AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata lejon vazhdimin e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lugina e Valbonës | Foto nga Ivana Dervishi

Të premten, Gjykata Administrative e Tiranës shoi shpresat e banorëve dhe aktivistëve mjedisorë për një park kombëtar të lirë nga hidrocentralet në Valbonë, duke i dhënë dritën jeshile kompanive koncensionare.

Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar të premten padinë e banorëve të Margegajt dhe shoqatës Toka, që kërkonte anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Padia i kërkonte gjykatës pavlefshmëri absolute të kontratave të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Çerem që janë në proces ndërtimi përmes anulimit të kontratës së koncensionit dhe lejes mjedisore, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit të rezervave ujore.

Megjithatë gjykata e cilësuar si të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve dhe ka lejuar vazhdimin e punimeve.

Prej më shumë se një viti e gjysmë banorët dhe aktivistët mjedisorë i kanë kundërshtuar me forcë vendimet për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Valbonë, të cilat qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013.

Ata thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës së Alpeve Shqiptare. Banorët gjithashtu kanë denoncuar vazhdimisht dhënien e lejeve pa konsultim publik që parashikohet në Konventën e Aarhusit, që detyron përfshirjen e komunitetit në vendimarrjen e çështjeve mjedisore.

Aktivistët kanë akuzuar edhe Ministrinë e Industrisë, atë të Mjedisit dhe agjenci të tjera shtetërore se kanë ndjekur procedura të parregullta për dhënien e lejeve.

Protesta e tyre më e fundit ishte përpara Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku protestuesit e akuzuan këtë të fundit se nuk po bën punën e saj kryesore të mbrojtjes së territorit.

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 14 hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës dhe tributarët e tij, ndërsa në dekadën e fundit qeveria ka lëshuar leje ndërtimi për 526 hidrocentrale në të gjithë Shqipërinë.

Kjo mënyrë e prodhimit të energjisë është kritikuar vazhdimisht nga organizata mjedisore ndërkombëtare, të cilat i kanë bërë thirrje Shqipërisë të drejtohet në forma më të reja dhe më miqësore me natyrën për nxjerrjen e energjisë.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBanorëBIRNDragobiaGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjykatëGjykatësHECHidrocentraletInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritIvana DervishiLeje ndërtimiLugina e ValbonësMjedisitProtestaPunëQeveriaQeveria shqiptareshqipshqiptareTiranëTokaValbonësVendimet
Tjetri
Dëshira e Katalunjës për pavarësi bën jehonë në Ballkan

Një Spanjë federale në një Europë federale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.