AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria refuzon ‘për procedurë’ apelin e turkut Selami Simsek për azil

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Në një vendim 3 me 1, Komisioni Kombëtar për Azilin e Refugjatët arsyeton se ankimi i Selami Simsek kundër vendimit për refuzim të azilit, është paraqitur me vonesë, ndërsa anëtarja e Kmitetit Shqiptar të Helsinkit në pakicë ngre dyshime që vendimi nuk i është komunikuar azilkërkuesit.

Furgonin i policisë ku u mbajt i ndaluar shtetasi turk, Selami Simsek.

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria.

BIRN mësoi se Komisioni, i cili u mblodh me vetëm 4 anëtarë nga 7 që ka në përbërje, vendosi me shumicë 3 me 1, për të refuzuar kërkesën e Simsek për azil. Kundër ankimit vendosën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji. Në pakicë përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku kërkoi që ankimi të pranohej. Tre anëtarë të tjerë dhe avokati i Simsek, Elton Hyseni nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Hyseni nuk ishte i arritshëm për koment.

Arsyetimi i shumicës sipas një dokumenti që BIRN pa, u bazua kryesisht mbi procedurë. Në të pretendohet që Simsek ka apeluar tej afatit 15 ditor vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe se kishte refuzuar marrjen dijeni për vendimin. Por sipas mendimit të pakicës, Komisioni nuk kishte provuar që Simsek ose avokati i tij ishin njoftuar për vendimin e refuzimit dhe as që këtij të fundi t’i ishte mundësuar një version i përkthyer i vendimit në një gjuhë që ai e kupton.

Pakica e ka cilësuar “praktikë të dyshimtë” mënyrën se si pretendohej se ishte njoftuar Simsek dhe mënyrën se si ishte përpiluar procesverbali për refuzimin e marrjes dijeni. Sipas saj procedura e ndjekur nuk vërteton marrjen dijeni.

Dyshime mbi mos vënien në dijeni të Sismsek dhe avokatit të tij në këtë proces janë ngritur edhe më herët, pasi u mësua se vendimi i refuzimit i azilit  ishte marrë në 9 mars  nga Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe u bë i njohur vetëm në fillim të korrikut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike në 2 korrik se një përgjigje e Ministrisë së Brendshme për Avokatin e Popullit mbi këtë rast ishte “hileqare”, pasi nuk përmendte datën kur ishte marrë vendimi i refuzimit.

Në një dokument që BIRN siguroi, të lëshuar nga Ministria e Brendshme në 25 qershor, përmendet sepcifikisht që Simsesk kishte të drejtën e apelimit brenda 15 ditëve pa vënë në dukje kohën e fillimit të këtij afati. Në dokumentin e lëshuar gati 4  muaj pas vendimit, nuk përmendet që Simsek ishte njoftuar.  Avokati i Simsek, Hyseni e akuzoi në 2 korrik ministrinë se nuk ia kishte vënë në dispozicion vendimin që ishte marrë në mars.

BIRN mësoi po ashtu se shumica në Komision nuk ka marrë parasysh pretendimet e Simsek dhe mbrojtësit të tij ligjor se në Turqi ai rrezikohej të burgosej si përkrahës i Lëvizjes së Gylen.

Lexo edhe:

Ministria “mban në sirtar” vendimin e refuzimit të azilit për gylenistin

Anëtari i dyshuar i lëvizjes “Gylen” këmbëngul për azil: Refuzimi në shkelje të ligjit

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas,  së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës, ku ndodhet edhe aktualisht.

Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim dyshohet nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij. Pas publikimit të vendimit në media avokati Elton Hyseni apeloi rastin në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është shkalla e dytë e apelimit për të huajt. Vendimi i Komisionit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit.

Lexo edhe:

‘Azil- azil’: Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke

Qeveria shqiptare akuzohet për ‘rrëmbim personi’ në rastet e gulenistëve

Avokati i Popullit: Policia shkeli ligjin me dëbimin e gulenistit turk nga Shqipëria

Etiketa: AdministrativeAkuzaAnkimiAvokati i PopullitAvokatja e PopullitazilAzilkërkuesitBIRNBurgErinda BallancaFetullah GylenGjykataGjykata e TiranësGjyqGylenHarun ÇelikhetimeMbledhjeMediaMinistria e BrendshmeoperacionpakicaPoliciaPunëQeveriaRefuzimiRinassekretSelami SimsekSHshqipShqipëriashqiptareshtatorTiranëTurqiTurqiaVendimVendimi
Tjetri
Bashkimi Europian kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media

Organizatat ndërkombëtare kundërshtojnë planet e Ramës për ligjin antimedia

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.