AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

Për rreth 7 orë, Meta dhe avokati i tij kundërshtuan akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen CEZ-DIA, kontratën e lobimit në Shtetet e Bashkuara si dhe ndryshimin e ligjit të minierave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
51 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokati i tij, Kujtim Cakrani përmbyllën të mërkurën më 24 qershor 2026 parashtrimet në çështjen penale në ngarkim të tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi, lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për afro shtatë orë, avokati Cakrani dhe Meta kundërshtuan gjithë akuzat dhe provat e prokurorisë, duke i cilësuar si të fabrikuara politikisht dhe pretenduan pafajësi.

Ata kundërshtuan ndër të tjera pretendimet e SPAK për përfshirje në marrëdhënie korruptive të ish-bashkëshortëve Meta-Kryemadhi me biznesmenin Samir Mane lidhur me ndryshimet ligjore për minerat, duke pretenduar se kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste dhe vetë kryeministri Edi Rama që janë investuar për amandamentet e atij ligji.

Në fillim të seancës, avokati Kujtim Cakrani paraqiti një përmbledhje lidhur me akuzat e ngritura ndaj Metajt për aferën CEZ DIA. Ai vërejti se kallëzimi është kryer pas përfundimit të procesit penal ndaj Kastriot Ismailajt, si dhe kur u përmbyll çështja në arbitrazh. Sipas Cakranit, kallëzimi është kryer ndaj Sali Berishës, Genc Rulit e personave të tjerë, por asnjëherë nuk është përmendur emri i Metës.

Lidhur me udhëtimin e Metës dhe Ismailajt në të njëjtën ditë në fund të nëntorit 2010 drejt Pragës, Cakrani shpjegoi se i mbrojturi prej tij kishte qenë për një takim zyrtar në cilësinë e zv/kryeministrit dhe se ishte kthyer me urgjencë më 2 dhjetor për shkak të përmbytjeve në Shkodër. “Fakti që kanë udhëtuar në të njëjtën ditë, nuk e kriminalizon Metën”, tha Cakrani.

Ai theksoi se akuza lidhur me një mesazh dërguar Ismailajt në vitin 2009 ku shënohet se i duheshin 200 deri nesër, nuk mund të qëndrojë. Sipas avokatit, në atë kohë Meta ka qenë deputet në opozitë. “Meta nuk ka qenë funksionar, por vetëm deputet në opozitë”, argumentoi ai. Po ashtu, u pretendua se nuk është provuar se mesazhi është dërguar nga Meta.

Tjetër pretendim që u paraqit lidhur me këtë provë të prokurorisë, kishte të bënte me faktin se përgjimi telefonit ishte kryer pa pasur një vendim gjykate dhe në shkelje të legjislacionit e të imunitetit parlamentar. “Nëse kjo është marrë nga prokuroria dhe është materializuar në akuzë, prokuroria që aktivizon një mesazh që nga përgjimi një deputeti pa vendim gjykate, mendoj se është një shkelje nga ana e akuzës”, tha Cakrani duke e cilësuar të sforcuar eposidoin CEZ DIA, pasi SPAK duhej të ndërtonte një akuzë.

Ai kërkoi papërdorshmëri dhe përjashtim të disa provave të akuzës lidhur me këtë epsiod. Konkretisht kërkoi papërdorshmëri të dy intervistave të kryera në Vjenë; deklarimet e Dritan Priftit me argumentin se duhej të ishin marrë para gjykatës si dhe se ai në atë periudhë ka qenë në konlikt të hapur me Metën dhe të përgjimit të telefonit me pretendimin se nuk dihet si është marrë e ruajtur kjo provë për kaq vjet. Po ashtu, u kërkua papërdorshmëria e deklarimeve e Josef Hejsek në procesin e arbitrazhit në Vjenë, me argumentin se ato nuk mund të përdoren në këtë proces penal, si dhe për shkak se janë të ndryshme nga deklarimet e dhëna prej tim më parë në prokurorinë shqiptare. Sipas Cakranit, Hejsek ka ndryshuar deklarimet në arbitrazh, pasi atëherë kanë lindur interesa ekonomikë miliona eurosh.

