë rritjen e çmimeve, si dhe duke siguruar që riparimet të mos mbahen peng. Me kalimin e kohës, SHBA-ja mund të rrisë qëndrueshmërinë e rrjetit duke zgjeruar rrugët e kabllove, pikat e zbarkimit dhe kapacitetet e riparimit, duke ulur varësinë nga një korridor i vetëm pranë shteteve armiqësore. Synimi nuk është vetëm mbajtja e Hormuzit të hapur, por edhe ta bëjë pasigurinë më pak fitimprurëse.

Propozimi për tarifimin e kabllove mund të mos shndërrohet kurrë në politikë të zbatueshme. Por ai zbulon një ambicie që i shkojnë për shtat rrethanave të Iranit. Presioni ushtarak dhe ekonomik zakonisht ka kosto si për objektivin, ashtu edhe për vetë aktorin që e ushtron atë. Irani po kërkon një mënyrë që jo vetëm t’i shkaktojë kosto kundërshtarit, por edhe të gjenerojë të ardhura për vete. I paaftë të rivalizojë shtrirjen ushtarake dhe financiare të Amerikës, Irani mund të përdorë ende gjeografinë për ta detyruar botën të paguajë për të shmangur një luftë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Iran Is Pressing Its Strategic Advantage

Etiketa: Donald TrumpIraniNgushtica e HormuzitSHBAtarifa
Tjetri
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.