AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme dënon me 126.6 vjet burg 17 të akuzurit për laboratorin e heroinës në Has

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Gjykata e Posaçme shpalli dënimet për anëtarët e bandës së Avdulajve të Shijakut dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për krijimin e laboratorit të heroinës në Brenog të Hasit, duke i deklaruar të gjithë fajtorë.

Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli mbrëmjen e të hënës vendimin përfundimtar për 17 të pandehurit si bashkëpunëtorë në krijimin e laboratorit të përpunimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit që u zbulua në tetor të 2018-ës gjatë operacionit “VOL-VO4”, në kuadër të hetimit të çështjes së quajtur “dosja 399”.

Gjykata i shpalli fajtorë të 17 të akuzuarit, disa prej të cilëve anëtarë të grupit të Avdulajve të Shijakut dhe i dënoi në total me 126.6 vite për “grup të strukturuar kriminal”, “trafik të narkotikëve”, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “pastrim parash”.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017.

Bashkë me të dyshuarit për trafik, ranë në pranga edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka, si dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, gjithashtu ish-deputet socialist, Arben Çuko.

Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim rreth 63 të pandehur. Një nga të dyshuarit, turku Nejdet Cesuroglu u gjet i vdekur në Prishtinë, në janar të vitit 2019.

Dënimin më të lartë, me 12 vjet burg, gjykata e dha për të akuzuarin si një prej ideatorëve të krijimit të laboratit në Has, Admir Hoxhën. Gjithashtu, u vendos edhe konfiskimi i hotelit “Ador” në pronësi të Hoxhës dhe 6 automjete. I pandehuri Altin Avdyli u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Hekuran Hoxha me 10 vjet e 8 muaj.

 

Dënimet ndaj 17 të pandehurve:

  1. Gjevi Ndoka me 8 vjet e 8 muaj burgim
  2. Altin Avdyli me 6 vjet e 8 muaj burgim
  3. Esat Mehmeti me 10 vjet burgim
  4. Petrit Suljemani me 8 vjet e 8 muaj burgim
  5. Sajmir Sulejmani me 8 vjet burgim
  6. Hajri Seferi me 10 vjet e 8 muaj burgim
  7. Orges Jahoelezi me 6 vjet e 8 muaj burgim
  8. Shkëlqim Avdyli me 4 vjet e 8 muaj burgim
  9. Mario Zeqiri me 4 vjet e 8 muaj burgim
  10. Elton Shehaj me 4 vjet e 8 muaj burgim
  11. Ardit Gjyriqi me 4 vjet e 8 muaj burgim
  12. Admir Hoxha me 12 vjet burgim
  13. Hekuran Hoxha me 10 vjet e 8 muaj burgim
  14. Vehbi Berushi me 8 vjet burgim
  15. Anila Shuti me 2 vjet burgim (zëvendësuar me 25 muaj shërbim prove)
  16. Xhavit Shyti me 8 vjet burgim
  17. Flamur Çela me 8 vjet burgim
Etiketa: Arben NdokaavdyliBurgdeputetDosjaDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveDrogeDurrësGjykataGjykata e PosaçmegjykimhasheroineHetimetkokaineNarkotiknarkotikëPastrim parashProcedimiprodhimProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorPunëtorëSHshtatorSPAKTrafikTrafik DrogeVOL-VO4Zgjedhjet
Tjetri
Socialistët kthejnë në ligj të shtetit platformën e vet elektorale

Rama sfidon ambasadoren Yuri Kim për “kriminelët” në zgjedhje

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.