AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

Prokurori Sotir Kllapi parashtroi për rreth tre orë faktet dhe argumentet lidhur me kontratën e LSI-së për kontratën e lobimit në SHBA, ndikimet për llogari të biznesmenit Samir Mane në këmbim të favoreve, dhe pamundësinë financiare për blerjen e dy apartamenteve në ish-bllok e mosdeklarimin e shpenzimeve, akuza që u kundërshtuan si të pabazuara e të inskenuara nga ish-presidenti Ilir Metaj dhe avokati i tij.   

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
29 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 9 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi përmbylli të enjten parashtrimet në çështjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Metaj dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje. Në seancën paraardhëse më 5 qershor Kllapi dhe prokurori Arben Kraja parashtruan faktet për aferën CEZ-DIA; për futjen në tregun e fibrave optike dhe marrëveshjen e interkonjeksionit; për shpenzimet e padeklaruara të kryera prej Kryemadhit nëpërmjet kartave të kreditit të disponuara nga administratori një shoqërie; si dhe për lobimet në SHBA të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, që më parë drejtohej nga Metaj.

Gjatë seancës të enjten që zgjati gjashtë orë, Kllapi iu rikthye edhe njëherë çështjes së lobimeve të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas prokurorit Kllapi, tre fatura për llogari të shoqërisë së lobimit janë shlyer nga LSI, ndërsa 12 fatura me vlerë totale 279 mijë USD janë kryer nga kompania e Adrian Shatkut. Për tre pagesa në vlerën totale prej 93 mijë eurosh, Kllapi tha se nuk kishin arritur të identifikonin se kush i kishte kryer. Prokurori Kllapi argumentoi se, pagesat nga Shatku janë kryer me qëllim që të dukeshin si të ligjshme e për rrjedhojë, është një mënyrë e pastrimit të parave.

Po ashtu, u parashtrua se Meta ka marrë shërbime nga kompania lobuese edhe jashtë afatit të kontratës.

I pandehuri Ilir Metaj kërkoi t’i jepej mundësia të paraqiste qëndrimin e tij lidhur me parashtrimet e prokurorisë për çështjen e lobingjeve. “Të them një fjali”, tha ai, por kryesuesi i trupit gjykues, Erion Bani kërkoi që të mbahej qetësi e të ruhej solemniteti i seancës. Gjyqtari Bani kërkoi që të përfundonte prokurori dhe më vonë të jepnin qëndrimet e tyre.

Metaj vijoi duke e cilësuar gjykatën ekstremisht të njëanshme.

Edhe në vijim të parashtrimeve të prokurorit Kllapi pati ndërhyrje nga përfaqësuesi ligjor i Metajt, avokati Kujtim Cakrani dhe e pandehura Monika Kryemadhi, e cila i cilësoi akuzat si gazetareske. “Meqë në sallë është zëdhënësi i gjykatës, Fabian Zhilla, që ka qenë më parë zëdhënësi i Altin Dumanit, të rrijë deri në fund, se ai e ka bërë akuzën. Se është gazetareske akuza. Të rrijë deri në fund të në dëgjojë edhe neve”, tha Kryemadhi. Pas këtyre ndërhyrjeve të pamiratuara prej gjykatës, kjo e fundit caktoi gjobë në masën 10 mijë lekë për secilin, Cakranin dhe Kryemadhin.

Prokurori Kllapi parashtroi në vijim atë që e cilësoi si marrëdhënie korrupsioni mes Metajt, Kryemadhit dhe biznesmenit Samir Mane. Prokurori sqaroi se nga të dhënat e hetimit rezulton se ish-bashkëshortët Metaj-Kryemadhi kanë pasur miqësi familjare me familjen e Samir Manes, të paktën nga viti 2008.

Ai shpjegoi se të pandehurit kanë blerë në vitin 2002 në Qerret një banesë për shumën 60 mijë euro, pasuri që i’a kanë shitur më vonë biznesmenit Samir Mane për 300 mijë euro. Ndërsa ky I fundit e ka shitur katër vjet shtetasit Baton Haxhiu për vlerën 80 mijë euro.

Sipas prokurorit Kllapi, nuk rezulton që Mane të ketë kryer ndonjë transfertë apo pagesë për llogari të pandehurve lidhur me banesën në Qerret.  Në vijim u evidentua se Metaj dhe Kryemadhi interesoheshin për çështje të ndryshme me porosi të biznesmenit Samir Mane, duke ushtruar ndikim tek i pandehuri në çështjen e ndarë, Pirro Xhixho.

