AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

Në një kohë kur Tirana është përfshirë nga protestat kundër projekteve të përfolura të Jared Kushner në zona të mbrojtura, përhapja e informacioneve të pakonfirmuara po shndërrohet në një strategji për të manipuluar opinionin publik.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 weeks më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA

Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe informacione të pakonfirmuara po përdoren si instrumente për të devijuar debatin publik.

Rasti më i fundit lidhet me një informacion të pakonfirmuar, të publikuar në dy media online dhe të shpërndarë më pas nga deputeti socialist, Ardit Bido, një prej mbrojtësve më të zëshëm të planeve ende pa projekt në zonë, sipas të cilit dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, po tërhiqej nga investimi i tij në Shqipëri.

“Po tani që po del lajmi që Kushner do të tërhiqet nga Sazani e Zvërneci për të investuar miliarda euro në Mykonos, çfarë do thonë ata që thoshin se Greqia nuk ka dorë pas?”, shkroi Bido në Facebook, duke iu referuar pretendimeve të mëhershme të pambështetura në prova se Greqia po nxiste protestat.

Bido ndau në Facebook një link nga një media e panjohur greke, “Greek City Times”, e cila nga ana e saj u referohej pretendimeve të publikuara në rrjetin social X nga gazetari nga Kosova, Fitim Çeku.

Më 7 qershor, Çeku shkroi në X: “ Kompania e Jared Kushner po planifikon të tërhiqet nga investimi në Sazan”, ndërsa shtoi se burimet e gazetës së tij thonë se Greqia kishte ofruar kushte speciale për të investuar në Mikonos.

Çeku është themelues i “Gazeta Journal”, në faqen e së cilës pretendohet se është e fokusuar në luftën kundër ndikimeve malinje ruse dhe serbe në Ballkan. Ai pretendon një lidhje të fortë e publike me ish-Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell, të cilin e mbron vazhdimisht si aleat strategjik të Kosovës.

I pyetur nga BIRN për postimin në rrjetin X, Çeku tha se “nuk e kam të konfirmuar ende”.

Megjithatë, Çeku pretendoi se kishte burime dhe se informacioni i tij lidhej me diskutimet në Heritage Foundation, i cili një vit më parë mori në kontroll fondacionin “Abraham Accords Peace Institute” të Kushner.

Ai theksoi se është ende në pritje për të konfirmuar këtë informacion, qoftë për tërheqjen nga Shqipëria, qoftë për investimin e ri në Mykonos.

Informacioni i ndarë nga Çeku në Kosovë dhe që mori jehonë nga deputeti Bido në Tiranë nuk është publikuar në asnjë prej mediave serioze prej nga Kushner dhe kompania e tij kanë dhënë shpesh deklarata dhe asnjë agjenci lajmesh nuk e ka konfirmuar atë.

I pyetur nga BIRN për ndarjen e informacionit të pakonfirmuar, deputeti Ardit Bido tha se lajmi ishte publikuar nga një gazetë greke dhe akuzoi BIRN se kishte interesa dhe se mbronte Greqinë.

“Lajmi është publikuar në gazetën ‘Greek City Times’, media e diasporës greke që shpesh publikon edhe lajmet e BIRN, veçanërisht ato të cilat botohen në përputhje me interesa kundër Shqipërisë nga lobet greke…,” pretendoi Bido, pavarësisht se media në fjalë nuk rezulton të publikuar asnjë shkrim të BIRN në Shqipëri dhe për Shqipërinë.

Ky nuk është rasti i vetëm që eksponentë të shumicës parlamentare publikojnë informacione të paverifikuara. Më herët, kryeministri Rama pretendoi se pas protestës qëndronin iranianët si pjesë e një lufte hibride, ndërkohë që deputeti tjetër socialist, Taulant Balla ndau foton e një makine të agjencisë së lajmeve Reuters, duke pretenduar se ishin protestues nga Serbia.

 

Etiketa: Ardit BidoDonald TrumpFitim ÇekuFushata dezinformimiJared KushnerProjekti Kushner
Tjetri
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.