AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

E gjetur 45 vjet më parë, bazilika e Shën Mhillit humbet mes ndërtimeve pa leje

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bazila e Shë Mëhillit në kodrat ‘Arapaj’ në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Bazilika që shërbeu si sfond i betejës mes Bizantit dhe Normanëve në vitin 1081, u zbulua sëbashku me një mozaik në vitin 1974, por e rrethuar prej shtëpish në një zonë informale ajo është bërë “e padukshme” për turistët dhe institucionet.

Bazila e Shë Mëhillit në kodrat ‘Arapaj’ në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Të gjesh se ku ndodhet bazilika e Arapajt është njëlloj sikur të kërkosh gjilpërën në kashtë.

Nga tabela treguese me shigjetë në unazën e Shkozetit, deri në rrënojat e njohura mesjetare distanca nuk i kalon 500 metra, por dëndurisë së vilave 3-4 katëshe që e rrethojnë i shtohet edhe mungesa e informacionit të banorëve.

Pesë apo gjashtë prej tyre iu përgjigjën duke ngritur shpatullat pyetjes sonë për vendndodhjen e bazilikës.

Një shitëse e pikës ushqimore na tha se ishim pak a shumë në rrugë të mbarë.

“Këtu vijnë gjithnjë e më pak vizitorë, prandaj nuk e di njeri se ku ndodhet”, shprehet Enkeleda Topuzi, ndërsa shton se pas halleve të tërmetit dhe të pandemisë, as të huajve dhe as shqiptarëve nuk u bie ndërmend  të shkojnë atje.

“Jeni shumë pranë,” theksoi ajo, duke treguar me dorë drejt një rrugice.

Faqja web e Bashkisë së Durrësit i fton turistët në 10-15 monumente arkeologjike të qytetit antik, mes të cilave bën pjesë edhe objekti i shekullit të 6-të në Arapaj, por mikpritja këtu thuajse nuk ekziston.

Nga qendra e qytetit ndodhemi 6 km larg, ndërsa nga vija bregdetare e plazhit më të madh të vendit jo më shumë se 800 metra.

Një rrethim dosido me kolona betoni që përdoren rëndom në vreshtë dhe një portë si zgarë hekuri gjysëm e hapur, e ndajnë sipërfaqen prej 1820 metra katrorë të rrënojave nga rrethimi i plotë dhe i shumëfishtë që i kanë bërë ndërtesat.

Kur monumenti u zbulua në vitin 1974, territori mbi kodrën e Shën Mëhillit ishte pjesë e një trualli bujqësor në kooperativën e Rrashbullit.

Pasi bazilika paleokristiane, siç njihet në literaturën shkencore, u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1987, zona u transformua me shpejtësi marramendëse në një lagje të rrëmujshme me shtëpi që nuk ngjasojnë aspak me njera tjetrën.

Nga ballkoni i një banese, një grua e moshuar bërtet me të madhe kur sheh aparatin tim fotografik, ndërsa një djalosh nga poshtë përpiqet ta qetësojë gruan, e bashkë me të edhe mua.

“Nuk ka hallin e bazilikës ajo, i duket sikur vijnë inspektorët e  legalizimeve,”  më thotë Arsen Serjani, duke shtyrë portën e hapur metalike të sheshit.

Një tufë me pula shëtisin të pashqetësuara mes fragmenteve të mureve mesjetarë që duken mbi sipërfaqen e blertë herë pas here, por nuk është e vështirë të kuptohet se nuk mungojnë as vizitat e bagëtive.

Në tabelën e dëmtuar në hyrje marrim informacionin e parë për monumentin, që veç vlerave arkeologjike bart edhe një ngjarje historike shumë të veçantë.

Sipas historianëve bazilika u dogj në 18 tetor të vitit 1081, gjatë betejës ndërmjet Robert Guiskardit dhe trupave bizantine të udhëhequra prej perandorit Aleks Komnenit.

Shenjat e betejës gjenden ende aty rrotull, herë me gozhdët e djegura herë me patkonj kuajsh të përcëlluar nga flakët.

Jemi kthyer thuajse 1 mijë vjet përpara, por historia e këtij monumenti nis edhe më parë, kur godina e kultit u ndërtua në periudhën e perandorit Justinian.

