AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

Gjashtë zyrtarë dhe nëpunës të institucioneve shtetërore në Elbasan akuzohen se kanë abuzuar me skemën e ndihmës eknomike, duke shtuar fiktivisht numrin e familjeve përfituese me një dëm të llogaritur në 12.5 milionë lekë për një periudhë 10-mujore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
25 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
logo prokurorise 6533
Logoja e Prokurorisë së rrethit Elbasan.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi të premten rezultatet e hetimit ndaj gjashtë funksionarëve dhe nëpunësve publikë të disa institucioneve, të akuzuar se abuzuan me skemën e ndihmës ekonomike, duke sjellë dëm në financat publike. Sipas prokurorisë, hetimet kanë filluar në prill të vitit të kaluar, bazuar në kallëzimin e një qytetari i cili pretendonte se abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike.

Nga hetimi ka rezultuar se në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë në mënyrë të padrejtë familje që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim. “Pas fillimit të hetimit penal, numri i familjeve përfituese është ulur, konkretisht  nga 320 familje përfituese në 110 familje”, konstatohet në njoftim dhe shtohet se nga verifikimet e kryera për periudhën tetor 2024 – korrik 2025, dëmi ekonomik i evidentuar është në vlerën 12.5 milionë lekë.

“Në kuadër të këtij procedimi penal u arrit të provohet se funksionarët shtetërorë në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos administruar dokumentacionin e kërkuar, duke rritur fiktivisht numrin e familjeve përfituese, duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme”, bënë me dije prokuroria.

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masat e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe pezullimit të ushtrimit të detyrës ndaj një drejtori në Bashkinë e Elbasanit, një administratori, tre specialistë dhe një postier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve.

Etiketa: Falsifikim i dokumenteveNdihma ekonomikeProkuroria e Rrethit ElbasanShpërdorim detyre
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.