Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
IKMT vazhdoi të mërkurën shembjet e shtëpive në Shkozë, pavarësisht protestave nga banorët e zonës që e kanë konsideruar procesin si të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ofertat e bashkisë Tiranë.
Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku ish-pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Shembjet e 153 shtëpive të banorëve të Shkozës, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhduan edhe të mërkurën.
Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit goditën disa shtëpi në pjesën e poshtme të urës, ndërsa oficerët e policisë së shtetit kishin rrethuar zonën duke ndaluar çdo lëvizje.
Prej pesë ditësh, një pjesë e banorëve të Shkozës, të cilët i kanë ndërtuar shtëpitë në vitet ’90 por nuk u janë legalizuar, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar procesin si jotransparent dhe kanë hedhur poshtë ofertat e bashkisë për kreditë të butë dhe bonus strehimi. Ata kanë kërkuar vlerësim dhe kompensim të shtëpive të tyre.
Protestuesit i thanë BIRN se shumica e shtëpive në zonë janë ndërtuar para viteve ’90 dhe se askush përgjatë viteve nuk i kishte informuar për projektet infrastrukturore. Ata pretendojnë se janë lënë qëllimisht jashtë procesit të legalizimit për t’u përjashtuar më pas nga programet e kompensimit të qeverisë.
Unaza e Madhe e Tiranës, një projekt prej disa dekadash llogaritet se kalon nëpër 22 kilometra të jashtme të kryeqytetit duke nisur nga Dogana, drejt Shkollës Teknologjike, Komunës së Parisit, Liqenit Artificial, atij të Farkës, Shkozë, Babrru, Bregu i Lumit dhe Kthesa e Kamzës.
Në vitin 2016, banorët e Selitës dolën gjithashtu në protestë kundër shembjeve të shtëpive të tyre, duke hedhur të njëjtat akuza ndaj institucioneve për mungesë transparence dhe kompensim të padrejtë.
Banorët e një shtëpie të shembur në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë fadromë e IKMT vazhdon shembjet e shtëpive në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNPolicia ka ndaluar hyrjen në zonën e shembjeve, ku banorët protestojnë për kompensim të drejtë në Shkozë. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNFadroma e IKMT në urën e Shkozës, duke kaluar në anën tjetër për të shembur një shtëpi. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë banor i Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNDisa banorë të Shkozës po transportojnë materialet e shtëpisë, projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNDy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë banore e Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNZona përgjatë të cilës do të kalojë projekti i Unazës së Madhe. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNBanorët shohin shembjen e një shtëpie në Shkozë për t’i hapur rrugë Unazës së Madhe të Tiranës. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNDy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë shtëpi e shembur në Shkozë, ku ish-pronarët po mbledhin materialet e fundit. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë urë në Shkozë ku IKMT po shemb shtëpitë për t’i hapur rrugën Unazës së Madhe. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë banor i Shkozës po mbledh frutat e fundit nga pemët e kopshtit të shtëpisë së tij, projektuar për t’u shembur nga IKMT. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRNInspektorët e IKMT në zonën e shembjeve. 20 shtator 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Funksionale
Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.