AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Naftë e përzjerë me bollëk

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Gjatë vitit 2015, kontrollet në pikat e karburantit të kryera nga doganat dhe kompania koncesionare e markimit të karburanteve ka zbuluar 133 raste të naftës apo benzinës së përzjerë që shitet te konsumatorët. Emrat e pikave abuzuese mbahen sekret ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk jep shpjegime mbi gjobat e zbatuara.

Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers
Rezervuarë nafte bruto në Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Në Shqipëri janë aktualisht afro 1200 pika të tregtimit me pakicë të karburanteve, por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë kapur nga autoritetet në kushtet e tregtimit të karburanteve të përzjera, gjë që nënkupton se një pjesë e karburantit që ka përfunduar në serbatorët e makinave është kontrabandë, është me cilësi të keqe dhe dëmton njëkohësisht buxhetin e shtetit, makinat dhe mjedisin.

BIRN pyeti Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave përmes një kërkese për të drejtën e informimit se çfarë rezultati ka pasur deri tani zbatimi i koncesionit të markimit të karburanteve, një koncesion i shumëkritikuar i dhënë nga qeveria e mëparshme, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues të karburantit të importuar para se ai të hidhet në treg, me synimin e identifikimit në pikat fundore të tregtimit se sa prej naftës së tregtuar është e përzjerë me karburant të pamarkuar, d.m.th është kontrabandë. Aktualisht GFI markon të gjitha karburantet e importuara, por jo naftën bruto të prodhuar në vend. Disa nga tregtarët e karburantit ankohen se kostoja e markimit është tepër e lartë ndërsa GFI thotë se rezistenca ndaj markimit është rrjedhojë e problemit që i krijohet kompanive që nxjerrin një pjesë të fitimeve nga përzjerja.

Doganat thanë në përgjigjen e tyre për BIRN se këtë vit janë kryer 3492 kontrolle, nga të cilat, 133 kontrolle kanë rezultuar me naftë të përzjerë. Situata nuk është shumë e ndryshme nga viti 2014, kur për periudhën qershor-dhjetor qenë kryer 1122 kontrolle, nga të cilat, 160 raste patën rezultuar me shkelje dhe në 74 raste, pronarët e pikave të karburantit patën refuzuar të lejonin kontrollet.

Sistemi aktual i krijuar nga kontrata koncesionare e qeverisë me kompaninë Global Fluids International sanksionon që karburanti i importuar në Shqipëri të markohet para se të dalë nga territori doganor. Pas kësaj, disa grupe që përbëhen nga punonjës të GFI dhe punonjës të departamentit të Akcizave në Dogana dalin me pajisje analizuese për kontrolle te pikat e karburantit. Pajisjet analizuese raportojnë rezultatet në mënyrë automatike në Ministrinë e Financave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të cilat duhet të marrin masa. Sistemi duket shumë i thjeshtë dhe masat ndëshkuese të parashikuara në ligj janë të rënda. Megjithatë, sistemi nuk duket se po i jep fund tregtimit të naftës së përzjerë pavarësisht se i kushton taksapaguesve disa milionë euro në vit.

Fushatë e bujshme

Në maj të këtij viti, qeveria deklaroi se do të niste një fushatë kontrollesh të rrepa dhe ndëshkimesh kundër paligjshmërisë në fushën e tregtimit të karburanteve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaroi në atë kohë se ka hequr licencën për 23 kompani të tregtimit të karburanteve, por heqja e licencave, sipas njoftimit, u krye për “mospërmbushje të kritereve ligjore mbi kapacitetet” dhe jo për përzjerje karburantesh. Qeveria e harroi shpejt fushatën dhe vijoi të merrej më gjëra të tjera, ndërkohë që tregtimi i karburanteve të përzjera, së paku sipas rezultateve të kontrolleve për markuesin, vijon në përmasa të mëdha.

Karburant i përzjerë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se në 293 raste është identifikuar tregtim “karburantesh të përzjera” në kontrollet e kryera nga qeshori 2014 deri në nëntor 2015, por nuk jep shpjegime se në çfarë përmasash është konstatuar përzjerja dhe se me çfarë elementësh është kryer ajo.

Zakonisht, përgjatë dekadës së fundit, lënda kryesore e përdorur për përzjerje ka qenë produkti i njohur si “nafta virgin”, e cila është benzinë e cilësisë së ulët dhe që është prodhuar si produkt që nuk plotëson standardet për t’u tregtuar. Ky lloj karburanti prodhohet nga rafineritë shqiptare të mëdha, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit. Rafineria e Ballshit ka ndërprerë aktivitetin që nga fillimi i vitit 2015. Megjithatë, dyshohet se në tregun e karburantit të përzjerë gjenden edhe disa rafineri të vogla të improvizuara. Një pjesë e naftës së prodhuar në vend duket se përdoret edhe si përzjerës për solarin, i cili është një produkt që zakonisht përdoret në kaldajat e mëdha apo në linjat industriale të produkteve të ndryshme si çimento apo tulla.

Doganat thonë se për të gjitha rastet e identifikuara janë kryer “veprimet ligjore që parashikohen, në varësi të shkeljes së kryer, bazuar në ligjin 61/2012 “për Akcizat në RSH”. Sipas saj, “për rastet kur kanë rezultuar me përzierje të karburanteve, është përllogaritur shuma e detyrimit fiskal të munguar dhe penaliteti përkatës.” Por doganat thonë gjithashtu se nuk janë në gjendje të japin të dhëna për shumën totale të detyrimeve fiskale të identifikuara pasi “shumë prej këtyre subjekteve janë në procese gjyqësore me Autoritetin Doganor”.

Rastet e hetimeve të mëtejshme për të gjetur burimin e naftës që përdoret për përzjerje duket se gjithashtu mungojnë. Aktualisht, prokuroria është në ndjekje të vetëm një rasti kontrabande, për të cilin janë arrestuar një numër zyrtarësh të doganave, përfshirë ish-zëvendësdrejtoresha Lula Njebza, personi që duhej të kishte marrë masat ndëshkimore në rastet e gjetjes së karburanteve të përzjera në treg.

Etiketa: BIRNEuroFushaGjobatGjyqKarburantKarburantetKoncesionKontrata koncesionareLigjMasaMasat ndëshkimorenaftaParaPatosProkuroriaQeveriaRafineriRafineria e BallshitsekretSHshqipShqipërishqiptareTreg
Tjetri
Afron vendimi për Karaxhiçin ndërsa Gjykata e Hagës hyn në vitin 2016

Afron vendimi për Karaxhiçin ndërsa Gjykata e Hagës hyn në vitin 2016

Komente 1

  1. GamGara2 says:
    10 years më parë

    ‘Rafineria’ nafta dhe të biznesit të shpërndarjes. Më fitimprurëse. Asnjë kufizim. Askush në administratën kushton vëmendje të popullsisë / Numri i aktiviteteve marrëdhënies. Nëse ju shkoni në kompaninë licencimit të paguar paratë e marrë licencën rafineria; ose të paguajnë paratë dhe e hapur stacion shpërndarjes një vaj në shtëpinë tuaj apartament. Ata e quajtën atë ‘tregut të lirë’. Kështu që unë e quaj atë ‘Les Affaires’.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.