AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish kryebashkiaku i Himarës nën hetim për privatizimin e gjirit të Llamanit

Lindita ÇelangaLindita Çela
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bregdeti shqiptar. Foto ilistruese

Ish kryetari i Bashkisë së Himarës, Anesti Dhimojani është marrë nën hetim nga prokuroria, pasi dyshohet se ka ndihmuar një 100-vjeçar të merrte nën pronësi në mënyrë të paligjshme plazhin e Llamanit në Himarë.

Bregdeti shqiptar. Foto ilistruese
Bregdeti shqiptar. Foto ilistruese

I vendosur në një gji të mbrojtur vetëm pesë kilometra në dalje të qytetit të Himarës, Llamani konsiderohet një nga plazhet më të bukura të bregdetit të Jonit.  Gjatë verës së nxehtë të vitit 2010, blogu In Transit i gazetës amerikane New York Times, përzgjodhi një foto të këtij plazhi të shkrepur nga fotografi i agjencisë Reuters Arben Celi si foton e javës, për të ilustruar bukuritë e bregdetit shqiptar.

Me gjithë vlerën e madhe turistike që ka ky gji i vogël, një hetim i prokurorisë së Vlorës ka zbuluar se ai është privatizuar në mënyrë të paligjshme nga 100 vjeçari Jani Qirici, i ndihmuar nga dokumentet e falsifikuara të dhëna nga ish kryetari i bashkisë së Himarës Anesti Dhimojani, si dhe një vendim i dyshimtë nga gjyqtari i gjykatës së Vlorës Astrit Sheme.

Sipas prokurorisë, dy vërtetime të falsifikuara lëshuara nga Dhimojani janë përdorur nga Qirici në vitin 1998, për fituar një gjyq fakti që i njihte pronësinë mbi një sipërfaqe toke prej 29.28 hektarësh në gjirin e Llamanit.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal, krijohen dyshime të bazuara se dokumentet “Vërtetim”, datë 04.06.1998 dhe “Vërtetim”, datë 07.07.1998, të nënshkruara nga shtetasi Anesti Dhimojani në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në emër të Jani Qirici, janë dokumente të falsifikuar në përmbajtjen e tyre,” shkruhet në dosjen hetimore.

Afërsisht 16 vjet më vonë në prill të vitit 2014, Qirici ka kërkuar të regjistrojë këtë pronë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive Paluajtshme në Vlorë, ZVRPP, kërkesë kjo që fillimisht nuk pranohet prej zyrtarëve vendorë.

Refuzimin e zyrës së ZVRPP-së Vlorë, Qirici e ankimoi në gjykatën administrative të Vlorës. Kjo e fundit në datën 17 dhjetor 2014, me vendim nr 1860 pranon padinë e Qiricit duke e detyruar ZVRPP –në e Vlorës t’i regjistrojë pronën.

“Detyrimin e palës së paditur, ZVRPP-ja Vlorë, të kryejë veprimet e nevojshme paraprake për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në regjistrat e saj për pronësinë e llojit kullotë me sipërfaqe 29.28 ha,” shkruhet në vendimin e gjyqtarit Astrit Sheme.

Pas vendimit të gjykatës Vlorë, ZVRPP-ja e këtij qyteti e regjistron pronën në emër të Qiricit në Shkurt të vitit 2015.  Megjithatë, prokuroria dyshon se edhe vendimi i gjykatës ka qenë i kompromentuar pasi zyrtarët e ZVRPP-së nuk kanë marrë pjesë në gjykim.

Organi i akuzës është i bindur se e tërë praktika ligjore e transferimit të kësaj prone me vlerë mbi 9 milionë euro sipas çmimeve referencë të qeverisë, ka ardhur si rezultat i konsumimit të veprës penale të “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, të  zyrtarëve të lartë.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës së shkallës së parë në Vlorë sekuestron preventive të pronës, ndërkohë që hetimet ndaj Qiricit dhe Dhimojanit vazhdojnë. Ndërkohë që dhe praktika ligjore e ndjekur nga gjyqtari Sheme është inspektuar nga ministria e drejtësisë, e cila ka gjetur parregullsi.

Në bazë të këtij inspektimi në shtator 2015, ministri i drejtësisë Nasip Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD, shkarkimin e Shemes.  Kërkesa e ministrit nuk është shqyrtuar akoma nga KLD.

Etiketa: AdministrativebregdetiEuroFalsifikimi i dokumentevefotografiGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimHetimethimarëNasip NaçoprocedimProkuroriaSHshtatorVendimVendimiVlorëZVRPP
Tjetri
Kur tregjet financiare keqkuptojnë politikën

Kur tregjet financiare keqkuptojnë politikën

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.