AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistët ngrenë alarmin se shkollat në Elbasan po ‘segregohen’

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Evis Kushi, gjate nje seance parlamentare ku Komisioneri i BE per Fqinjesi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, prezantoi Progres-Raportin 2020 per Shqiperine. Varhelyi premtoi se Komisioni Europian do qendroje prane me vendet e Ballkanit Perendimor dhe do punoje fort qe vendet e rajonit te jene shtete anetare te BE./r/n/r/nMinister of Education, Sports and Youth, Evis Kushi, during a parliamentary session where EU Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi, introduced the Progress Report 2020 for Albania. Varhelyi promised that the European Commission will stay close to the countries of the Western Balkans and will work hard for the countries of the region to be EU member states.

Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen se procedura e re digjitale e regjistrimit në shkollat fillore i ka hapur rrugën diskriminimit të fëmijëve romë dhe egjiptianë në qarkun e Elbasanit.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, gjatë një seance parlamentare | Foto : LSA.

Regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore këtë vit po kryhet nëpërmjet portalit digjital të shërbimeve publike ‘e-albania’ me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë për prindërit.

Sipas udhëzimit të Ministrissë së Arsimit nxënësit lejohen të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e e tyre bazuar në një hartë përgatitur nga njësitë e vetqeverisjes vendore. Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, ato mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.

Por sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut në Elbasan në praktikë arsyet e legjitimuara kanë qenë çfarëdo, duke sjellë segregimin e fëmijëve nga komunitete të margjinalizuara.

“Shumë shkolla – kryesisht ato me infrastrukturë më të mirë i mbushën kapacitetet e tyre me nxënës të mazhorancës, ndërsa disa të tjera me infrastrukturë të amortizuar, përveçse nuk kanë plotësuar numrin për hapjen e një klase, dhe ata nxënës të regjistruar i kanë vetëm të komunitetit rom dhe egjiptjan, duke krijuar kështu klasa të segreguara,” shprehet Lëvizja Rinore Egjiptjane Rome në Elbasan, LRER, në një letër publike dërguar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi me 3 shtator.

Sipas LRER disa shkolla në Elbasan, si shkollat 9-vjeçare si Sulë Misiri, Ptolome Xhuvani dhe Hamit Mullisi tashmë etiketohen si shkolla të romëve dhe egjiptjanëve.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një kërkesë të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, Zyra Vendore Arsimore në Elbasan pranoi se kishte pasur shumë shkolla ku më shumë se gjysma e fëmijëve që janë regjistruar në shkollë fillore janë jashtë vendbanimit.

Zyra Arsimore theksoi se procesi i regjistrimit nëpërmjet e-Albania kishte sjellë një seri problemesh të paparashikuara. Për shembull, disa rrugë nuk përfshiheshin në hartën e mbulimit të territorit të miratuar nga Njësia e Vetqeverisjes Vendore. Gjithashtu, një pjesë e prindërve në Elbasan kanë pasur probleme në regjistrimin online, pasi në sistem nuk iu shfaqën rrugët përkatëse të vendbanimit të tyre, duke i shtyrë shkollat të regjistronin fëmijë jashtë vendbanimit.

ZVA Elbasan shpjegoi se shkollat regjistruan nxënës jashtë juridiksionit të tyre duke marrë në shqyrtim kërkesën e prindërve në rast kur ky i fundit ka ndryshuar adresën, kur e ka punën afër shkollës, nxënësi ka motra ose vëllezër  që ndjekin mësimin po në atë shkollë, ose në rastet kur prindërit janë të divorcuar dhe një prej tyre jeton në vendbanimin e gjyshërve.

Megjithatë, Zyra Arsimore mohoi se fëmijët e komuniteteve të rom dhe egjiptian të jenë të diskriminuar.

“Nga ZVAP Elbasan nuk është ndjekur asnjë praktikë e cila të sjelli diskriminim por gjithmonë është ofruar mbrojtje nga çdo formë veprimi apo mosveprimi të cilat mund të krijojnë pabarazi apo diskriminim,” tha ajo.

Të dhënat e 7 shkollave me infrastrukturë të mirë të analizuara nga BIRN tregojnë se 70 % e nxënësve të regjistruar në klasë të parë janë jashtë zonës së vendbanimit, përfshirë shkollën ‘Ali Agjah’ kur 51 nxënësit e regjistruar këtë vit në klasë të parë janë të gjithë jashtë vendbanimit.

Ervis Çota, drejtues i shoqatës LRER, i tha BIRN se harta e juridiksionit e miratuar nga bashkia nuk ka qenë e plotë dhe mund të përbëjë një pjesë të arsyes për ndarjen jo të drejtë të nxënësve, por ZVA si institucion përgjegjës dhe mbikqyrës i procesit nuk duhet të lejonte mbifryrjen e disa shkollave me nxënës jashtë juridiksionit.

“Arsyet e prindërve nuk mund të konsiderohen të gjitha të legjitimuara ndërkohë që ka shkolla në qytet që nuk kanë mundur të plotësojnë as numrin minimal për të hapur një klasë ndërkohë që ka edhe të tjera që kanë më shumë se dy klasa me numrin maksimal të nxënësve,” tha Çota.

Ai theksoi së në në shkollën Sul Misiri tashmë kishte klasa totalisht të segreguara me fëmijë vetëm të komunitetit rom dhe egjiptian.

E kontaktuar nga BIRN drejtuesja e shkollës ‘Sul Misiri’ tha se kjo situatë është krijuar edhe për faktin e mungesës së investimit në ambientet e shkollës.

“Ne kemi brenda të njëjtit juridiksion edhe një shkollë tjetër siç është Jorgji Dilo, e rikonstruktuar së fundi,” shpjegoi ajo. “Normalisht që prindërit do të zgjedhin atë shkollë dhe jo shkollën tonë që nuk ka kushtet e duhura për zhvillimin e mësimit”

Sipas Ervis Çotës klasat e segregura me fëmijë vetëm nga komunitet e margjinalizuar mund venë në pikëpyetje të ardhmen e tyre.

“Me shumë gjasa në këto klasa të segreguara do të fillojë braktisja e shkollës,” tha ai. “Nëse nuk do të ndërhyhet tani për të shmangur këtë fenomen, nesër do jetë tepër vonë,” përfundoi Çota.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBIRNdiskriminimegjiptianelbasanErvis ÇotaEvis KushikomunitetmbrojtjePunëromromëSHshkollashtator
Tjetri
Prokurori i Tiranës, Isa Jata përballet me vetingun

KPK i vlerësoi jo shkarkuese pasaktësitë e prokurorit Isa Jata në deklarimet e pasurisë

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.