AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Progres-raporti: Reforma në drejtësi, kusht për hapjen e negociatave me BE

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri i BE-së për Politikën Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johannes Hahn duke folur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel më 10 nëntor 2015. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë hapa përpara në kriterin politik, por duhet të japë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioneri i BE-së për Politikën Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johannes Hahnduke folur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel më 10 nëntor 2015. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Komisioneri i BE-së për Politikën Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johannes Hahnduke folur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel më 10 nëntor 2015. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë të finalizojë reformën në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Progres-raporti i vitit 2015 u prezantua të martën në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të qëndrueshëm përpara në kriterin politik, por duhet të japë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përmbushja e reformave në fushën e zbatimit të ligjit konsiderohet një prioritet kyç për Shqipërinë, sipas versionit të përmbledhur të progres-raportit, që u publikua në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

“Rezultatet e prekshme në fushën e zbatimit të ligjit janë të nevojshme, përfshirë progresin në krijimin e një historiku solid të hetimeve pro-aktive, nga ndjekja penale deri në dënimin final në të gjitha nivelet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thuhet në raport.

Komisioni Europian kërkon gjithashtu nga Shqipëria forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në veçanti atë të pronës. Ndërsa dialogu politik ndërpartiak mbetet thelbësor për vazhdimin e procesit të anëtarësimit europian.

Kriteri politik

Komisioni Europian vlerëson se është thelbësore për Shqipërinë të konsolidojë progresin e bërë dhe të ruajë ritmin e reformave. Në këtë drejtim, zgjedhjet lokale të qershorit janë cilësuar me nota pozitive dhe pa incidente të mëdha.

Megjithatë, progres-raporti për Shqipërinë kërkon çuarjen përpara të rezolutës së miratuar nga Parlamenti në dhjetor të vitit 2014, çka në atë kohë i dha fund bojkotit të opozitës. Raporti vlerëson gjithashtu avancimin në reformën administrative dhe adoptimin e paketës strategjike të decentralizimit.

Hapat e ndërmarrë dhe bashkëpunimi me policitë ndërkombëtare në luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës është vlerësuar gjithashtu nga Komisioni Europian. Megjithatë, raporti thekson se Shqipëria duhet të tregojë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të gjitha hallkat e hetimeve.

Në fushën e zbatimit të ligjit, progres-raporti vlerëson se Shqipëria duhet të japë rezultate të prekshme.

“Hapat e ardhshëm vendimtarë për një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor duhet të jenë miratimi i një kuadri të ri strategjik dhe hartimi i masave institucionale, legjislative dhe proceduriale,” thuhet në raport.

Komisioni Europian i kërkon gjithashtu Shqipërisë të bëjë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në mbështetjen e komunitetit rom dhe në mbrojtjen e grupeve vulnerabël. Progres-raporti kërkon gjithashtu më shumë përpjekje në të drejtën themelore të pronës.

“Procesi i regjistrimit të pronave dhe të kthimit apo kompensimit të pronave të humbura nuk është përmbyllur,” thuhet në raport.

Kriteri ekonomik

Në raportin e përvitshëm për zgjerimin, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik, por është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Progres raporti vlerëson progresin e bërë në përmirësimin e perspektivës së rritjes ekonimike apo në reformën e menaxhimit të financave publike.

“Megjithatë, mbeten sfida të konsiderueshme në konsolidimin fiskal, menaxhimin e fondeve buxhetore,  trajtimin e nivelit të lartë të kredive me probleme dhe përmirësimin e klimës së biznesit,” thuhet në raport.

Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se Shqipëria duhet të bëjë investime domethënëse në kapitalin njerëzor dhe atë fizik, për të rritur konkurrueshmërinë e saj.

“Shqipëria duhet të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të vazhdojë me ristrukturimin e arsimit dhe të formimit profesional, të miratojë dhe zbatojë strategjitë e transportit kombëtar dhe të energjisë….”, përfundon progress-raporti për Shqipërinë.

Etiketa: AdministrativeBEBrukselFinalGjyqinvestimeKomisioneriKomisioni EuropianLokaleprogresProgres RaportiPunëraportRaportiReformaromshqipShqipëriaZgjedhjet
Tjetri
Ish kryebashkiaku i Himarës nën hetim për privatizimin e gjirit të Llamanit

Ish kryebashkiaku i Himarës nën hetim për privatizimin e gjirit të Llamanit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.