AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Keqfunksionimi i kaldajës së shkollës helmoi katër nxënës në Bulqizë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kaldaja e shkollës në Godvi. Foto:Hysen Likdisha

Katër nxënës të shkollës 9-vjeçare në Godvi të Bulqizës përfunduan në spital me simtoma helmimi, ndërsa policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur nga keqfunksionimi i kaldajës.

Kaldaja e shkollës në Godvi. Foto:Hysen Likdisha

Katër nxënës të një shkolle 9-vjeçare në fshatin Godvi të Bulqizës u helmuan mëngjesin e të mërkurrës, nga keqfunksionimi i kaldajës që bënte ngrohjen e godinës së shkollës. Policia e Bulqizës njoftoi se 4 nxënësit ishin paraqitur për ndihmë mjekësore rreth orës 11.40, dy prej tyre u dërguan menjëherë në shtëpi, ndërsa një nxënëse u dërgua me urgjencë në Tiranë dhe një tjetër u mbajt në spitalin e qytetit.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një zëdhënëse e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i tha BIRN se nxënsja që u soll me urgjencë në kryeqytet nuk paraqiste probleme dhe pas kontrolleve të para u kthye pas për në Bulqizë. Pa probleme është edhe situata e tre nxënësve të tjerë.

Ndërkohë drejtori i shkollës Arben Sejdi i tha BIRN se nuk e dinte se cilat ishin arsyet e keqfunksionimit. “Nuk jam teknik kaladajash”, tha Sejdi.  Ndërkohë BIRN mësoi nga Drejtori i Shëndetit Publik në Bulqizë Flamur Meta se inspektorët e shëndetit publik që kanë bërë verifikimin e situatës në terren kanë vendosur mbylljen për 5 ditë të shkollës. Meta tha se problemet kishin ardhur nga keqfunksionimi i kaldajës, por nuk dha detaje se çfarë nuk kishte funksionuar.

Meta tha se situata ishte e njëjtë me atë që ndodhi në gjimnazin e Shupenzës në nëntor 2017. Keqfunksionimi i kaldajës atëherë helmoi 60 nxënës ndërsa Instituti i Shëndetit Publik gjeti se helmimi kishte ndodhur nga instalimi me probleme i kaldajës.

Hazis Gjuci, inxhinieri i kompanisë Senka që ka bërë rikonstruksionin e shkollës dhe istalimin e kaldajës, i tha BIRN në një bisedë telefonike se problemet ishin shkaktuar nga mospastrimi i kaldajës. Gjuci pretendoi se kaldaja nuk ishte pastruar që prej tetorit. “Kladaja është një nga më të mirat, më modernet, por nuk është pastruar nga tetori dhe filtrat janë bllokuar dhe ka kthyer pak tym pas. Nxënësit që kishin shkuar ta ndiznin janë trembur, por nuk kanë probleme”, tha Gjuci.

Drejtori i Shkollës Arben Sejdi, mohoi kategorikisht që nxënësit kishin shkuar të ndiznin kaldajën ai tha se helmimi kishte ndodhur jashtë dhomës ku ndodhej kaldaja, por se nuk mund të vendoste gishtit dhe as të tregonte se çfarë e kishte shkaktuar problemin. “Nuk mund të bëj me faj ata (kompaninë), pasi nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha ai. Nga ana e tij Flamur Meta tha se helmimi sipas dëshmive kishte ndodhur disa orë pasi mësuesit kanë parë kthimin e tymit. Ai tha se fillimisht shkolla ishte zbrazur dhe mësuesit kishin hapur dritaret për ajrosjen e saj, por pasi janë kthyer në klasa nxënësit kanë shfaqur probleme.

Veç këtij rasti në Bulqizë ka pasur disa raste të tjera helmimesh masive. Mbi 40 personave u shtruan me probleme helmimi në maj 2019, por nuk u mësua se cilat ishin shkaqet edhe pse dyshimet ranë mbi ujin e pishëm. Ndërkohë dy raste të helmimeve në shkolla u shënuan në mars 2019 në klasën e 6 të shkollës Shefqet Tançi dhe në tetor 2019 në gjimnazin e Shupenzës. Në dy rastet faji iu vendos lëndëve të përdorura nga vetë nxënësit.  Ndërkohë pak javë më parë, tre anëtarë të familjes Tola në Ostren humbën jetën, ndërsa një vajzë 16 vjeç u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Shkaku i vdekjes u përcaktua helmimi, por ende nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar atë.

Etiketa: BIRNBulqizëInspektorInstituti i Shëndetit PublikMetaMjekmjekëParaPoliciaSHshkollaSpital
Tjetri

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit vdes në moshën 99 vjeçare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.