AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë

Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për konflikt të rëndë interesi nga ONM gjatë promovimit të Elisabeta Imerajt, ndërsa kishin punësuar familjarët e tyre në Prokurorinë e Tiranës –një praktikë që ngre dyshime mbi efektet e reformës në drejtësi.    

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe ai i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi gjatë prezantimit të Kodit. Foto: LSA.

Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, dy anëtarët e KLP-së, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat e tyre në këtë institucion, ndërsa nënkryetari Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

Konflikti i dyshuar i interesit në organin mbikëqyrës së prokurorisë iu referua zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë më 15 prill 2021 nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndonëse ngrinte dyshime serioze për shkelje disiplinore nga tre anëtarë të KLP-së, informacioni i ONM-së qëndroi për gati tre muaj në sirtar, përpara se Inspektori i Lartë, Artur Metani të vendoste nisjen e verifikimit më 8 korrik të këtij viti.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet kyçe të reformës në drejtësi –e cila premtoi 6 vjet më parë një sistem të pavarur dhe të pastruar nga korrupsioni dhe konflikti i interesit. Rasti i mësipërm ngre dyshime të freskëta mbi efektet e reformës në Shqipëri apo rekordet e saj në luftën kundër praktikave të vjetra ‘korruptive’.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i tha BIRN se denoncimi i ONM-së për tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte ende në fazën e verifikimit.

ILD fajësoi mbingarkesën për vonesën e shqyrtimit të rastit, ndërsa sqaroi se ankesat trajtohen sipas një metodologjie me prioritet ankesat më të hershme, me qëllim që të mos u digjen afatet.

“Kemi rreth 4000 ankesa të depozituara në ILD, pjesa më e madhe e trashëguar nga ish-KLD,” tha zëdhënësja Mimoza Koçiu. “Një ankesë institucioni nuk prevalon ndaj një ankese të një qytetari. Janë të barabartë në të drejtën e vet për trajtimin e ankesës,” shtoi ajo.

Anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment, ndërsa Nurihan Seiti iu shmang pyetjeve për punësimin e së bijës në Prokurorinë e Tiranës dhe konfliktin e interesit në votimin e Imerajt.

Ndërkohë nënkryetari i KLP, Alfred Balla tha përmes një mesazhi telefonik se kishte kohë pa kontaktuar me nipin dhe se nuk kishte qenë asnjëherë në konflikt interesi gjatë vendimmarrjes në Këshill.

“S’e kam idenë fare se ku punon nipi im, pasi kam me dhjetëra nipër, biles dhe stërnipër,” shkroi Balla.

Në një përgjigje me shkrim në emër të Prokurorisë së Tiranës, drejtuesja Elisabeta Imeraj i tha BIRN se familjarët e anëtarëve të KLP-së ishin punësuar nga institucioni që ajo drejton sipas procedurave standarde ligjore, por ishin larguar aktualisht që të tre nga puna “për arsye të tyret”.

Imeraj mohoi të kishte lidhje me procedurat e punësimit, ndërsa shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është institucioni i vetëm që ka punësuar të afërm të anëtarëve të KLP-së.

“Ju bëjmë me dije se edhe në institucione të tjera si në Prokurorinë e Përgjithshme etj., ka të punësuar persona të afërt të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, normalisht mbi bazën e një procedure të rregullt ligjore,” tha Imeraj.

E pyetur nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se e vetmja e punësuar në pozicionin e përgjegjëses së Burimeve Njerëzore ishte bashkëshortja e anëtarit të KLP-së, Kostaq Beluri, që sipas tyre ka një përvojë 30 vjeçare si sekretare dhe kryesekretare në sistemin e Prokurorisë.

Verifikimi i konfliktit të interesit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë –një institucion kolegjial me 11 anëtarë u krijua tre vjet më parë në kuadër të reformës në drejtësi, me qëllim garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, disiplinës dhe karrierës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Ngritja në detyrë e prokurorëve është një nga detyrat funksionale të Këshillit, të cilën ai filloi ta zbatonte në praktikë në mars të këtij viti me emërimin e prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi në krye të Prokurorive të Tiranës dhe Elbasanit.

