AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hetuesit rumunë akuzojnë Kovesin në një çështje të dytë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Laura Codruta Kovesi. Foto: Facebook/Laura Codruta Kovesi

Zyrtarët rumunë po vazhdojnë fushatën e tyre për të mos lejuar emërimin e ish-kryeprokurores së Anti-Korrupsionit Laura Codruta Kovesi në krye të Zyrës së Prokurorit Publik Europian  duke e thirrur atë të enjten për një seancë të dytë dëgjimore në një rast abuzimi.

Laura Codruta Kovesi. Foto: Facebook/Laura Codruta Kovesi

Një departament i posaçëm në Rumani i ngritur për të hetuar magjistratët thirri ish-kryeprokuroren e Anti-Korrupsionit në vend, Laura Codruta Kovesi, për një seancë dëgjimore të enjten ku pas katër orësh e njoftoi atë se ishte e dyshuar në një çështje të dytë.

Seanca në Rumani u zhvillua pasi krerët e grupeve politike në Parlamentin Europian u takuan në Bruksel për të vendosur hapat e ardhshëm në zgjedhjen e kreut të Zyrës së re Europiane të Prokurorit Publik, EPPO, post për të cilin Kovesi po kandidon.

Dy komitete të Parlamentit Europian e kanë zgjedhur atë tashmë si zgjedhjen e tyre për të kryesuar EPPO-në, Komitetin për Liritë Civile dhe Drejtësinë dhe Komiteti për Kontrollin e Buxhetit. Të dy preferuan atë para rivalit të saj më të afërt  Francois Bonhert nga Franca.

Ndërsa Bonhert gëzon mbështetjen e qeverisë franceze, Kovesi është kundërshtuar hapur nga qeveria rumune, e cila ka lobuar kundër emërimit të saj në postin e EPPO-së.

Ajo u thirr të enjten për një seancë para departamentit të posaçëm që heton magjistratët, i cili u krijua së fundmi si rezultat i ndryshimeve në legjislacionin e drejtësisë të nxitura nga Partia Social Demokrate në pushtet.

Ai e ka akuzuar atë për ryshfet, shpërdorim detyre dhe dëshmi të rreme. Kovesi i ka mohuar akuzat. Një grup protestuesish kundër Kovesit u mblodhën para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të enjten, ndërsa një grup kundërshtar i mbështetësve të saj brohoriti pro saj.

“Jam akuzuar për drejtimin e një grupi krimi të organizuar brenda Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion,” u tha ajo gazetarëve pas seancës.

Hetimi për të filloi pasi manjati IT dhe politikani Sebastian Ghita, një ish-deputet i Partisë Social Demokrate – i akuzuar për korrupsion në disa raste – paraqiti një ankesë kundër saj. Ai është aktualisht në Serbi, ku ka marrë azil politik.

Qeveria rumune e shkarkoi atë nga posti i kreut të Drejtorisë Anti-Korrupsion në korrik 2018.

Gjatë qëndrimit të saj pesë vjeçar në krye të kësaj drejtorie, ajo zemëroi partinë në pushtet duke ndjekur penalisht qindra politikanë, nëpunës civilë dhe zyrtarë publikë për korrupsion – shumë prej tyre nga Social Demokratët.

Ajo gjithashtu paditi qeverinë rumune në dhjetor 2018 përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkarkimin e saj nga puna pa iu dhënë mundësia të mbronte veten.

Kur Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, COREPER, votoi që Bonhert të drejtonte EPPO-në më 20 shkurt, kjo u pa gjerësisht si rezultat i lobimit të fortë nga qeveria rumune.

Faqja bullgare e lajmeve Sega njoftoi se përfaqësuesi bullgar në COREPER kishte votuar gjithashtu kundër emërimit të Kovesit.

Lajmet për këtë zemëruan disa në Bullgari. Një fushatë, e quajtur “Unë e mbështes Laura Kovesin për kryeprokurore të EPPO”, nisi një javë më parë dhe ka mbledhur tashmë mbi 1,500 ndjekës në Facebook.

Ata kanë hartuar një letër mbështetjeje për të dhe kanë kërkuar ndjesë për qëndrimin e shtetit bullgar në votimin e COREPER.

Fituesi do të emërohet si rezultat i negociatave midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian.

Parlamenti Europian të enjten krijoi një komision prej tre anëtarësh që do të negociojë me Këshillin për emërimin përfundimtar.

Ata janë eurodeputetja holandeze Judith Sargentini, autore e një raporti mbi Hungarinë që çoi në nxitjen e Nenit 7 kundër vendit, eurodeputeti gjerman Ingeborg Grassle, nga Partia Popullore Europiane, një mbështetës i Kovesit dhe anëtar i Komisionit të Kontrollit të Buxhetit, dhe eurodeputeti britanik Claude Moraes, kreu i Komisionit të Lirive Civile.

Etiketa: azilBEBrukselBullgaridemokratedeputetFacebookFrancagazetarGjykatëGjykatësKomisionKorrupsionkrimiLaura Codruta KovesiMagjistratMagjistratëtParaParlamenti EuropianPartiaPartia Social DemokratePunaPunëQeveriaRaportiRumaniryshfetSeancaSerbiSHShpërdorim detyresocial demokrate
Tjetri
Një ekonomiste shpjegon pse gratë paguhen më pak

Një ekonomiste shpjegon pse gratë paguhen më pak

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.