AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet se censuroi emisionin investigativ Publicus

Lindita ÇelaGjergj ErebarangaLindita ÇeladheGjergj Erebara
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Foto: LSA

Gazetarët shqiptarë protestojnë pasi presioni i kryebashkiakut Veliaj aludohet se shkaktoi mostrasmetimin e një emisioni investigativ në Vizion Plus mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës ndërsa administrata e televizionit hedh poshtë akuzën se mospublikimi i emisionit qe për ta censuruar atë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Foto: LSA
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Foto: LSA

Emisioni investigativ Publicus në Vizion Plus tërhoqi vëmendjen javën e kaluar me episodin e tij të dytë, ku ekspozoi gënjeshtrat e qeverisë mbi aftësitë e laboratorit doganor shqiptar për të kontrolluar importin e mbetjeve, por emisioni i tyre i tretë, një investigim mbi marrëveshjet e pista të Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e Landfillit të Sharrës nuk u transmetua të dielën në darkë, në një ngjarje që shumë gazetarë po e shohin si një rast censure flagrante mbi lirinë e medias.

Stafi i emisionit Publicus publikoi të dielën në darkë në faqen e tyre në Facebook një shënim ku denoncuan mbylljen e emisionit investigativ dhe humbjen e mbështetjes financiare për këtë emision.

” Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë  transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)! Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!,” shkroi stafi i emisionit.

Producenti i emisionit, Artan Rama, i tha BIRN se pasi investigoi skandalin e landfillit për një javë, ai qe thirrur të premten nga administratori i Televizionit dhe i qe kërkuar që të tregonte përmbajtjen e emisionit. Të dielën, administratori e njoftoi se emisioni nuk do të transmetohej pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Për Partinë Demokratike në opozitë, mbyllja e emisionit është pasojë e drejtpërdrejtë e cenzurës së ushtruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj mbi lirinë e medias.

“Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri,” deklaroi Grida Duma, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike

“Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin,”  tha ajo.

Gjithsesi, Genc Dulaku, drejtor administrativ i Media Vizion, kompanisë që menaxhon televizionin Vizion Plus, mohoi të ketë bllokuar transmetimin e emisionit për ta censuruar atë.

“Ne patëm mosmarrëveshje mbi çështje administrative me drejtorin e emisionit pasi ai qe vonuar në montimin e tij,” tha Dulaku për BIRN. “I thashë se qe e pamundur që emisioni të transmetohej këtë javë dhe se ai mund të vijonte javën tjetër, por ai vendosi të largohet,” tha Dulaku duke iu referuar regjisorit të emisionit Artan Rama. “Unë nuk mund të censuroj një emision që nuk e kisha parë,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Erion Veliajt nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për komente.

Reklama e emisionit, e publikuar në faqen facebook të emisionit, thotë se ata kanë investiguar vdekjen e Ardit Gjoklajt, një 17 vjeçar që punonte pa kontratë pune në landfillin e Sharrës për nëj kompani të quajtur 3R, e cila operonte një impjant riciklimi në landfillin pronë e bashkisë.

“Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!”, shkruan drejtuesit e emisionit në Facebook.

Një pjesë e profesionistëve të medias reaguan të zemëruar ndaj lajmit. “Kjo është një ditë e keqe, [për lirinë e medias]” shkroi Andi Bushati në publikimin në internet Lapsi.al.

“Kjo është një goditje e përsëritur ndaj medias që investigon punën e Bashkisë së Tiranës,” deklaroi Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë në një njoftim për median.

“Ky është një nivel i ri censure,” tha për BIRN Ervin Goci, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. “Më herët ne jemi informuar për përpjekjet pas skene për të shtyrë gazetarët drejt heshtjes. Tashmë këto përpjekje kanë dalë në shesh,” shtoi ai.

Më 7 gusht, trupi i pajetë i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj u gjet në landfillin e Tiranës. Policia arrestoi tre supervizorë impjantit të riciklimit të plehrave ku Gjoklaj punonte krahas dhjetëra punëtorëve të tjerë, për llogari të një kompanie të quajtur 3R, për të ndarë plastikën, letrën dhe metalet nga mbeturinat e pariciklueshme.

Policia e hetoi ngjarjen si një aksident në punë dhe arrestoi tre mbikëqyrës të punimeve për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Administratori i kompanisë 3R, Edurim Teqja, u shpall formalisht në kërkim nga policia. Teqja qe emëruar udhëheqës i Partisë Socialiste për qytetin e Peqinit pak muaj më parë.

Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë përgjigje mbi pyetjet se mbi çfarë marrëveshjeje, nëse ka një të tillë, një kompani private riciklimi po punonte në landfillin nën pronësinë e bashkisë.

Më herët këtë muaj, gazetarja Alida Tota njoftoi se ajo qe pushuar nga puna nga televizioni ku punonte pasi kishte investiguar mbi të njëjtën çështje.

Investigime të mëparshme të BIRN kanë zbuluar se riciklimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës nga kompania 3R kryhej nga punëtorë të keqpaguar dhe në shumicë pa kontrata pune.

Punësimi i paligjshëm i Ardit Gjoklajt për shkak të moshës ende të mitur nuk çuditi asnjërin prej punonjësve të landfillit të Sharrës që BIRN intervistoi. Ata treguan se praktika e punësimeve në kompaninë “3R” shpk udhëhiqej nga uria për sa më shumë krah të lirë pune, se sa nga respektimi i ligjeve në fuqi.

Më herët këtë vit anëtarët e Shoqatës së Riciluesve u ankuan për një tentativë të re për krijimin e një monopoli për riciklimin e mbetjeve të Tiranës, qyteti që prodhon shumicën dërrmuese të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri. Një investigim i BIRN i publikuar në gusht, zbuloi se lufta e Bashkisë së Tiranës për kontrollin e plehrave fshihte në fakt interesa private.

Etiketa: 3RAdministrataAdministrativeaksidentArdit GjoklajBashkiaBIRNCensureDulakuErion VeliajFacebookgazetarGenc DulakuGrida DumaInteresa PrivateInvestigimLapsi.alLuftaMediaMedia VizionPartisë SocialistePoliciaPunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëRamaraportreklamaSHSharrëshqipShqipëritë miturTiranëVizion PLus
Tjetri
Fotografi dokumenton impaktin njerëzor të luftës së Kosovës

Fotografi dokumenton impaktin njerëzor të luftës së Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.