AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tepër vonë për të mbrojtur lumin Mat

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Policia e Lezhës gjobiti me 6 milionë lekë 3 prodhues inertesh në shtratin e lumit Matit, por banorët e fshatrave buzë lumit thonë se deri sa mbërritën gjobat, qindra hektarë tokë janë shkatërruar nga erozioni i shkaktuar nga shfrytëzimi i zhavorrit të këtij lumi.

Këmbët e urës historike të Matit tregojnë edhe sasinë e stërmadhe të zhavorrit të marrë nga shtrati i lumit përgjatë viteve të fundit. Foto: Elvis Hila

Në dy ditë policia e Lezhës në bashkëpunim me Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit proceduan penalisht tre persona dhe vendosën 6 milionë lekë gjoba ndaj kompanive të inerteve për dëmtim të shtratit të lumit Mat duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Aksioni që nisi një javë pas paralajmërimit të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një inspektimi në Kune-Vain, është i pari pasi IKMT dhe policia morën në fillim të të këtij viti kompetencat e Inspektoratit të Mjedisit dhe kanë për detyrë të ndjekin ndotësit dhe mbrojnë pyjet e ujërat.

Por ndërhyrja së fundmi e policisë, është e vonuar sipas banorëve të fshatrave buzë Matit ndërsa dëmet janë të parikuperueshme. Banorët thonë se qindra hektarë tokë Bujqësore janë përpirë tashmë nga rrjedha e lumit në fshatin Skuraj të Kurbinit, për shkak të devijimit të shtratit nga marrja pa kriter e inerteve.

Ata po ashtu ankohen se “grabitja” e inerteve u shtua në tre muajt fundit kur vendi ishte në karantinë për shkak të pandemisë, ndërsa thonë se një sërë kompanish të tjera veç atyre që u gjobitën vijojnë të marrin zhavor dhe hedhin inerte në lumë.

Një nga banorët e zonës Agustin Kulla tha se ishin të paktën dy kompani që merrnin inerte pranë fshatit të tij. “Ka mbi tre muaj që këtu kanë ardhur mjetet duke marrë inerte në shtratin e lumit. Ata veprojnë krysisht gjatë oreve të natës, por në kohën e pandemisë nuk e kanë ndaluar punën për asnjë minutë”, thotë Kulla.

Shfrytëzim e ndotje pa kriter

I lajmëruar në shkurt nga Ministri i Brendshëm, ndryshimi që i shtoi kompetencat IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për të vepruar ndaj prerësve të pyjeve dhe ndotësve të mjedisit, pretendohet se do të frenojë shfrytëzimin pa kriter të lumenjve dhe prerjen e pyjeve.

Por banorë të zonës të prekur nga situata dhe që kanë humbur tokë bujqësore për shkak të ndërhyrjeve, ankohen se në shumicën e rasteve policia ka ndërhyrë në krah të shfrytëzuesve të lumit, ndërsa askush nuk iu përgjigjet për dëmet që po shkaktohen.

“Jemi disa banor që jemi prekur nga kjo masakër që po bëhet. E kemi tokë bujqësore me të gjithë dokumentacionin dhe e shfrytëzojmë në vazhdimësi. Jemi ankuar në bashki dhe polici, por na thonë se firmat që po marrin inerte janë me dokumentacion. Nuk e di kush i jep ato leje që të na masakrojnë zonën në këtë mënyrë. Kena tentuar me ua blloku punimet, por na ka ardhur policia dhe s’na ka lejuar” thotë një banor i zonës.

Agustin Kulla pretendon se kompanitë e inerteve edhe pse pa dokumente kanë vijuar të punojnë edhe pasi kompetencat për ruajtjen e lumit i kaluan policisë pa u shqetësuar. “Kanë devijuar të gjithë shtratin e lumit dhe (lumi) ka plasur tek toka e jonë. Që kur kanë nisur të punojnë këtu janë marrë nga rrjedha e lumit qindra hektarë tokë bujqësore”, thotë Kulla.

Banori thotë se dhunimi nuk mbyllet vetëm më marrjen e zhavorit, pasi sipas tij të njëjtat kompani sjellin materiale inerte gjatë natës dhe i hedhin në brigjet e lumit, duke e ndotur.

“Këtu është zonë turistike dhe po bëhet një masakër e vërtet. Vinë e sjellin materiale inerte nga Tirana. Shkarkohen çdo ditë kamionët e tonazhit të rëndë me inerte ndërtimesh të shembura. E kanë mbushur të gjithë vendin që shfrytëzohej edhe për plazh pranë “Rrugës së Kombit” në Skuraj”, tregon Kulla.

