AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Afron vendimi për Karaxhiçin ndërsa Gjykata e Hagës hyn në vitin 2016

Denis DzidicngaDenis Dzidic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Gjykata e Hagës do të japë vendimin e saj në gjyqin e liderit serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç këtë vit, por përballet me probleme për të vendosur si të menaxhojë të pandehurin nacionalist serb Vojisllav Sheshel.

Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Vndimi më i shumëpritur i vitit, në çështjen kundër Karaxhiçit për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe komunat e tjera në vitin 1992, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së, është planifikuar të merret tremujorin e parë të vitit 2016.

Gjyqi i Karaxhiçit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë filloi në vitin 2009. Ai ishte arrati për më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës boshnjake.

Rreth 600 dëshmitarë dhanë dëshmi dhe gjyqtarët duhet të marrin në konsideratë mbi 11,000 dëshmi dhe dhjetëra mijëra faqe prova të shkruara në një gjyq të cilin kryetari i trupit gjykues e përshkroi si “të paparë” në shkallën e tij.

Vendimi i Karaxhiçit pritet me padurim në Bosnje dhe Hercegovinë, ku shumë njerëz janë sidomos të interesuar të zbulojnë nëse ish-lideri i serbëve të Bosnjës do të shpallet fajtor për gjenocid në vitin 1992 në komunat Bratunac, Foca, Kljuc, Prijedor, Sanski Most, Vlasenica dhe Zvornik.

Kjo akuzë u hodh poshtë nga gjyqtarët në vitin 2012, por rikthye në fuqi vitin më pas, kur gjykata tha se provat e paraqitura nga prokuroria “mund të tregojnë se Karaxhiçi kishte qëllim gjenocidial”.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me burgim të përjetshëm. Por në deklaratën përfundimtare të Karaxhiçit para gjykatës në tetor 2014, ai pranoi se gjatë luftës së viteve 1992-1995 janë kryer krime, por këmbënguli se ai s’i ka urdhëruar kurrë ato.

“E kam ndërgjegjen e pastër dhe zemrën e qetë, sepse unë nuk doja luftë,” tha ai.

Prokuroria megjithatë argumentoi se ai ishte përgjegjës për organizimin e gjenocidit, dëbimit me dhunë dhe përndjekjen në një shkallë masive, me qëllim shkatërrimin e të gjithë komunitetin boshnjak.

“Kur mijëra vetë vriten dhe mijëra të tjerë traumatizohen dhe ndalohen, pjesa më e madhe e shtëpive dhe vendet e tyre të lutjes shkatërrohen, pjesa tjetër zhvendosen në të gjithë botën, mund të përcaktohet shumë qartë qëllimi për të shkatërruar komunitetin nga ato veprime,” tha prokurori Alan Tieger .

Shoqatat e viktimave në Bosnjë dhe Hercegovinë druhet se cilido qoftë vendimi, ai do politizohet.

Fikret Grabovica, kryetari i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të Vrarë Gjatë Rrethimit të Sarajevës, druhet se vendimi mund të përdoret nga politikanët në vend për të shkaktuar paqëndrueshmëri.

“Roli i institucioneve gjyqësore në Hagë dhe në nivel lokal është të dënojnë në bazë të ligjit dhe të japin dënime të drejta. Megjithatë, ne e dimë se disa vendime të marra kanë qenë politike,” tha ai për BIRN.

Disa muaj pas vendimit të Karaxhiçit, dhoma e apelit e ICTY-së duhet të japë vendimin përfundimtar në çështjen e ish-zyrtarëve serbë të Bosnjës Mico Stanisiç dhe Stojan Zupljanin, të cilët akuzohen për vrasje dhe dëbim të boshnjakëve dhe kroatëve nga rajoni i Krajinës në veri të Bosnjës dhe Hercegovina. Të dy burrat fillimisht u dënuan me 22 vjet burg.

Problemi me Sheshelin

Vojisllav Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd në gusht. Foto: BETA.
Vojisllav Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd në gusht. Foto: BETA.

ICTY-ja këtë vit duhet të vendosë si të vazhdojë me çështjet e krimeve të luftës kundër liderit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel dhe ish-kreut serb të Kroacisë Goran Haxhiç.

Vendimi për Sheshelin për krimet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci ishte planifikuar të merrej në tetor 2014, por u shty pasi një nga gjyqtarët në gjyq u hoq sepse dyshohej për njëanshmëri.

Politikani më pas u lirua përkohësisht në Serbi për t’u kuruar nga kanceri, duke shkaktuar edhe më shumë vonesa në gjyqin maratonë.

Pasi ai organizoi një sërë mitingjesh nacionaliste dhe bëri deklarata publike provokuese që zemëruan viktimat e luftës, ICTY-ja u përpoq ta merrte atë përsëri në paraburgim në Holandë në vitin 2015.

Por autoritetet e Beogradit deklaruan se shëndeti i Sheshelit ishte përkeqësuar aq shumë saqë ai nuk ishte në gjendje të udhëtonte, ndërsa lideri i Partisë Radikale Serbe tha se ai do t’i rezistojë përpjekjeve për ta detyruar atë që të kthehet në paraburgim.

“Nuk do të shkoj me dëshirë. Ata vetëm mund të më mbajnë në krahë deri të aeroplani për në Hagë,” tha ai në prill.

ICTY-ja ka caktuar ta marrë vendimin e Sheshlit në tremujorin e parë të vitit 2016, por mbetet ende të shihet nëse ky afat do të plotësohet dhe se si do të programohet rikthimi i tij.

Një tjetër çështje me një datë të pasigurt përfundimi është ajo kundër Haxhiçit, gjyqi i të cilit për krime në Kroaci është shtyrë për shkak të shëndetit të tij të keq që nga tetori 2014.

Haxhiç tani është kthyer në Serbi ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Në raportin e saj të fund vitit për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryeprokurori i ICTY-së Serge Brammertz tha se zyra e tij “po ndiqte të gjitha mundësitë e arsyeshme për të lejuar përfundimin e gjykimit të Haxhiçit”.

Brammertz paralajmëroi gjithashtu se shumë nga stafi i prokurorisë së Hagës janë rekrutuar nga zyra e prokurorit të Mekanizmit për Gjykatat Ndërkombëtare Penale, MICT – institucioni i ngarkuar për përfundimin e punës së gjykatës së OKB-së për krime lufte, pasi ajo mbyllet brenda dy vjetësh.

Si përfundim, në gjysmën e parë të vitit 2016, pritet të mbarojë edhe dëgjimi i provave në gjyqin ë Mlladiçit – çështja e fundit e plotë që do të mbahet në Gjykatën e Hagës.
Mlladiç, ish-komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjeBurgFocagjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarKrimekrime lufteKroaciLufteMjekmjekëMlladiçOKBParaparaburgimprokurorProkuroriProkuroriaPunërajoniSarajevëSerbiSerge BrammertzSHSheshelitë drejtaVendimiVojisllav Sheshelivrasje
Tjetri
Operacioni ‘ Stuhia ’ shkaktoi trazira për Kroacinë

Operacioni ‘ Stuhia ’ shkaktoi trazira për Kroacinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.