AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata vendos pro gazetares Tota në gjyqin kundër televizionit

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari i emisionit investigativ Publicus, Jetmir Olldashi dhe gazetarja Alida Tota, gjate një mbledhjeje në Komisionin parlamentar të Medias më 21 nëntor 2016. Ata u dëgjuan për investigimet mbi vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Tiranës urdhëroi median e paditur nga gazetarja Alida Tota t’i paguajë kësaj të fundit detyrimet financiare, ndërsa nuk mori parasysh kërkesën për heqje të paarsyeshme nga puna, me argumentin e provave të pamjaftueshme.

Gazetari i emisionit investigativ Publicus, Jetmir Olldashi dhe gazetarja Alida Tota, gjate një mbledhjeje në Komisionin parlamentar të Medias më 21 nëntor 2016. Ata u dëgjuan për investigimet mbi vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Rrethit në Tiranë ka vendosur të pranojë dy nga tre kërkesat në çështjen gjyqësore të gazetares Alida Tota kundër ish-punëdhënësit të saj, televizionit A1 News, duke e detyruar këtë të fundit të shlyejë detyrimet financiare ndaj gazetares.

Me vendimin e saj të 3 tetorit, gjykata detyroi palën e paditur shoqërinë TV Ballkan sh.a. t’i paguajë gazetares Tota rrogat e prapambetura dhe pushimin vjetor.

Megjithatë, pretendimi kryesor i Totës për zgjidhje të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme dhe si pasojë e censurës ndaj investigimit për landfillin e Sharrës, nuk u mor parasysh nga gjykata me arsyetimin se paditësja nuk ka arritur të japë prova përtej pretendimeve të saj dhe se televizioni i paditur ka respektuar afatet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

“Gjykata çmon se të gjitha provat e paraqitura nga pala paditëse Alida Tota në gjykim, janë prova të cilat kanë si burim pretendimet dhe thëniet e paditëses Alida Tota. …Këto prova do të kishin vlerë në proces në rast se do të kishin pohime nga pala e paditur dhe të dhëna të tjera nga persona të tjerë të identifikuar në lidhje me rastin investigativ që po kryente paditësja Alida Tota”, u shpreh gjykata në vendim.

E kontaktuar nga BIRN gazetarja Tota e konsideroi vendimin e gjykatës një fitore të pjesshme.

“Beteja kundër censurës vazhdon pavarësisht kësaj fitoreje të pjesshme për lirinë e medias në Shqipëri dhe një homazh për fëmijën, i cili humbi jetën në landfill gjatë punës skllavëruese, që i siguronte kryetarit të bashkisë [së Tiranës] 8 milionë euro përfitime nga kontrata korruptive,” tha Tota për BIRN.

“Gjykata nën presion nuk arriti ta prekë ‘folenë’ e kontrollit mediatik në zyrën e kryebashkiakut me zgjatim në Kryeministri,” shtoi ajo, duke konfirmuar vazhdimin e procesit në Gjykatën e Apelit.

Në krah të gazetares Alida Tota, doli të mërkurën edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, e cila lëshoi një deklaratë për shtyp, ku përgëzoi fitoren e pjesshme të gazetares, ndërsa e cilësoi largimin e saj nga puna si arbitrar.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë inkurajon dhe mbështet kolegen Alida Tota në këtë betejë ligjore… Liria e medias është jetike për demokracinë”, – thuhet në deklaratë.

Alida Tota humbi vendin e punës në gusht të vitit 2016 dhe akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se pushimi i saj nga puna rridhte nga përpjekja e saj për të investiguar vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Pak javë më vonë, drejtuesi i emisionit Publicus në Vizion Plus Artan Rama deklaroi se transmetimi i programuar i një dokumentari investigativ mbi të njëjtën ngjarje qe bllokuar nga televizioni në fjalë dhe se ai kishte humbur vendin e punës. Veliaj mohoi akuzat për censurim pak ditë më vonë duke argumentuar se nuk ka prova se ai ka komunikuar me drejtuesit përkatës të televizioneve. Edhe televizioni Vizion Plus hodhi poshtë akuzat për censurim duke deklaruar se nuk qe në dijeni të përmbajtjes së emisionit të patransmetuar. Pavarësisht kësaj, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm bashkë me disa organizata ndërkombëtare për lirinë e shprehjes protestuan ndaj Veliajt duke argumentuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re të censurimit dhe shtypjes së lirisë së fjalës.

Etiketa: Ardit GjoklajBallkanBIRNDibraErion VeliajEurofitoregazetarGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqlandfillLiriaLiria e MediasPunaPunëRamaRrogat e prapambeturaSHSharrëshqipShqipëriShqipëriaTiranëVendimVizion PLus
Tjetri
Edi Rama zëvendëson INSTAT, shpall vetë rritjen ekonomike

Abuzimi verbal i kryeministrit ndaj gazetarëve kritikohet ndërsa bëhet thirrje për bojkot

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.