Kllapi parashtroi se Mane në vitin 2014 është interesuar për ndryshime ligjore në sektorin minerar. Ai deklaroi se ka rezultuar se Mane dhe Kryemadhi kanë bërë takime në prani të ish-deputetit përparim Spahiu. ndërsa për draftin e ndryshime ligjore, prokurori tha se e kishte prezantuar një deputete të cilën nuk e kanë pyetur dot pasi gjendet jashtë shtetit e nuk i kanë gjetur dot adresën.

Prokurori vërejti se nga mesazhet mes Kryemadhit dhe Manes ka rezultuar se ky i fundit ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po bëheshin ndryshimet ligjore. Po ashtu, u sqarua se Kryemadhi i ka shkruar Manes më 2 qershor të vitit 2014, nëse kishin ndonjë apartament. Pasi kanë parë apartamentin, Mane i ka sugjeruar një vilë në kompleksin Rolling Hills. Sipas Kllapit, në një mesazh që Metaj i përgjigjet Kryemadhit, i thotë që vila të ketë edhe sauna e hamam. Ai nënvizoi se ky mesazh tregon se Metaj ka qenë në dijeni të diskutimeve mes Kryemadhit dhe Manes.

Sipas Kllapit, pasi ambasadori grek kishte mësuar se për vilën, Kryemadhi e Metaj ishin tërhequr nga kjo marrëveshje me biznesmenin Mane. Prokurori argumentoi se gjithë interesimet dhe ndërhyrjet e bashkëshortëve Metaj-Kryemadhi, janë ofruar kundrejt shpërblimit me vilën, nga e cila u tërhoqën pasi u mësua nga të tjerët.

Gjyqtari Erjon Bani e pyeti prokurori Kllapi nëse kishte ndonjë provë konkrete që vila ishte premtuar kundrejt ndryshimeve ligjore apo ndërhyrjeve të tjera të pretenduara. Po ashtu, gjyqtari Bani pyeti se si provohej ana subjektive dhe objektive në veprimet korruptive të pretenduara.

Kllapi deklaroi se nuk ka ndonjë provë të drejtpërdrejtë, por argumentoi se gjatë një periudhe 8-mujore, të pandehurit janë interesuar për disa biznese të Manes, si dhe për ndryshimet ligjore. Sipas prokurorit Kllapi, nuk ka veprime korruptive, por marrëdhënia është korruptive.

Në atë moment, avokati Kujtim Cakrani ndërhyri duke deklaruar se kishte qenë Edi Rama që kishte paraqitur ndryshimet ligjore në Kuvend.

Por, prokurori Kllapi deklaroi se nëse do të kishte qenë një kontratë normale për vilën, nuk do kishin pasur arsye përse do tërhiqeshin për faktin se u mësua prej ambasadorit grek. Ai shtoi, se ka prova që tregojnë se Kryemadhi ka kërkuar ndalimin e punimeve, pasi ishte marrë vesh, gjë që sipas Kllapit, tregon marrëdhënien korruptive.

Për blerjen e apartamenteve në zoën e ish-Bllokut, SPAK pretendon se ish-bashkëshortët Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, si dhe nëna e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, nuk kanë pasur mundësi financiare me burime të ligjshme.

Sipas prokurorit Kllapi, për apartamentin e blerë nga Kryemadhi dhe Metaj për 400 mijë euro, ata kanë marrë kredi 200 mijë euro dhe kanë pretenduar se gjysmën e çmimit e kanë paguar me vlerën e marrë nga shitja e banesës në Qerret. Por, sipas Kllapit, kjo vlerë nuk rezulton të jetë disponuar në kohën e blerjes së apartamentit në Tiranë. Po ashtu, Kllapi pretendoi se edhe Fatime Kryemadhi, pensioniste, rezultonte në pamundësi për blerjen e apartamentit një kat më poshtë, për 310 mijë euro. Ai deklaroi se rezulton një bilanc negative në vlerën prej 846 mijë USD për blerjen e këtyre pasurive, shumë që e cilësoi si produktin e veprës penale.

Në vijim, Kllapi renditi një sërë shpenzimesh të padeklaruara në vite, për të cilat vërejti se është parashkruar vepra penale e mosdeklarimit. Ai konstatoi se vetëm në një rast, në vitin 2019, nuk është deklaruar një pjesë e shpenzimeve mjekësore të kryera jashtë shtetit. Sipas Kllapit, Kryemadhi ka bërë një pjesë të pagesës në cash, pikërisht me qëllim që të fshiheshin të ardhurat e paligjshme.

