AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria e Tiranës nuk ka hetim për shembjen e Teatrit Kombëtar

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në konferencë për mediat. Foto: LSA

Pyetur nga BIRN, materjalet për personat e arrestuar nga policia mes protestuesve nuk kanë mbërritur ende ndërsa zyrtarët e saj heshtin kur pyeten nëse kanë nisur apo jo hetim për procedurën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në konferencë për mediat. Foto: LSA

Prokuroria e Tiranës nuk ka ende një procedim penal lidhur me situatat e dhunës të krijuara gjatë protestës të së dielës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që nuk jep informacion nëse ka filluar ose jo hetim lidhur me kallëzimin e kryer nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, AMT ndaj inxhinierëve të cilët kanë firmosur aktin ku është bazuar Këshilli i Bashkisë Tiranë për t’i dhënë fund ndërtesës së teatrit.

“Nuk ka mbërritur akoma referimi nga policia deri në këto momente. Sapo të vijë dhe të regjistrohet do t’ju vëmë në dijeni”, i tha BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Lorena Salillari.

Gjithashtu, prokuroria refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse është regjistruar ose jo një procedim penal për “shpërdorim detyre” të urdhëruesve dhe ekzekutuesve të shembjes së Teatrit, i cili, supozohet se u bë në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 14 Maj, por shembja e kryer tre ditë më vonë ndodhi në një kohë kur vendimi i këshillit nuk kishte fuqi ligjore. Sipas ligjit për Pushtetin Vendor, vendimet e këshillit hyjnë në fuqi vetëm 10 ditë pas publikimit.

Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Sipas aktivistëve, këta persona kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë, të cilët nuk kishin dhënë atëherë një qëndrim përfundimtar.

Policia e Shtetit njoftoi të dielën se gjatë aksionit në terren për shembjen e Teatrit Kombëtar u shoqëruan 37 persona të cilët kundërshtuan me forcë apo penguan zbatimin e vendimit dhe se po vijoheshin veprimet proceduriale në bashkëpunim me prokurorinë.

Nga ana tjetër SPAK njoftoi të premten se ka nisur hetimi për kallëzimin e kryer nga AMT ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku, por se nuk ka emër të regjistruar. Aktivistët akuzojnë Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”, duke pretenduar se, bazuar në ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri me partneritet publik-privat, nuk ka më mundësi që ky ndërtim të bëhet vetëm nga pala e shtetit.

Policia e Tiranës njoftoi të hënën se të dielën u shoqëruan gjithsej 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. Sipas policisë, janë arrestuar 7 protestues për

veprat penale “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”; janë proceduar në gjendje të lirë 21 persona për veprën penale “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe 36 të tjerë janë penalizuar me masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëArbjan MaznikuBIRNCOVIDCOVID-19DhunëElisabeta ImerajErion VeliajGjykatëGjykatësGjyqHetimImerajKorrupsionkorrupsion pasivLorena SalillariMASPoliciaPolicia e ShtetitPolicia e TiranësprocedimProkuroriaProkuroria e TiranësprotestuesSalillariShpërdorim detyreSPAKTiranëVendimetVendimi
Tjetri
Aktivistët kërkojnë ndihmë për profesionet ‘informale’ të prekura nga COVID-19

Aktivistët kërkojnë ndihmë për profesionet ‘informale’ të prekura nga COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.