Cakrani dhe Meta kundërshtuan akuzën lidhur me çështjen e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA. Ai konstatoi se kontrata është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili dhe se kontrata ka pasur të bëjë me Reformën në Drejtësi.

Avokati argumentoi se nuk mund të qëndrojë akuza e prokurorisë për pagesat e biznesmenit Adrian Shatku në favor të kompanisë së lobimeve, pasi ishte e përcaktuar në kontratë se për çdo shërbim me vlerë mbi 1000 euro, duhej që më parë të jepej miratimi nga LSI. Ndërsa akuzoi prokurorinë se nuk ka hetuar mjaftueshëm për të konstatuar se përse Shatku i ka kryer pagesat. “LSI nuk ka ditur asgjë për këto pagesa,” tha Cakrani.

Po ashtu, u argumentua se Meta ka udhëtuar në SHBA për takime zyrtare dhe se nuk ka pasur nevojë për të takuar senatorë apo kongresmenë përmes kësaj kompanie lobimi. Në seancë u sqarua, se kur u është dërguar një faturë për pagesën e 15 mijë USD-ve për takime të pakërkuara, atëherë është bërë dhe mbyllja e kontratës dhe është kryer denoncimi përkatës.

Sipas Cakranit, SPAK nuk ka individualizuar përgjegjësinë e Metës për këtë çështje. Ai nënvizoi se nuk arrihet të provohet korrupsioni në këtë rast e për rrjedhojë, në mungesë të veprës penale burimore, nuk vërtetohet as pastrimi i produkteve të veprës penale.

Cakrani i kërkoi gjykatës që t’u kërkohet autoriteteve amerikane gjithë të dhënat dhe aktet lidhur me pagesat e kryera nga Shatku, pasi kanë dyshime se mund të jenë kryer falsifikime.

Për t’u mbrojtur në këtë çështje, Cakrani përdori dhe një deklarimet e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu në një intervistë të dhënë për një gazetë, ku sipas tij, kur ish-diplomati amerikan është pyetur për rolin e Metës në Reformën në Drejtësi, ka deklaruar se ai është kryeparlamentar dhe partner i SHBA-së prej vitesh.

Cakrani kërkoi që për këtë çështje të pyeten si dëshmitarë Ardian Shatku, Petrit Vasili, Luan Rama, Vangjel Tavo, Indrit Brahimllari, përfaqësuesi kompanisë lobuese dhe dy financiere të LSI-së.

Lidhur me akuzën e ngritur për favorizimin e biznesmenit Samir Mane në ndryshimet ligjore për minierat, avokati Cakrani argumentoi se Meta ka qenë atëherë kryetar i Kuvendit dhe nuk kishte asnjë lloj kompetence mbi mënyrën e votimit të deputetëve.

Ai vërejti se propozimi i ndryshimeve ligjore është kryer nga ana e deputetes socialiste Esmeralda Shkjau dhe kërkoi që ajo të pyetet si dëshmitare. Në seancën parardhëse, prokurorët parashtruan se e kanë pasur të pamundur ta pyesin Shkjaun për shkak se nuk i kanë gjetur dot adresën jashtë shtetit.

Po ashtu, u pretendua se janë kryetarët e grupeve parlamentare të partive që mund të udhëzojnë për vendimarrjet. Për këtë arsye, u kërkua që të pyetet si dëshmitar ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Soocialiste, Gramoz Ru,ci dhe të tjerë deputetë socialistë të asaj legjislature.

Cakrani dhe Meta kërkuan që të pyetet si dëshmitar edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tyre, Rama ka folur rreth dy orë në parlament për këto ndryshime ligjore, duke i cilësuar si ndryshime epokale për minierat.

Avokati Cakrani solli në vëmendje dhe faktin se LSI ishte minorancë e nuk mundej të kishte ndikim apo të vendoste për ndryshimet ligjore.

Nga ana tjetër, e pandehura Kryemadhi pretendoi se SPAK nuk i ka pasqyruar gjithë mesazhet, duke i shkëputur nga konteksti.

