AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një Spanjë federale në një Europë federale

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy vajza që kanë veshur një flamur spanjoll dhe një flamur të pavarësisë së Katalunjës, ecin rrugës kapur prej dore teksa marrin pjesë në një protestë në Barcelonë. 3 tetor 2017. Foto: Beta/AP/Emilio Morenatti

Në politikë, nuk ka turp në kompromis. Krejtësisht e kundërta. Kur duhet të zgjedhësh midis një marrëveshjeje konstruktive dhe pastërtisë ideologjike, është gjithmonë më mirë të zgjidhet rruga e unitetit, sado të vegjël mund të jenë hapat.

Dy vajza që kanë veshur një flamur spanjoll dhe një flamur të pavarësisë së Katalunjës, ecin rrugës kapur prej dore teksa marrin pjesë në një protestë në Barcelonë. 3 tetor 2017. Foto: Beta/AP/Emilio Morenatti

Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i demokracisë spanjolle, por sidomos që prej 23 shkurtit 1981. Në atë ditë dramatike, koloneli Antonio Tejero tentoi një grusht shteti kundër regjimit të ri demokratik.

Në librin e tij “Anatomia de un instante” (Anatomia e një çasti), Javier Cercas përshkruan se si, nën kërcënimin e pistoletës së Tejeros, tre liderë politikë spanjollë u ulën në vendet e tyre, duke refuzuar të fshiheshin poshtë stolave të tyre. Asnjërit prej tyre – lideri i Partisë Komuniste Santiago Carrillo, Adolfo Suárez, kryeministri i parë i periudhës post-Franko, Spanja demokratike, dhe zëvendësi i Suarezit, gjenerali Gutierrez Mellado – nuk iu drodh syri. Ishte një akt kuraje dhe vendosmërie që skaliti demokracinë përgjithmonë në shpirtin e Spanjës. Nën pistoletën e Tejeros, lindi demokracia Spanjolle.

Sot, 36 vjet më vonë, demokracia spanjolle duhet të forcohet edhe një herë nëse do të kapërcejë ndasitë e thella të krijuara nga kërkesa antikushtetuese e qeverisë rajonale katalanese për t’u ndarë nga Republika Spanjolle. Demokratët e ditëve të sotme do të duhet të tregojnë të njëjtën vendosmëri të disiplinuar si Carillo, Suarez dhe Mellado për të zgjidhur krizën më të rëndë politike të Spanjës që nga grushti i shtetit që u përpoq të organizonte Tejero.

Demokratët e Spanjës nuk duhet të besojnë se ligji dhe sistemi gjyqësor mund të zgjidhë të gjithë problemet  me Katalunjën. Sigurisht që autoritetet spanjolle nuk do ta kapërcejnë krizën me dhunë policore, edhe pse përpjekjet e qeverisë kombëtare për të ndaluar referendumin për pavarësi të katalanasve u bazua në një vendim gjyqësor.

Tani nevojitet një vizion politik i përtërirë, një dialog gjithëpërfshirës. Realisht, ky vizion mund të jetë vetëm ai i një shteti multikulturor, multilingual, federal, i ngulitur në një Europë multikulturore, multilinguale dhe federale.

Separatistët katalanas u gabuan që thirrën një referendum të paligjshëm. Askush s’mund të qeverisë në mënyrë demokratike pa sundimin e ligjit. Por është gjithashtu e vërtetë që kuadri ligjor ekzistues nuk është i aftë të shërojë një ndarje kaq të thellë politike. Dialogu i qëndrueshëm – forca e vërtetë e politikanëve efikas dhe burrave të shtetit – midis liderëve të Spanjës dhe separatistëve të Katalunjës është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje.

Nuk mendoj se është në interesat e popullit të Katalunjës të ndjekë separatizmin me çdo kusht. Fakti që referendumi qartazi shkeli Kushtetutën Spanjolle nuk është arsyeja kryesore pse unë nuk mund ta mbështes atë. Thelbi për mua është se referendumit i mungonte legjitimiteti demokratik. Ishte e qartë që më parë se shumica e katalanasve, duke e njohur natyrën e paligjshme të kësaj, nuk do të merrnin pjesë. Në fakt, nga të gjitha provat që kanë dalë, duket se shumica e katalanasve, përfshirë edhe ata që ndenjën në shtëpi, janë kundër ndarjes.

Duke refuzuar krijimin e një pragu minimal pjesëmarrjeje që votim për ndarje të quhej i vlefshëm, liderët pro-pavarësisë të qeverisë rajonale të Katalunjës zbuluan se si do ta portretizonin rezultatin para se dikush të hidhte një fletë votimi. Taktika e tyre mashtruese tregonte një vullnet shqetësues për të manipuluar shtetasit e tyre. Për të shpallur pavarësinë bazuar në një referendum me të paplotë ishte një akt politikisht i papërgjegjshëm përbuzjeje për normat demokratike.

Një papërgjegjshmëri e tillë është një kërcënim jo vetëm për Spanjën dhe jo vetëm për Europën, por gjithashtu për vetë Katalunjën. Njësoj si me shumë referendume, ky votim i rremë për pavarësi ka shkaktuar një frakturë të thellë në shoqërinë katalanase. Familje dhe fqinjë tani rrinë të ndarë në shumë raste. Të vetmit njerëz që do të përfitojnë nga kjo maskaradë ligjore, siç e dimë ne, janë ata që duan të shkatërrojnë BE-në dhe që kanë filluar tashmë të shfrytëzojnë kauzën e Katalunjës për pavarësi për qëllimet e tyre.

Prandaj është tepër e rëndësishme që të gjithë njerëzit e Spanjës të veprojnë për të ndalur çdo përshkallëzim të mëtejshëm dhe në vend të kësaj të fillojnë negociatat. E ardhmja e Katalunjës dhe e ardhmja e komunitetit tim flamand në Belgjikë, ku disa po shqetësohen për pavarësi, nuk ndodhet në ndarjen e dhunshme, por në bashkëpunimin brenda strukturave federale, në një Europë federale.

Eksperienca e vendit bask është ilustruese në këtë aspekt. Nën demokracinë e Spanjës, baskët kanë zhvilluar rajonin e tyre për të mirën e banorëve të tyre, jo vetëm duke e mposhtur terrorizmin, por gjithashtu duke e rizbuluar veten si krenarë dhe autonomë.

Në politikë, nuk ka turp në kompromis. Krejtësisht e kundërta. Kur duhet të zgjedhësh midis një marrëveshjeje konstruktive dhe  pastërtisë ideologjike, është gjithmonë më mirë të zgjidhet rruga e unitetit, sado të vegjël mund të jenë hapat.

Në librin e saj të famshëm “The March of Folly”, historiania amerikane Barbara Tuchman paralajmëroi kundër thirrjes “për të hedhur tej më të madhen  për më pak” dhe “të ndjekësh të jopraktiken duke sakrifikuar të mundurën”. Liderët në të dyja anët e krizës së ndarjes së Spanjës do të ishin të zgjuar t’ia vinin veshin fjalëve të saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Federal Spain in a Federal Europe

Etiketa: BanorëBEdemokraciadialogFamiljeGjyqgrusht shtetindarjeParaProject SyndicateReferendumSHSpanjaThirrëVendimvotimVotimi
Tjetri
Vendimet për Kumanovën shkaktojnë protesta në Kosovë

Vendimet për Kumanovën shkaktojnë protesta në Kosovë

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.