Gjyqtari Bani e pyeti prokurorin se përse ishte marrë i pandehur për këtë mosdeklarim edhe Metaj. Kllapi shpjegoi se i pandehuri Metaj kishte nënshkruar deklarimin e Kryemadhit, në cilësinë e bashkëshortit.

Në përfundim, prokurori Kllapi paraqiti listën e rreth 110 dëshmitarëve që do pyeten, si dhe provat. Mes personave që SPAK kërkon të pyes janë Elvis Mata, Adrian Shatku, Milena Harito, Sokol Hysenaj, Samir Mane dhe bashkëshortja, Damian Gjiknuri, Baton Haxhiu, etj.

Në vijim, i pandehuri Ilir Metaj kreu deklarime lidhur me parashtrimet e prokurorisë. Lidhur me pretendimin e SPAK, për përzgjedhjen e kryetarit të AKEP, Piro Xhixho, Metaj sqaroi se propozimi bëhej nga kryeministri dhe emërohej nga Kuvendi.

Metaj nënvizoi se kryetari i Kuvendit, funksion që ai ka mbajtur në atë kohë, nuk ka asnjë lloj kompetence për të ndikuar në ligj-bërje. “Nëse keni komunikim të timin me Edi Ramën për ndikim, jepjani gjykatës”, tha Metaj.

Ai kundërshtoi pretendimet për shpenzimet e kryera me kartë krediti, duke nënvizuar se nuk ka pasur asnjëherë kartë të tillë. “Unë nuk jam marrë as me punë shtëpish dhe as me shpenzime familjare, pasi është marrë bashkëshortja”, tha Metaj duke sqaruar se angazhimet familjare i kishin pasur të ndara.

“Thuhet se na zbuloi ambasadori grek. Ku është komunikimi im me ambasadorin grek”, tha ai dhe shtoi se kishin vendosur të shkonin të jetonin në një vend më të gjelbëruar, kjo dhe për faktin se është natyrë sportive. “Unë personalisht nuk kam dashur të jetonim në Rolling Hills se është larg”, pohoi Metaj dhe shtoi se më vonë u gjet banesa në Kodrën e Diellit.

Lidhur me mesazhin për saunën, Metaj tha se shtëpia e tij e ka një të tillë të vogël, pasi nuk mund të shkonte i shoqëruar me badigardët.

Ai kundërshtoi edhe pretendimet për ndikime tek përmbaruesit në favor të biznesmenit Mane. “Ka komunikim të timin me Samit Manen për plusin. Mane ka qenë vetëm 1 nga 161 aksionerët”, tha Metaj dhe shtoi se nga përgjimet nuk del ndonjë komunikim i tij.

I pandehuri Metaj kërkoi që të individualizohet përgjegjësia penale, ashtu si e kërkon legjislacioni penal.

Lidhur me kontratën e lobimit, Metaj tha se nuk ishte nënshkruar prej tij. Ai tha se kontrata hyn në fuqi kur nënshkruhet dhe jo përmes emailit të dërguar më parë. Metaj theksoi se prokuroria nuk ka hetuar si duhet për pagesat e kryera për lobimet, pasi sipas tij, nuk është hetuar se përse janë kryer pagesat nga Shatku.

Po ashtu, Metaj pretendoi se është arrestuar bazuar në një letër-porosi të falsifikuar të dërguar nga autoritetet në SHBA, që pas ndryshimit të qeverisjes, ishte kryer saktësimi.

“Kush ja çoi Shatkut paratë? Çfarë kam fituar unë?”, tha Metaj dhe shtoi se çfarë problemi kishte nëse kishte takuar personalitete jashtë programeve zyrtare për të cilat kishte qenë në SHBA.

Ai tha se kontrata e lobimit ishte nënshkruar për Reformën në Drejtësi. “Si mund të më akusosh pse në cilësinë e kryetarit të parlamentit takoj senator pa paguar asnjë kokërr leku?”, parashtroi Metaj.

Ai kundërshtoi edhe akuzat për CEZ-DIA duke e cilësuar si një inskenim të kryer nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. Po ashtu, solli në vëmendje të gjykatës deklarimet e personave të përfshirë në këtë çështje, të dhëna gjatë hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, që sipas metajt, vërtetojnë se akuzat për këtë çështje nuk qëndrojnë.

