AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera e Zvërnecit, Kryeministri fshihet pas teorive konspirative

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të hënën kritikave dhe protestave kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros në Zvërnec, duke akuzuar kundërshtarët e investimit për përhapje teorish konspirative, dezinformim dhe shpifje, ndërsa pranoi se rrethimi i zonës është bërë pa pasur ende një projekt të miratuar dhe pa studim mjedisor.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 weeks më parë
në Lajme, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
rama zverneci
Edi Rama duke folur për Zvërnecin

Edi Rama e lidhi fatin e këtij investimi turistik me fatin e detyrës së tij si kryeministër duke e mbrojtur si ‘vizion’ për të cilin ishte votuar, ndërsa  protestat dhe kundërshtitë ndaj projektit I lidhi me ‘mediat greke’ dhe teori konspirative për shitje tek izraelitët.

Rama sugjeroi se pas kundërshtimit ndaj projektit qëndronin interesa politike dhe ekonomike. Ai foli për “forca të brendshme” që kërkojnë “kthimin në komunizëm” ose nxisin “urrejtjen ndaj shteteve të tjera”, si dhe për “forca të jashtme” që nuk e duan investimin, duke e paraqitur debatin për Zvërnecin si pjesë të një përplasjeje më të gjerë kundër zhvillimit të projektit.

“Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon?”- tha ndër të tjera Rama, referuar qëndrimeve të shtetit fqinj pasi një protestues i dhunuar nga rojet private të tokës së rrethuar kishte edhe shtetësinë greke.

Duke folur me ton revoltues Rama artikuloi gjithashtu teoritë konspirative për shitje të Zvërnecit tek investitorë izraelitë duke sulmuar për krijimin e këtyre teorive grupe myslimane ndërsa e mbrojti ndërhyrjen në zonë me logon e kompanisë investuese.

“…Jo nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes muslimanë, por vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje”- tha ai duke iu referuar vetëm njërës nga kompanitë që është përfshirë në këtë investim dhe që zotërohet nga dy vëllezër miliarderë me bazë në Katar.

Qëndrimet e Ramës vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka konfirmuar nisjen e hetimeve mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe procedurat e ndjekura për projektin turistik të lidhur me kompanitë e investitorit amerikan Jared Kushner.

Hetimi i SPAK pritet të shqyrtojë si procedurat e transferimit të pronësisë së tokave ashtu edhe ligjshmërinë e vendimmarrjeve institucionale që kanë shoqëruar projektin.

Një investigim i BIRN i publikuar të premten e kaluar, gjeti se pas projektit për ndërtimin e rezorteve, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor i dyshimtë individësh dhe kompanish. Aty përfshihen: një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati.

Ndërkohë, toka ku pritet të zhvillohet projekti është prej vitesh objekt konfliktesh gjyqësore të pazgjidhura, si dhe konsiderohet nga ekspertë të mjedisit si një nga zonat me më shumë biodiversitet në vend dhe ruan një sërë pasurish natyrore jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Europës.

Projekti turistik në Zvërnec ka shkaktuar kundërshtime të vazhdueshme nga organizatat mjedisore, aktivistët dhe një pjesë e banorëve të zonës, të cilët argumentojnë se ndërhyrja rrezikon ekosistemin e lagunës së Nartës dhe integritetin e një prej zonave më të rëndësishme të mbrojtura në bregdetin shqiptar.

Kryeministri e mbrojti investimin si një vizion I tij për turizëm elitar dhe si në përputhje me ligjin e Zonave të Mbrojtura, të cilin mazhoranca që ai drejton e amendoi dy vitë më parë për t’I hapur udhën ndërtimeve turistike dhe luksoze në toka që deri dje konsideroheshin të ndaluara për ndërtime masive.

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, kryeministri pranoi se projekti nuk ka ende një projekt arkitektonik të miratuar dhe as një studim mjedisor të përfunduar.

Ai tha se aplikimi i paraqitur në vitin 2024 ishte refuzuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili kishte kërkuar uljen e intensitetit të ndërtimit dhe masa shtesë për mbrojtjen e lagunës.

“Sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ai nuk ekziston”, deklaroi Rama, duke shtuar se investitorët kanë angazhuar studio ndërkombëtare arkitekturore dhe ekspertë mjedisorë për përgatitjen e projektit të ri dhe të studimit të ndikimit në mjedis.

 

Tjetri
protesta

Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.