AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Forumi mjedisor, thirrje qeverisë të kundërshtojë urbanizimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forumi i organizatave mjedisore | Foto nga AOS

Një grup organizatash mjedisore nga Shqipëria dhe rajoni, bashkuan zërin me aktivistët në një forum mjedisor i cili i bëri apel qeverisë që parku kombëtar Divjakë-Karavasta të qëndrojë zonë natyrore.

Forumi i organizatave mjedisore | Foto nga AOS

Komuniteti shkencor dhe shoqëria civile në Tiranë organizuan të hënën forumin e tretë në mbrojtje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili kërcënohet nga planet për urbanizim përmes një resorti turistik që do të prekë një pjesë të madhe të zonës së mbrojtur nga ligji shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.

Forumi “Nevoja për Veprime Sinergjike në Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta nga Urbanizimi” bëri bashkë mjedisorë nga Shqipëria dhe rajoni, si dhe profesorë e aktivistë të angazhuar, të cilët i bënë thirrje qeverisë shqiptare të kundërshtojë propozimet për urbanizim nga kompania Mabetex për ta lënë parkun kombëtar në gjendje natyrore.

Koalicioni mjedisor, që përbëhet nga grupimi i organizatave AOS, EcoAlbania, Lex Ferenda dhe PSEDA Iliria argumentoi se plani i urbanizimit të Mabetex me 2400 apartamente dhe facilitete të tjera do të shkatërronte zonat dhe habitatet kritike për qindra-mijëra shpendët të cilët folezojnë në Divjakë-Karavasta.

“Divjaka gjatë këtyre viteve ka arritur të jetë një zonjë tërheqëse për turistët përmes vëzhgimit të shpendëve. Më parë as që bëhej fjalë të kishte vizitorë veç aktiviteteve ilegale,” tha Sajmir Hoxha, nga organizata mjedisore Noe Conservation.

“Numri i vizitorëve është tashmë në rritje dhe ne duam të promovojmë turizmin pa dëmtuar habitatin. Ky plan urbanizimi është shkatërrimtar dhe do të zhdukë vlerat natyrore,” tha Hoxha.

Orintologu Taulant Bino u shpreh se koalicioni mjedisor është i vendosur të kundërshtojë deri në fund planet për megaresortin dhe çdo plan urbanizimi të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Sipas Binos, koha 15-vjeçare e ndërtimeve në park do të shkatërrojë plotësisht biodiversitetin dhe ndryshe nga besimi fillestar i komunitetit se megaresorti do t’i sjellë përfitime, ai do të jetë një dëm i pashlyeshëm si për shpendët dhe për njeriun.

“Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha hallkat e ankimimit kombëtar dhe ndërkombëtar,” tha Bino, duke iu referuar projektit zhvillimor i cili nuk është miratuar ende nga qeveria.

Po ashtu, organizatat mjedisore vërejnë se plani shkel ligjin 8906/2002 “Për Zonat e Mbrojtura”, që ndalon ndërtimin në park kombëtar, si dhe Konventën e Bern, Konventën Ramsar, Rrjetin Emerald  dhe parimet e mbrojtjes së natyrës nga Bashkimi Europian (Natura 2000).

Specialistët thonë se urbanizimi i Divjakë-Karavasta do të pakësonte ndjeshëm popullatën e 250 speciesh shpendësh dhe dhjetëra specie gjitarësh, zvarranikësh dhe peshqish dhe pasojat e dëmtimit të parkut kombëtar në Shqipëri do të zgjateshin në biodiversitetin europian.

Forumit iu bashkua edhe Catherine Bohne, një aktiviste e zëshme e fushatës kundër HEC-eve në Valbonë, e cila ndau me aktivistët e tjerë përpjekjet e komunitetit të Tropojës për të shpëtuar luginën e Valbonës nga shkatërrimi i hidrocentraleve.

“Duhet të mblidhemi dhe të protestojmë… Njerëzit duhet ta kuptojnë që një park kombëtar është pronë e jona dhe e askujt tjetër”, tha Bohne duke shtuar se pavarësisht kërcënimeve aktivistët nuk duhet të tremben.

Përgjatë Ballkanit, mjedisorët bien dakord se kanë sfida të ngjashme me zona natyrore të një rëndësie të lartë, të cilat shpesh politika i sakrifikon për përfitimet e veta ose një grupi të vogël biznesmenësh.

“Prej disa vitesh tashmë ende po luftojmë për të shpëtuar Salinën, kriporen unike të Malit të Zi nga planet ndërtimore të kryeministrit Djukanoviç,” tha Jovana Januseviç, nga Qendra për Mbrojtje dhe Studime për Shpendët CZIP në Malin e Zi.

“Mos e humbni shpresën, edhe për ju beteja sapo ka filluar”, inkurajoi Januseviç aktivistët shqiptarë.

Aktualisht, Shqipëria po përballet me tre pika të nxehta të dëmit natyror.

Parku kombëtar i luginës së Valbonës është i rrezikuar nga ndërtimi i hidrocentraleve, të cilat banorët pretendojnë se kanë marrë leje pa u konsultuar me ta dhe se dëmtojnë planet afatgjata të tyre për turizëm. Ata e çuan çështjen e tyre në gjykatë, por Gjykata e Rrethit në Tiranë e hodhi poshtë padinë e tyre duke lejuar vazhdimin e punimeve.

Lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa, kërcënohet gjithashtu nga planet e hidrocentraleve, prej të cilave qeveria shqiptare nuk ka hequr dorë pavarësisht thirrjeve nga aktivistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ata e kanë cilësuar zonën me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, por edhe një pikë të rëndësishme turizmi.

Një investigim i BIRN zbuloi se investimet ‘strategjike’ kërcënojnë lagunën e Karavastasë dhe Nartës, zona të pasura dhe të rëndësishme për biodiversitetin.

Etiketa: aktivistAktivistëAOSApelBanorëBashkimi EuropianBIRNBiznesmenCatherine BohneEcoAlbaniaGjykataHECInvestigimlagunëLumimbrojtjeMITMjedisinartëOrganizatat mjedisoreQeveriaQeveria shqiptarerajoniSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaulant BinoturistTurizmiValbonësVjosaZonat e Mbrojtura
Tjetri
Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

Shoqëria civile: kriteret penguan zgjedhjen e anëtarit të KLP-së

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.