AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Blerjet te PDIU e ndihmuan më shumë PS-në se sa ‘kafshimi i mollës së LSI’

Strategjia elektorale e socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit përmes shënjestrimit të votave të LSI-së duket se nuk i ndihmoi shumë në rezultat, ndërsa elementët lokalë të PDIU-së në Elbasan e Tiranë duket se kontribuuan më shumë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga procesi i numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Foto: LSA

Partia Socialiste fitoi 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri – të njëjtin numër mandatesh që pati fituar në 2017, pas një fushate elektorale të mbështetur te ajo që ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e quajti “kafshimi i mollës së LSI”, pra rrëmbimin e votave që katër vjet më parë i pati marrë LSI përmes rekrutimit të politikanëve të saj vendorë.

Por rezultatet zgjedhore të analizuara nga BIRN sugjerojnë se figurat e “blera” nga LSI nuk i dhanë shumë avantazh PS-së, pasi votat që i humbën LSI duket se kaluan në shumicë te PD dhe jo te PS.

Zgjedhjet e vitit 2021 ka gjasa do të mbahen mend edhe për sasinë e madhe të politikanëve që kanë ndërruar parti nga një, dy apo tre herë, si dhe për surprizat elektorale të politikanëve që nuk kanë shpalosur ndonjë program politik por që rezultuan shumë të suksesshëm.

Fushata e PS-së për rrëmbimin e votave të LSI, të cilat janë konsideruar historikisht si “vota për interes”, ishte më e dukshme në qarkun e Beratit, ku ish-ministri i Drejtësisë për LSI, Nasip Naço dhe ish-deputeti i kësaj partia Klajdi Qama, garuan për socialistët. Në fund të garës, PS mori në qarkun e Beratit 3 mijë vota më pak se sa pati marrë katër vjet më parë. Ajo me të vërtetë e arriti synimin për të marrë 5 mandate në këtë qark, duke i rrëmbyer një mandat LSI-së, por kjo duket se ndodhi më shumë për çështje fati se sa ishte rezultat zgjedhor. Mandati shtesë i PS-së për Beratin erdhi për shkak se LSI-së i munguan vetëm 77 vota nga kuota që i nevojitej për të marrë një mandat.

Në Fier, ku një ish-deputet tjetër i LSI, Robert Bitri, u mor nga socialistët, PS humbi 12 mijë vota në krahasim me katër vjet më parë si dhe një mandat deputeti.

Qarku i vetëm ku flirti me elementët lokalë të LSI-së duket se i ka funksionuar socialistëve, është Durrësi, ku ish-ministri i LSI-së Lefter Koka garoi për socialistët dhe mori 9,600 vota pëlqyese personale. Socialistët morën në total në Durrës 3,858 vota më shumë dhe rrëmbyen mandatin e tetë nga të 14 mandatet e qarkut. Por edhe këtu, mandati i tetë ishte më shumë fat se sa rezultat zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim e humbi mandatin në Durrës për vetëm 136 vota dhe nëse LSI do ta merrte mandatin, atëherë PS do të zbriste në 7 mandate.

Socialistët duket se patën më shumë fat me blerjet që bënë nga radhët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këta elementë, si Ornaldo Rakipi në Tiranë dhe Sajmir Hasalla në Elbasan, duket se kontribuuan me vota personale të tilla, duke dhënë efekt edhe në mandate në dy qarqe të rëndësishme. Në Elbasan socialistët fituan gati 14 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë ndërsa Saimir Hasalla, i cili ka qenë kryetar bashkie me PDIU, kontribuoi me 11,500 vota personale. Në Tiranë, socialistët morën 26 mijë vota më shumë, ndërsa Ornaldo Rakipi, 27 vjeçari i biri i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, mori gati 16 mijë vota. Elementë të ish-LSI-së duket se patën kontribut në rezultatin e PS-së në Elbasan dhe Tiranë, por jo në të njëjtat përmasa me grupin e Rakipit. Luan Duzha, deputeti që LSI e bleu nga PR, arriti të marrë gati 7 mijë vota personale në Elbasan ndërsa Alqi Bllako, drejtor i agjencisë shtetërore përgjegjëse për ujësjellësat dhe incineratorët e mbetjeve, kontribuoi me gati 8800 vota personale në Tiranë.

Rritja e votave të socialistëve në Tiranë ndihmoi këtë parti të ruante avantazhin në mandate njësoj si më 2017, pavarësisht se edhe partitë e opozitës u rritën gjithashtu.

Në total, socialistët fituan vota në 4 nga 12 qarqet e vendit në krahasim me vitin 2017, ku fitoret më të mëdha u realizuan në Tiranë e Elbasan ndërsa humbjet më të mëdha u shkaktuan në Fier, Shkodër e Vlorë.

Në rang kombëtar, socialistët morën 48.6% të votave dhe 53% të parlamentit. Mandatet shtesë në krahasim me votën popullore iu dhanë socialistëve pjesërisht nga fati, si në Berat dhe Durrës, dhe pjesërisht nga avantazhi që i jep formula D’Hondt partisë më të madhe. Por suksesi më i madh i PS duket se u realizua në Elbasan dhe Tiranë falë ndihmës se elementëve të huazuar nga PDIU.

Etiketa: Alqi BllakoAqif RakipiBelinda BallukuBeratBIRNdeputetDurrëselbasanFierfushatafushate elektoraleIncineratorIntegrim dhe UnitetkryetarLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimLSImandatetNasip NaçoOrnaldo RakipiPartiaPartia SocialistePDPDIUPRPSQarqetSaimir HasallaShkodërshqipShqipëriVotaZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
KPA shtyn seancën gjyqësore ndaj prokurorit Artan Madani

KPA largon nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kavajës, Artan Madani

photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.