AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita kërkon hetimin e 2 deputetëve për rekorde kriminale në Itali

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e PDIU, Aqif rakipi, Reme Lala dhe Bujar Muça | Foto nga : LSA

Partia Demokratike i kërkoi të mërkurën Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë deputetët Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani, duke pretenduar se ka dyshime të arsyeshme se të dy subjektet kanë rekorde kriminale.

Deputetët e PDIU, Aqif rakipi, Reme Lala dhe Bujar Muça | Foto nga : LSA

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur,” njoftoi PD nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Denoncime nga publiku dhe partnerët pranë Partisë Demokratike përbëjnë indicie për të verifikuar nëse të dy këta deputetë kanë fshehur rekorde kriminale në të kaluarën e tyre në lidhje me  aktivitete të paligjshme të kryera në Itali,” shtoi ajo.

Gjetan Gjetani është deputet i Partisë Socialiste i zgjedhur në qarkun e Lezhës. Më parë ai ka punuar si përgjegjës sektori në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kurbin.  Në formularin e tij të vetdeklarimit ai ka deklaruar se gjëndja e tij gjyqësore është e pastër dhe nuk ka gjeneralitete të mëparshme.

Ndërkohë Aqif Rakipi, një biznesmen në sektorin minierave dhe pasurive natyrore, është deputet prej dy mandatesh i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Rakipi nuk pohon në formularin e vetdeklarimit të ketë pasur në të kaluarën probleme me ligjin, ndërkohë që ka jetuar nga viti 1993 deri në vitin 1999 si emigrant në qytetin italian të Milanos.

Rakipi e gjeti veten në syrin e një cikloni mediatik në gusht, pasi aksidentoi me makinë një 53-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen dhe u larguar nga vendngjarja pa i ofruar ndihmën e shpejtë.

Ai ndërkohë është në hetimin nga Prokuroria që nga legjistlatura e kaluar si subjekt i ligjit të dekrminalizimit. E pyetuar nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme u shpreh se për Rakipin nuk ka akoma një vendimmarrje mbi pastërtinë apo jo të figurës së tij, “pasi priten përgjigje nga disa autoritete të huaja.”

Kërkesa e Partisë Demokratike bazohet në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,” i njohur gjithashtu si ligji i dekriminalizimit.  Kjo kërkesë vjen pas një fjalimi të ashpër të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili gjatë një ceremonie të hënën në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, i kërkoi qeverisë t’i shpallë luftë pa kompromis krimit të organizuar.

Sipas Lu, katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale në Shqipëri, të cilat menaxhojnë operacione të trafikut të drogës dhe atij njerëzor, shantazhe, vjedhje të makinave apo të pastrimit të parave.

Pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e të kaluarës së tij, deputeti socialist Gjetan Gjetani i ka cilësuar aludimet e opozitës si të pavërteta në një deklaratë për gazetën Panorama.

“Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij vitit dhe kam kaluar 10 orë me familjen në Kotorr. S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe as një vend të BE,” tha ai duke iu referuar akuzave të opozitës. “Në kohën që i referohet PD kam qenë polic këtu në Shqipëri,” shtoi ai.

Në një deklaratë për shtyp PDIU ka mohuar gjithashtu që deputeti Rakipi kishte një të kaluar kriminale, duke akuzar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha se po kërkonte të tërhiqte vëmendjen nga kriza e saj e brendshme pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

“Z. Aqif Rakipi është verifikuar dhe stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. Ai është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark,” tha PDIU

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Lulzim Bashkës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë,” përfundoi ajo.

Etiketa: Aqif RakipiBashaBEBIRNBiznesmendeputetelbasanFamiljeGjyqGreqiIntegrim dhe UnitetItaliKotorrKrizaKurbinLezhëLigji i dekriminalizimitligjzbatueseLulzim BashambështetjeOpozitaPanoramaPartiaPartia DemokratikePartia DrejtësiPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPDIUposte publikeProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeshqipShqipërivjedhje
Tjetri
Pagat e ulëta lënë të pakënaqur 64% të punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë

Pagat e ulëta lënë të pakënaqur 64% të punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.