Situatë e ngjashme paraqitet në të gjithë gjatësinë e Lumit Mat. Shfrytëzimi pa kriter me ose pa leje po sjell mjaft dëme. Krahas gërryerjes së tokave bujqësore dhe akseve rrugore përfshirë dhe Rrugën e Kombit, ndërhyrjet në lumin Mat kërcënojnë dhe Urën e Zogut një monument kulture mbi këtë lum.

Lumi i gërryer nga firmat e inerteve godet vazhdimisht këmbët e urës duke i dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston më dhe ato mbahen vetëm me shufrat metalike.

“Gjatë viteve të fundit Ura e Zogut po shkon gjithnjë e më shumë drejt degradimit. Shfrytëzimi pa kriter i lumit ka bërë që rrjedha e ujit të godasë fort në këmbët e urës. Betoni është gërryer totalisht dhe këmbëve ju kanë dalë hekurat. Nëse nuk do merren masa kjo urë mund të shembet shumë shpejt dhe ne do të humbasim një monument kulture me vlera të jashtëzakonshme”, thotë Fons Trashaj, banorë i Pllanës në Lezhë.

Ai tregon se lumi në këtë zonë shfrytëzohet brutalisht dhe ka sjell shumë pasoja. “Nuk e di a kanë leje apo jo, por di të them se në çdo periudhë të vitit është plot me mjete të tonazhit të rëndë që grumbullojnë dhe marrin inerte”, thotë Trashaj.

Gërryerjet rrisin rrezikun e përmbytjeve

Ura e Zogut mbi Lumin Mat. Foto: Elvis Hila

Eksperti i mjedisit Jak Gjini e konsideron situatën e krijuar si alarmante. Ai thotë se shfrytëzimi pa kriter për inerte e ka devijuar shtratin e lumit, duke u kthyer në një rrezik serioz përmbytjesh në zonat e banuara.

“Prej dekadash Lumi Mat është shfrytëzuar intensivisht për inerte, duke bërë që rrjedha e gjallë e lumit të ketë shumë devijime. Kjo rrjedhë nuk është e përqendruar në aksin e tij të moçëm, që garantonte që ai të mos dilte nga argjinatura”, thotë Gjini.

Ai thotë se për shkak të ndërhyrjeve ishin krijuar ishuj artificial dhe shumë gropëzime të panevojshme artificiale që kanë ngelur nga shfrytëzimet, po ashtu edhe shumë depozitime të pasistemuara që e përkeqësojnë mjaft gjendjen e shtratit të Lumit Mat.

“Krahas dëmeve që po shkakton në akset rrugore, toka bujqësore dhe tek tre urat, kjo ka rritur dhe rrezikun e përmbytjeve. Si rezultat i shfrytëzimit janë dëmtuar argjinaturat në të dyja anët e lumit dhe në rast prurjesh të shumta në këtë lum rreziku për përmbytje në Bregun e Matës dhe Fushë-Kuqe është shumë i madh”, ngre alarmin Gjini.

Sipas ekspertit Gjini zgjidhja e këtij problemi është ndalimi i shfrytëzimit  dhe disiplinimin i rrjedhës së lumit. “Kërkohen ndërhyrje të forta të natyrës inxhinierike për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike e cila vijon prej dekadash”, tha ai. Ai thotë se duhet të vendosen sërish pengesa që e disiplinojnë rrjedhën në aksin e shtratit të lumit dhe kërkohet ndërtimi i barrierave mbrojtëse në dy anët e rrjedhës, që do të thotë vendosja e inerteve që nuk janë shfrytëzuar dhe mbyllja e gropave që janë krijuar përgjatë shtratit të lumit. “Atëherë duhet t’i japim mundësi lumit që të bëjë vetërehabilitimin e tij që do të thotë nuk duhet shfrytëzuar pa një studim”, thotë Gjini.

Lumi Mat. Foto: Elvis Hila
Etiketa: BanorëbashkiElvis HilaerozioniFushë-KuqeGjobatIKMTInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritJak GjiniKullaKultureLezhëLumiLumi MatMasaMatMjaftMjedisitMonument KulturendotjepaktpasojapërmbytjeplazhpoliciPoliciaPunëpyjetrrezikTiranaTokaURAUra e Zogut
Tjetri
Policia bllokon llogarinë e biznesmenit të ndërtimit nën dyshimin e pastrimit të parave

Policia bllokon llogarinë e biznesmenit të ndërtimit nën dyshimin e pastrimit të parave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.