AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria: Zgjedhjet në Dibër u blenë, por u dogjën afatet

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
NJë protestues i opozitës i bën jehonë publikemve të pergjimeve midis zyrtarëve shqiptarë dhe anëtarëve të krimit të organizuar | Foto : Besar Likmeta

Prokuroria e Dibrës njoftoi se hetimet kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e pjeshme të vitit 2016, por për shkak të kohës së kaluar, krimi ështe parashkruar. Në gjykatë u dërguan vetëm 4 zyrtarë lokalë të akuzuar për kërcënim të zgjedhësve dhe shpërdorim detyre.

Një protestues i opozitës i bën jehonë publikemve të pergjimeve midis zyrtarëve shqiptarë dhe anëtarëve të krimit të organizuar | Foto : Besar Likmeta

Prokuroria e Dibrës njoftoi të premten se hetimet e saj për të ashtuquajtur “Dosja 184”, kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e pjeshme të vitit 2016, por përshkak të kohës që kishte kaluar krimi ishte parashkruar dhe dosja për 11 të akuzuarit nuk mund të dërgohej në gjyq.

“Pavarsisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim…, ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të akuzuarit, që sipas prokurorisë u provua se kishin kryer këtë vepër penale në mënyrë të organizuar, janë Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), Robert Aga, Afrim Mikli, Drini Gjeci, Arben Keshi, Hasan Hoti, Bekim Krashi, Nuri Meda, Fatbardh Lala, Ylli Mikli, Dik Spata.

Kryebashkiaku aktual i Dibrës Dionis Imeraj, i cili përmendet nga prokuroria vetëm në listën e të hetuarve, mohoi në një telefonatë për BIRN akuzat. “Nuk e kam pranuar asnjëherë”, tha ai për akuzën, ndërsa tha që ishte thirrur nga prokuroria vetëm për t’iu njoftuar pushimi i çështjes. “Drejtësia e verifikon vetë atë pjesë”, tha Imeraj.

Prokuroria tha se do të dërgonte për gjykim ish-Shefin e Komisariatit të Dibrës Robert Aga, për “shpërdorim detyre”, dhe tre ish-zyrtarë të tjerë lokalë, Drini Gjeçi, ish-drejtor i Drejtorisë Arsimore, Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohen për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.

Ish-drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci, i cili shkon në gjykatë për kanosje të zgjedhësve dhe shpërdorim detyre, tha se nuk kishte koment. Ndërkohë të tjerë të akuzuar dhe të hetuar nuk qe e mundur të arriheshin, para publikimit të shkrimit.

Dështimi i hetimeve dhe djegia e afateve për dërgimin e njërës prej dosjeve më të bujshme për vjedhjen e zgjedhjeve i atribuohet kryesisht ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda që mbajti për gati tre vjet “në sirtarë” dosjen, për të cilën më pas shpalli moskompetencën duke ia dërguar Prokurorisë së Dibrës. Ping-pongu me dosjen vijoi edhe pas kësaj, pasi prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht ta pranonte, duke cituar mungesë stafi dhe njohje e lidhje me të pandehurit.

Në qëndrimin e saj Prokuroria e Dibrës thotë se kishte kaluar periudha 3 vjeçare nga fillimi i hetimeve dhe se kundravajtja penale, që në këtë rast është blerja e votës dhe dhënia e premtimeve, ishte parashkruar.

Dosja 184 sëbashku me dosjen tjetër me nr.339, që i përket hetimeve të një organizata kriminale në Durrës të përfshirë po ashtu sipas prokurorisë në blerje votash dhe shatazh zgjedhësish, u bënë shkak për bojkotin e parlamentit dhe më pas edhe të zgjedhjeve lokale nga opozita, duke futur vendin në një nga krizat më të thella politike.

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Një pjesë e këtyre përgjimeve që iu publikuan në tabloidin gjerman BILD, përfshinë kryeministrin Edi Rama, deputetin e Partisë Socialiste dhe ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe ish-deputetin, tani kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Por ndërsa për zyrtarët lokalë ka vendime për dërgim të dosjes në gjyq, për bashkëbiseduesit e tyre nuk duket se ka pasoja, pavarëisht se në biseda del që i kanë inkurajuar dhe përshëndetur veprimet.

Më i qartë ndër to është rasti i ish-drejtorit të Drejtorisë Arsimore, i cili akuzohet për “Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, edhe pse një nga telefonatat e përgjuara dhe publikuara tregon se të paktën në një rast ai kishte marrë porositë nga tani kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, për t’i thënë një drejtori shkolle të shpallte publikisht votën për Partinë Socialiste. “Deklaro votën hapur atje, që e kë për PS-në, ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon”, dëgjohet Ndreu në bisedë. Ndreu u mbrojt duke pretenduar se i kërcënuari rrezikonte vetëm vendin si kryetar i Partisë Socialiste edhe pse mesazhi po i përcillej përmes shefit të tij në zyrën arsimore.

Zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër u fituan nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj i atëhershëm me PDIU (më pas një fraksion i kësaj partie që iu bashkangjit socialistëve), me rezultat më të thellë se zgjedhjet e mëparshme, ndërsa demokratët u ankuan për presione dhe blerje të votës. Mënyra se si rrodhën ngjarjet prodhuan një qeverisje lokale me probleme, ndërsa anëtarët e koalicionit fitues u rrahën me njëri tjetrin në zyrat e bashkisë në përplasjet për të ndarë vendet e punës.

Lexo edhe:

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Vazhdon pingpongu me dosjen 184, SPAK refuzon hetimin

Tre vjet pas regjistrimit, dosja 184 po shkon drejt Dibrës pa asnjë akuzë të ngritur

Dosja e padëshiruar 184: Hetimi në Dibër u vendos nga Arta Marku

 

Etiketa: 184Arta MarkuBIRNblerjeDamian GjiknuriDosjaDosja 184DrejtësiaDrini GjeciDurrësEdi RamagjykimGjyqHasan HotiHetimHetimetHotiImerajkanosjekrimikryetarLezhëNuri MedaOpozitaParaPartiaPartia SocialistepasojaPDIUPjerin NdreuprokurorProkuroriaProkuroria e DibresprotestuesPSRamaRobert AgaSaimir TahiriSHShpërdorim detyreSPAKzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

SPAK dërgon për gjykim 4 persona të akuzuar për trafik kokaine dhe heroine

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.