AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre ish-punonjës policie dërgohen për gjykim për përfshirje në krimin e organizuar

Sipas SPAK, tre ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, Ervis Alisinanaj, Erdit Hazizaj dhe Shkëlzen Ruska, janë vendosur në shërbim të grupeve kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK, njoftoi të premten më 29 maj, përfundimin e hetimeve për tre ish-punonjës policie të lidhur me grupe të strukturuara kriminale, me veprimtari kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja ndaj tre efektivëve të Policisë së Shtetit është dërguar për gjykim. Erdit Hazizaj, ish-specialist në sektorin e Hetimit në Mbulim pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim i detyrës”. I pandehuri Shkëlzen Ruska, ish-specialist pranë Policisë Vendore Gjirokastër akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ish-shefi i krimeve në Sarandë, Ervis Alisinanaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se gjatë viteve 2019-2021, në zonën e Sarandës ka vepruar një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Në njoftim bëhet me dije se është bërë e mundur të dokumentohet trafikimi në mars 2020 përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4 kg hashash të përpunuar në llojin e quajtur “çokollatë” dhe afro 1 kg vaj kanabisi, me vlerë totale rreth 1.7 milionë euro. Kjo sasi lënde narkotike u është sekuestruar dy shtetasve italianë, të dënuar në Greqi.

Kur anëtarë të grupit arrestoheshin, bashkëpunëtorët e tyre siguronin ndihmën ekonomike dhe mbrojtjen ligjore për t’u përballur me proceset gjyqësore. Për të arritur qëllimet e tyre, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kishin krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore me punonjës të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur vijimësinë e aktivitetit kriminal.

Sipas SPAK, i pandehuri Erdit Hazizaj, i cili në atë kohë mbante detyrën e specialistit në sektorin e Hetimit në Mbulim pranë Forcës së Posaçme Operacionale, ndihmonte drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për zhvillimin e aktivitetit të kundërligjshëm.

Ndërkohë, efektivi tjetër, Shkëlzen Ruska ishte rekrutuar nga një grup që ishte përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në zonën Tepelenë-Gjirokastër gjatë viteve 2019-2021. Drejtuesi i këtij grupi rezulton të kishte krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore edhe me Ruskën, i cili dyshohet se ka dhënë ndihmë duke ofruar informacione dhe garanci për aktivitetin e kundërligjshëm.

“Nga tërësia e provave të administruara rezulton se të pandehurit, Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, në vazhdimësi, gjatë vitit 2020, në kundërshtim me detyrimet ligjore dhe funksionale, si punonjës të Policisë së Shtetit, kanë kryer veprime dhe mosveprime që kanë cenuar rëndë funksionimin e rregullt të strukturave policore, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve apo veprime të tjera të kundërligjshme”, vlerëson SPAK dhe shton se këto veprime kanë sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit, si dhe kanë cenuar besueshmërinë e Policisë së Shtetit përpara publikut.

Gjatë viteve të fundit disa oficerë të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar apo dënuar për përfshirje në rrjetet e krimit të organizuar. Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më e qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonat e koduar SKY ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

Etiketa: Cannabis SativaDrejtoria e Forcës së Posaçme OperacionaleErdit HazizajErvis AlisinanajGjirokasterGreqiGrup i strukturuar kriminalish-punonjës policieKrim i Organizuarkultivim narkotikëshPolicia e ShtetitPolicia Vendore GjirokastërProkuroria e PosaçmeQafë BotëSarandëShkëlzen RuskaShpërdorim detyreShqipëriSky ECCSPAKTepelenëtrafikim droge
Tjetri
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Replikat e Ramës me RSF fshehin problemet e medias

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.