Jonida Gashi

Jonida Gashi

Jonida Gashi është një akademike, shkrimtare si edhe organizatore projektesh artistike e kulturore. Ajo zotëron një doktoraturë në Shkenca Humane dhe Kulturore nga Universiteti i Londrës. Midis nëntorit të vitit 2013 e deri në nëntor të vitit 2014 ajo drejtoi Drejtorinë e Krijimtarisë dhe Edukimit përmes Kulturës pranë Ministrisë së Kulturës. Ndonëse puna e saj kërkimore përqëndrohet tek arti bashkëkohor i videos dhe filmit, interesat e saj përfshijnë gjithashtu kinemanë e hershme, teorinë e përsëritjes, si dhe filozofinë e kohës – me një fokus të veçantë tek eksperienca e kohëzgjatjes.

Të fundit