AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryeministri deklaron anulimin e planeve për diga në Vjosë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mesazh i aktivistëve për Vjosën | Foto Oblak Aljaz

Pasi qeveria mungoi në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të lumit të egër të Vjosës, në mesditën e së premtes ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e ngritjes së HEC-ve mbi Vjosë.

Mesazh i aktivistëve për Vjosën | Foto Oblak Aljaz

Një ditë pas konferencës ndërkombëtare të organizuar prej presidentit Ilir Meta me fokus çështjen e lumit Vjosa, si edhe përurimit të qendrës kërkimore shkencore pranë lumit Vjosa në Tepelenë, ka ardhur dhe reagimi  i kryeministrit Edi Rama.

“Qeveria jonë e ka shpallur park kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me parkun. Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim të tijin në rrjetin social të Twitter.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv/shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen”, vijoi postimi i z.Rama.

Një peticion i nënshkruar prej 776 shkencetarëve në vitin 2019 kundër ngritjese së digave në lumin e egër të  Vjosës tërhoqi vëmendjen e presidentit Meta i cili u shpreh i gatshëm për të mbështetur akademikët dhe aktivistët Shqiptarë e të huaj në mbrojte të “zemrës blu” të Europës.

Ndërkohë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, pas konferencës të së enjtes, ka inaguruar mëngjesin e së premtes qendrën kërkimore të Vjosës nën drejtimin e prof. Schiemer, ku u ka bërë dhe një herë thirrje të gjithëve për mbrojtjen e një pasurie natyrore si Vjosa.

“E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrësesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por shpallja si Park Kombëtar, duke sjellë kështu impakt pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin për sot dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai gjatë fjalës së përurimit të qendrës kërkimore të Vjosës në afërsi të Tepelenës.

Nga ana tjetër, aktivistët që tanimë luftojnë prej vitesh në mbrojtje të Vjosës, e kanë mirëpritur këtë deklaratë të Kryeministrit Rama të cilën ato e shohin si “shpëtimi” i Vjosës.

“E mirëpresim deklaratën e sotshme të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, sipas të cilit lumi i Vjosës do të kursehet prej digës së Kalivaçit. Pas këtij mesazhi të Kryeministrit, kjo do të ishte koha e duhur për të nisur një dialog me shkencëtarët, autoritetet publike dhe shoqërinë civile mbi të ardhmen e Vjosës dhe kthimin e Vjosës në një Park Kombëtar. Jam i sigurt se shumë institucione ndërkombëtare do të jenë gati ta mbështesin këtë rrugëtim”, u shpreh CEO i organizatës Riverwatch, zoti Ulrich Eichelmann.

Ngjashëm, drejtori ekzekutiv i Fondacionit EuroNatur, zoti Gabriel Schwaderer mbështeti vendimin për kthimin e Vjosës në një park kombëtar.

“Krijimi i një parku kombëtar përgjatë tërë Vjosës dhe ndalimi i ndërtimit të HEC-eve është hapi i duhur. Por në Shqipëri ekzistojnë projekte të tjera shkatërruese siç është ai mbi parkun kombëtar të Valbonës. Ne bëjmë thirrje që edhe këto të fundit të ndërpriten menjëherë”, tha ai.

Etiketa: aktivistAktivistëCEOdialogdigaEdi RamaEuroNaturGabriel SchwadererHECIlir MetaLumiLumi i VjosësmbrojtjeMetaMjedisitpeticionQeveriaRamaRiverwatchshqipShqipëriTwitterUlrich EichelmannValbonësVjosazhvillim
Tjetri
Greqia duhet të komunikojë me Shqipërinë bazuar në respekt të ndërsjelltë, jo prepotencë

Greqia duhet të komunikojë me Shqipërinë bazuar në respekt të ndërsjelltë, jo prepotencë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.