Lidhur me vilën e porositur në Rolling Hills, në pronësi të biznesmenit Mane, për të cilën prokuroria vlerëson se është dhënë në këmbim të favoreve në ndryshimet lifjore, u pretendua se nuk ka asnjë të dhënë që e lidh atë episod me veprime korruptive. Sipas Cakranit dhe Metajt, ky i fundit pak kohë pasi ishte zgjedhur si kryetar parlamenti, kishte pasur nevojë të jetonte në periferi, për më shumë qetësi dhe për të pasur mundësi të zhvillimit të aktiviteteve sportive. Gjykatës i’u parashtrua se fillimisht ishte kërkuar një apartament, por se kishte qenë vetë bashkëshortja e Samir Manes, që i’u kishte propozuar vilën. Metaj deklaroi se ishin tërhequr nga Vila pasi gjendej shumë larg dhe se ishte e vështirë për të udhëtuar çdo ditë me eskortë, si dhe për transportin e tre fëmijëve në shkollë.

Po ashtu, Metaj kërkoi që të thirret dhe një ekspert minierash që të konstatojë se sa subjekte kanë përfituar nga ato ndryshime ligjore, ose nëse ka përfituar vetëm një kompani. Ai pohoi se në ndiojeninë e tij kanë përfituar 300 kompani atëherë dhe se aktualisht përfitojnë 600 subjekte.

Edhe lidhur me akuzën për ndikime tek ish-kryetari i AKEP, Piro Xhixho, përsa i përket mesazheve mes tij dhe Kryemadhit ku shënohej ‘shefi’, bëhej fjalë për Ramën. Sipas Cakranit, Xhixho ka deklaruar se bëhej fjalë për Ramën, pasi edhe sipas funksionit, ai ishte shefi.

Avokati Cakrani kundërshtoi edhe analizën financiare të kryer për blerjen e apartamenteve në zonën e ish-Bllokut, duke cilësuar të padrejtë moskonsiderimin e të ardhurave të pagave e dietave të ish-bashkëshortëve Metaj-Kryemadhi nga viti 1992 deri në 2002-in. Ai përdori si argument për të ardhurat e mjaftueshme edhe kreditë e marra, duke u shprehur se bankat nuk jepnin kredi në vlera të konsioderueshme nëse nuk konstatonin mundësinë e shlyerjes.

Metaj deklaroi se prokurori Sotir Kllapi, kur e kishte pyetur se përse nuk ishin konsideruar të ardhurat për periudhën 1992-2002, i kishte thënë se nuk kishte dyshime për veprime korruptive në atë kohë. Ai deklaroi se ka qenë deputet që në moshën 22 vjeçare dhe se ka udhëtuar rreth 700 ditë jashtë vendit në takime zyrtare gjatë kësaj periudhe kur është trajtuar me dieta, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë të mbuluara nga pritësit, nga për rrjedhojë krijoheshin kursime.

Po ashtu, ai kërkoi që të kryhet edhe analizë individuale nga ekspertë të pavarur.

Gjatë seancës, i pandehuri Ilir Metaj theksoi se ai nuk është marrë asnjëherë me shpenzimet familjare, pasi ato janë kryer prej ish-bashkëshortes së tij. Ai kërkoi që të gjykohet për përgjegjësitë e tij individuale. Mes ish-bashkëshortëve pati disa minuta tentsion kur debatuan mes tyre lidhur me qëndrimet kundrejt pretendimeve të prokurorisë. Gjykata paralajmëroi Kryemadhin se nëse do të përsëriste të njëjtën sjellje do të vendoste gjobë dhe do urdhëronte largimin e saj nga salla.

Në përfundim, avokati Kujtim Cakrani lexoi emrat e perosnave që kërkoi të thirren si dëshmitarë, rreth 130, mes tyre përfshirë ata të cilët evidentoi përgjatë parashtrimeve për episodet.

Seanca e radhës u shty për më datë 9 korrik, kur e pandehura Monika Kryemadhi do të paraqesë parashtrimet.

Etiketa: Arian ShatkuCEZ-DIAIlir MetaKujtim CakraniLobimi ne SHBAMonika KryemadhiSamir ManeSotir Kllapi
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.