Metaj tha se ka pasur një komision parlamentar që ka hetuar CEZ DIA dhe nuk ka dalë në asnjë moment në verifikimet e kryera. Metaj tha se kontrata ishte nënshkruar par as ai të merrte pozicionin si Ministër i Ekonomisë.

Ai kundërshtoi të kishte kryer ndonjë bisedë me Dritan Priftin ashtu si pretendohej, duke argumentuar se i ndjeri bënte vetëm regjistrime e inçizime.

Për Kastriot Ismailajn, i pandehuri Metaj tha se e kishte njohur në vitet ‘90 dhe se ka qenë njeri shumë i shoqërueshëm. “Nese do kishte interes që ai të përfitonte, do kishte përfituar kur isha kryeministër”, tha Metaj.

Lidhur me një udhëtim në Pragë të Çekisë, ku në avion ka qenë i pranishëm dhe Ismailaj, Metaj akuzoi prokurorët e SPAK se kishin fshehur dokumentet e udhëtimit, që vërtetonin se shpenzimet ishin mbuluar nga kryeministria, pasi kishte qenë zv.kryeministër në atë kohë.

Ai solli në vëmendje një intervistë të kryer në vitin 2015 nga gazetari Artan Hoxha Elvis Matajt, që sipas tij kishte thënë se nuk kishte pasur dijeni për lidhje mes Ismailajt dhe Metajt. Ndërsa për një intervistë të kryer në Vjenë të Austrisë nga gazetari Fatos Mahmutaj me bashkëshorten e Ismailajt, Metaj pretendoi se ajo ishte manipuluar prej Tom Doshit, pasi gjendej në kushte të vështira se bashkëshortin e kishte në burg dhe kishte mbetur me djalin e vogël. Metaj tha se kur ajo i kishte kërkuar takim përmes një mesazhi, kishte vendosur në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm se bashkëshortja e Ismailajt ishte implikuar nga perosna të rrezikshëm. Metaj tha se Ismailaj e dy shtetas çek janë dënuar për dëmet e sjellë CEZ, ku  dëmi ndaj shtetit shqiptar ka qenë 1.1 milionë euro. “Çështja e CEZ DIA është gjithçka e inskenuar”, pretendoi Metaj.

Avokati Kujtim Cakrani paraqiti parashtrimet të enjten vetëm për çështjen CEZ-DIA. Ai solli në vëmendje se çështja ndaj Ismailajt është gjë e gjykuar me vendim të formës së prerë. Sipas tij, Metaj nuk ka qenë i akuzuar në atë çështje dhe për rrjedhojë nuk mund të transferohet si akuzë në këtë proces.

Cakrani konstatoi se kontrata me CEZ-DIA është nënshkruar 13 ditë para emërimit të Metajt si minister; se nuk ka prova direkte për përfitime; nuk ka komunikim, regjistrim audio pse video që të vërtetojë se Metaj ka kërkuar apo marrë pagesë.

Avokati Cakrani i cilësoi kontradiktore provat e prokurorisë, duke pretenduar se nuk ka asnjë provë direkte për akuzën e korrupsionit. “Gjithçka mbështetet në dëshmi të personave me interesa personal”, deklaroi ai dhe nënvizoi se SPAK ka dështuar të identifikojë se cilin veprim ka kryer apo nuk ka kryer Metaj për kontratën CEZ- DIA.

Në vijim, ai argumentoi se, për rrjedhojë të mungesës së veprës penale burimore të korrupsionit që pretendohet nga ana e SPAK, nuk mund të ketë as vepër penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ai ngriti pretendime mbi pavlefshmërinë e një përgjimi të vitit 2009, duke pretenduar se nuk u është bërë me dije se si është arritur në autorizimin e gjykatës për realizimin e këtij veprimi. Sipas Cakranit, në atë kohë Metaj ishte deputet i zakonshëm në opozitë.

Në përfundim, e pandehura Monika Kryemadhi ngriti pretendime për tjetërsim të bisedave të saj të kryera përmes mesazheve telefonike. Sipas saj, janë tjetërsuar bisedat me Edi Ramën dhe Samir Manen. Sipas Kryemadhit, mesazhet me Pirro Xhixhon lidhen me Edi Ramën, për rimarrjen e rilicencimit të AMC-së dhe të M5-ës për Vodafonin.

Seanca e radhës u shty për më datë 24 qershor, në orën 09:00.

 

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.