Vendimi i promovimit të Imerajt ishte unanim në KLP, ndonëse dy ditë para votimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ngriti përmes vëzhguesit Theo Jacobs një seri akuzash për shantazh dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e vetingut. Konfirmimi në detyrë për Imerajn u ankimua më pas në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Më pak se një muaj nga votimi i Imerajt në KLP, ONM vuri në dijeni Zyrën e Inspektorit të Lartë se tre anëtarët Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Nurihan Seitaj e kishin ushtruar detyrën e tyre në kushtet e konfliktit të rëndë të interesit.

Sipas referimit të ONM, vajza e Bazajt, Xhesika Bazaj, vajza e Seitit, Santeliana Meta dhe nipi i Ballës, Enio Belshi ishin të punësuar pranë Prokurorisë së Tiranës të drejtuar nga Imeraj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas informacionit që ONM dorëzoi në ILD, tre anëtarët e Këshillit dyshohet të kishin kryer shkelje disiplinore, pasi nuk kishin paraqitur kërkese për heqje dorë nga pjesëmarrja në mbledhjen plenare ose në mbledhjen e komisioneve gjatë shqyrtimit të kandidaturës së Imerajt. Ata akuzohen gjithashtu për shkelje të rregullave të papajtueshmërisë ose të parandalimit të konfliktit të interesave.

Me precedentë në të shkuarën për veprime brenda ditës në rastin e publikimit të videove të një gjyqtareje në Tik Tok, Inspektori i Lartë, Artur Metani doli me vendim për verifikimin e tre anëtarëve të KLP-së më 8 korrik –thuajse tre muaj nga protokollimi i informacionit të ONM.

Sipas vendimit të Metanit, që BIRN e disponon, informacioni i ONM-së nuk përmban fakte të qarta dhe të mjaftueshme, si dhe nuk është shoqëruar me prova, të cilat justifikojnë fillimin e hetimit disiplinor.

“…në rastin konkret ka vend për verifikimin e informacionit nëpërmjet marrjes së të dhënave shtesë pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, lidhur me procedurën e përzgjedhjes, vlerësimit, emërimit, zhvillimit të karrierës apo përfundimit të marrëdhënies së punës së shtetasve Xhesika Bazaj, Santeliana Meta (Seiti) dhe Enio Belshi,” thuhet në vendimin e Metanit.

Paralelisht, ILD ka vendosur të marrë të dhëna shtesë pranë KLP-së lidhur me shqyrtimin paraprak dhe vendimmarrjen e komisioneve dhe të Këshillit në kuadër të procedurës së ngritjes në detyrë të Imerajt; deklaratat e pasurisë së Bazajt, Ballës dhe Seitit apo aktet e brendshme të KLP-së lidhur me rregullat për deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk iu përgjigj pyetjeve për kohën e emërimit dhe të largimit nga detyra të familjarëve të ngushtë të tre anëtarëve të KLP-së apo për pozicionin e tyre të punës.

Xhesika Bazaj dhe Santeliana Meta (Seiti) nuk komentuan gjithashtu rrethanat e punësimit të tyre në Prokurorinë e Tiranës, por sipas të dhënave të postuara në rrjetin social LinkedIN, Meta rezulton e punësuar në shtator 2020 në pozicionin e këshilltares ligjore.

Enio Belshi, nipi i nënkryetarit të KLP-së, Alfred Balla i tha BIRN se nuk i kujtohej kur ishte punësuar, por “kishte punuar disa muaj dhe para disa muajsh ishte larguar”.

Belshi mohoi që punësimi të kishte lidhje me Ballën, për të cilin tha se i ati kishte pasur një konflikt 3 vjet më parë dhe “nuk kishin më kontakte”.

Etiketa: Alfred BallaArtur MetaniBEBIRNDenoncimElisabeta ImerajILDImerajInspektorInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKëshillit të Lartë të ProkurorisëKLPkonfliktkonflikt interesiKonflikti i interesitKorrupsionKorrupsioniKostaq BeluriKreshnik AjaziMbledhjeMetaMonitorimiNurihan SeitiONMoperacionoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësPunaPunëPunësimireporter.alshantazhshqipShqipërishtatorTartar BazajTHeo JacobsTiranëVendimVendimiverifikimVetingVëzhguesitVotimi
Tjetri
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn

KPA shtyn vendimin për Besim Hajdarmatajn, kërkon një shkresë nga KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.