AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gjykata Administrative vulos anulimin e HEC-eve në kanionet e Osumit

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor, Energjia, Korrupsioni, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kanionet e Osumit | Foto nga : Loreta Cuka

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë ‘HP Bigas-Veleshnje Energy’, e cila kontestonte vendimin e ministrisë së Energjisë për anulimin e lejes koncesionare për dy hidrocentrale që sipas aktivistëve mjedisorë kërcënonin kanionet e Osumit.

Kanionet e Osumit | Foto nga : Loreta Cuka

Gjykata  Administrative e Shkalës së Parë vlerësoi si ligjor të gjitha hapat administrativ që çuan në prishjen në mënyrë të një anshme të marrëveshjes koncesionare me kompaninë  “HP Bigas-Veleshnje Energy”   e cila do të ndërtonte dy hidrocentrale mbi kanoninet e lumit Osum.

Në janar të këtij viti publikimi i vendimeve për ndërtimin e HEC-eve në një nga zonat më tërheqëse për turizmin e aventurës në vend, ngjalli reagimin e opinionit publik dhe të organizatave mjedisore, të cilat denoncuan se ka pasur ‘falsifikime’ të dokumenteve shtetërore të projektit koncesionar .

Nën presionin e opinionit publik, kryeministri Edi Rama deklaroi  se do të anulojë projektin e HEC-eve dhe la të kuptohej se manipulimi i dokumenteve ishte zbuluar pas miratimit të lejes së tyre, e zbardhur në mbledhjen e 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Menjëherë pas kësaj, Ministria e Energjetikës nisi procedurat për anulimin e kontratës koncesionare, e cila sipas aktivistëve mjedisorë përbënin rrezik për kanionet e lumit Osum.

Kompania “HP Bigas-Veleshnje Energy”  i drejtua Gjykatës Administratave në Tiranë duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të vendimit  të Ministrisë së Energjisë  dhe Infrastrukturës për prishjen në mënyrë të njëanshme të kontratës koncesionare.

Palë në këtë proces gjyqësor ishin edhe dy organizata jofitimprurëse, me fokus mjedisor përkatësisht Federata Shqiptare e Rafting dhe “Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri” (EcoAlbania), të cilat paraqitën gjatë gjykimit argumente shtesë lidhur me besueshmërinë e vendimeve administrative objekt gjykimi dhe i kërkuan gjykatës rrëzimin e padisë. Përfaqësimi në gjykatë i dy organizatave u realizua nga Klinika e Ligjit e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA, në qytetin e Durrësit.

Pas katër muajsh shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, gjyqtarja Afërdita Maho vendosi të rrëzoj kërkesëpadinë e “HP Bigas dhe Veleshnje” shpk me argumentimin se është e pabazuar në prova dhe në ligj.

Gjytarja Maho vlerësoi si të drejtë dhe ligjërisht të bazuar, veprimtarinë e organeve publike, të cilët diktuan në nxjerrjen e vendimit për anulimin e marrëveshjes koncesionare të ndërtimit të HEC-eve mbi Osum.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se nga ana e organeve të administratës publike të përfshira në këtë proces, ishin ndërmarrë të gjithë hapat e duhur ligjorë dhe ishin zbatuar me rigorozitet gjithë procedurat ligjore në fuqi, duke u finalizuar me pezullimin e aktivitetit të subjektit privat “HP Bigas dhe Veleshnje” për ndërtimin e tre HEC-eve.

“Veprimtaria e institucioneve publike ka qenë në përputhje të plotë me kuadrin e tyre  legjislativ, organizativ dhe funksional në fuqi dhe në koherencë me njëra-tjetrën, duke pasur si të vetmin qëllim primar, mbrojtjen e interesit publik dhe interpretimin e duhur të dispozitave ligjore,” thuhet në vendimin e shpallur më datë 30.07.2018 të  Gjykatës  Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

“Ky qëllim ka qenë thelbësor për të përcaktuar natyrën e veprimeve të ndërmarra prej MTM, AKM dhe ISHMPU, veprimtari e cila në rastin konkret, jo vetëm nuk bie ndesh me Parimin e Sigurisë Juridike, ashtu sikurse ka pretenduar gjatë këtij gjykimi pala paditëse, por përkundrazi, veprimtaria e institucioneve publike, e ndërmarrë duke pasur interesin publik,” shton vendimit.

Projekti koncesionar për ndërtimin e dy hidrocentraleve Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje u miratua fillimisht në shtator 2013, kur qeveria e udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha ndodhej në ditët e fundit në detyrë. Me të marrë timonin e qeverisë, Rama premtoi anulimin e të gjitha lejeve që Berisha firmosi në fund të mandatit duke i cilësuar ato si korruptive.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se HEC-et mbi lumin Osum jo vetëm që nuk u anuluan, por morën miratimin e disa enteve në varësi të qeverisë “Rama”.

Ministria e Energjisë vijoi procedurat për ndryshimin e kontratës fillestare të kompanisë HP Bigas-Veleshnje Energy, duke e ndryshuar kapacitetin nga 0.5 në 1.2 mega. Kjo solli edhe bashkimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 2, ndërsa kontrata e re u nënshkrua nga ministria e Energjisë më 16 maj 2016.

Projekti mbërriti më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit, ku u miratua në 12 dhjetor 2017. Ai u mbajt i fshehtë dhe nuk u botua as nga qeveria dhe as nga KKT.

Etiketa: AdministrativeAfërdita MahoAKMaktivistAktivistëBIRNEcoAlbaniaEdi RamaGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqHECKKTKryeministri Edi RamaLigjLumiOsumQeveriaRamarrezikSali BerishashqipShqipërishqiptareshtator
Tjetri
Dyshimet për konflikt interesi dhe pasuri të pajustifikuara rëndojnë Gjyqtarin Artan Broci

Vetingu rrëzon Artan Brocin e Gjykatës së Lartë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.