Guidën mes fragmenteve që kanë mbetur të përgjysmuar nga rrebeshet e kohës e bën Arseni, i cili bashkë me dashurinë që ka për monumentin dëshmon për BIRN se e ka lidhur fëmijërinë e tij me këtë fushë nga ku mbijnë kolona, kapitele dhe mure mesjetarë.

“Jam rritur këtu,” rrëfen Arseni, “Kemi luajtur futboll, por edhe e kemi ruajtur bazilikën”. Ai ndjehet keq kur na tregon pisllëkun dhe mbeturinat që shihen në qoshet e monumentit.

Djaloshi ka përfunduar studimet në degë ekonomike, dhe e kupton se mungesa e vizitorëve ndikon negativisht edhe në jetesën e familjeve pranë.

Të huajt nuk vijnë prej kohësh në lagjen që ka bazilikën në mes. Premtimi për një rrugë dinjitoze nga superstrada deri në hyrje të monumentit është zëvëndësuar me shtimin e shtëpive që i kanë marrë frymën veprave artistike mesjetare.

“Nuk i sjellim turistët, pasi duhet të hysh në këmbë mes për mes lagjes,” thotë Albana Gojani, e cila punon që prej 6 vitesh si guidë. “Fatkeqësisht edhe mozaiku me motive baritore në mes të saj qëndron vazhdimisht i mbyllur,” shton ajo.

Sipas Albanës mozaikët që janë mbuluar prej vitesh me rërë për tu ruajtur jo vetëm në Arapaj, por edhe në Lin, apo në Butrint i zhgënjejnë jo pak vizitorët e huaj, të cilët informohen para se të vijnë në Shqipëri. Ata i njohin detajet e monumenteve, por nuk arrijnë t’i shohin ato plotësisht.

“Mozaiku me sipërfaqe 54 metra katrorë që u gjet në aneksin jugor të bazilikës është një mrekulli e vërtetë,” tregon Emiljan Metaj, mjaft i pasionuar me monumentet arkeologjike.

Ai ka arritur ta fotografojë monumentin dhe veçanërisht mozaikun në një nga ditët kur ishte i hapur dhe e quan veten me fat. “Ka ndodhur shumë vite më parë,” dëshmon Emiljani.

Sipas tij në atë kohë edhe Bazilika kishte një kujdestar, i cili merrej me gjithçka brenda territorit të monumentit. Tashmë ka edhe një vështirësi tjetër. Që prej 6 muajsh drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare ka ndryshuar emërtesën dhe nga Durrësi është transferuar me seli në Tiranë.

Kjo do ta vështirësojë më tej mirëmbajtjen e monumentit, i cili ka humbur jo pak deri tani nga rëndësia e tij. Edhe instalimi i një kapele mbrojtëse prej druri për mozaikun që ndodhet thuajse në qendër të monumentit nuk ka shërbyer dot për të rifituar vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

“Mozaiku i bazilikës së Shën Mëhillit është një vepër e ekzekutuar mjeshtërisht nga atelietë e njohura të qytetit të Durrësit,” tregojnë bashkëshortët Sali dhe Hava Hidri, të cilët e zbuluan monumentin në vitin 1974.

Në të shihen dy emblema, njëra prej të cilave bart mesazhin e dashurisë dhe është një himn për respektin prindëror dhe familjen kristiane. Në lokalin që ndodhet shumë pranë monumentit nuk e kemi vështirë të shquajmë etiketat e shisheve të verës që mbajnë emrin “Shën Mhill”, një verë e kuqe me shije mjaft të mirë.

Kantina që prodhon ka shfrytëzuar skenat e mozaikut si imazh të verës, e cila rikthen lavdinë mijëvjeçare të Bazilikës majë kodrës, lavdi të cilën sot nuk dimë ta rrëfejmë siç e meriton.

Etiketa: BanorëBIRNDurrësInspektorKultureMjaftMonument KulturemozaikmrekulliParaSHshqipShqipëriturist
Tjetri
Këshilli i BE arrin kompromis mbi migrimin

Dialogu Kosovë-Serbi do të rinisë në korrik

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.