AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbyllja e dosjes “ CEZ ” hedh dritë mbi negociatat “sekrete” të qeverisë shqiptare

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
10 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Vendimi i pushimit të hetimeve për ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka zbardh detaje mbi marrëveshjen e arritur në Vjenë me kompaninë çeke CEZ dhe dakordësinë e palëve për menaxhimin e problemit “DIA”.

Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Marrëveshja e 23 qershorit 2014 mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke “CEZ a.s” shkaktoi një furtunë debatesh politike dhe i kushtoi një kallëzim penal ministrit të Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka. Si drejtues të grupit negociator, ata u akuzuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se i shkaktuan 479 milionë euro dëm buxhetit të shtetit përmes marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë çeke.

Megjithatë, një hetim shtatë mujor i Prokurorisë së Përgjithshme arriti në përfundimin se dy zyrtarët e lartë nuk kanë kryer elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi i pushimit të hetimeve, të cilin BIRN e disponon është firmosur nga prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja më 6 qershor 2016. Ky vendim pritet të ankimohet në Gjykatën e Lartë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH.

Në tetor 2015, KLSH kallëzoi në prokurori ministrin Gjiknuri dhe avokaten e shtetit, Hicka me argumentin se kishin dëmtuar interesat e shtetit shqiptar gjatë negociatave dhe marrëveshjes së arritur në Vjenë me “CEZ a.s”, për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit.

Sipas KLSH, marrëveshja i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh në total, të ndara në; 95 milionë euro të pranuara për t’u paguar në marrëveshje, 352 milionë euro detyrime që CEZ Shpërndarje pati akumuluar nga faturat e papaguara apo borxhet ndaj KESH dhe OST si dhe 32 milionë euro nga zhvlerësimi i aksioneve që shtetit shqiptar kishte në CEZ Shpërndarje.

Por prokurori i çështjes e rrëzon këtë pretendim në vendimin e pushimit të hetimit, duke nënvizuar se “shuma prej 479 milionë eurosh nuk mund të konsiderohet dëm për buxhetin e shtetit, sipas konceptit që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal”.

“Jemi në një proces negocimi, ku pala çeke kishte bërë më përpara padi në arbitrazh kundër shtetit shqiptar, duke kërkuar që Republika e Shqipërisë të shpallej fajtore për konfliktin e lindur mes palëve…..Kuptohet se edhe ajo ka pasur pretendimet dhe kërkesat e saj në fazën e negocimit,” argumenton prokurori.

CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke thelloi gropën e borxheve dhe në janar 2013 humbi licensën pas një konflikti me qeverinë shqiptare.

Në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licensës. Qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha u bë gjithashtu gati për arbitrazh, por me ardhjen në pushtet të Ramës, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt një zgjidhjeje me marrëveshje.

Marrëveshja i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë e cilësoi atë “si aferën më të madhe korruptive në vend”.

Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme arrijnë në përfundimin se grupi negociator ka “zbatuar me korrektësi detyrimet e parashikuara në VKM dhe urdhrin e kryeministrit në lidhje me strategjinë e negocimit…” dhe “ka administruar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar drejt situatën juridike dhe financiare të shoqërisë CEZ Shpërndarje”.

Dritë mbi negociatat

Kopje e vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka.
Kopje e vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Me një sistem energjetik drejt kolapsit dhe një konflikt që po shkonte drejt një përballjeje në arbitrazh me kompaninë CEZ, qeveria Rama miratoi në 25 tetor 2013 ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes-i përbërë nga një armatë zyrtarësh të lartë dhe ekspertësh.

Vendimi i mbylljes së hetimit i  Prokurorisë së Përgjithshme hedh gjithashtu dritë mbi negociatat mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të kompanisë çeke, të cilat në kohën që u zhvilluan, ishin nën embargon strikte të konfidencialitetit.

Negociatat u zhvilluan në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, me ndërmjetësimin e Dirk Buschle, zv.drejtor dhe këshilltar ligjor në këtë institucion.

Nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014, palët kanë nënshkruar 4 memorandume mirëkuptimi, të cilat shtruan rrugën e marrëveshjes së 23 qershorit 2014.

Takimi i parë mes negociatorëve, i mbajtur më 10 janar 2014 në Vjenë përshkruhet si konfliktual në vendimin e mbylljes së hetimeve.

Pala shqiptare, e kryesuar nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri listoi një sërë detyrimesh të papërmbushura nga kompania CEZ, që prej privatizimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike në vitin 2009.

“Më konkretisht është përmendur moskryerja e investimeve të parashikuara; mosulja e humbjeve në sistemin e shpërndarjes; dështimi në reduktimin e borxhit të keq si dhe detyrimet e prapambetura ndaj shoqërive KESH dhe OST,” thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Por përfaqësuesit e kompanisë “CEZ a.s kanë bërë përgjegjëse palën shqiptare, lidhur me “veprimet absolutisht të paligjshme dhe arbitrare për heqjen e licensës”, të quajtur prej tyre si shpronësim indirekt.

“Ata pretenduan se sektori shqiptar i energjisë nuk funksionon dhe kjo provohet nga rezultatet e kompanisë së shpërndarjes…pas heqjes së licensës,” shtohet në vendim.

Në vendimin e Prokurorisë thuhet se ndërmjetësuesi Dirk Buschle u ka kërkuar palëve që të përpiqen të gjejnë një zgjidhje miqësore, pasi “nuk jemi në një proces gjyqësor për të gjetur shkaqet e lindjes së konfliktit dhe fajtorët”.

Në dy takimet e tjera, të mbajtura më 7 shkurt 2014 dhe 13 mars 2014, palët kanë vazhduar të paraqesin pretendimet dhe kërkesat e tyre. Por takimi i katërt, i mbajtur më 2 prill 2014 i ka afruar qëndrimet e tyre drejt një marrëveshjeje.

Në vendimin e Prokurorisë thuhet se grupi shqiptar, i kryesuar nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ai çek i drejtuar nga shefi i Bordit të CEZ a.s Tomas Pleskac ranë dakord që një paketë kredish prej 37 milionë euro, të marra nga IFC dhe BERZH të transferoheshin nga CEZ a.s tek CEZ Shpërndarje.

Gjithashtu, pala shqiptare pranoi të paguante edhe 58 milionë euro të tjera shtesë, si detyrim ndaj shoqërive që zotëroheshin nga CEZ a.s.

“Në përfundim të procesit, një përmbledhje e procesit të negociatave i është dërguar më 12 gusht 2014 palëve nga ndërmjetësi Dirk Burschle. Kopje e këtij dokumentacioni është e administruar në fashikullin e procedimit penal,” thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Marrëveshja për DIA

Përveç konflikteve për investimet e pakryera, thellimin e borxheve dhe kreditë, negociatorëve shqiptarë dhe atyre çekë u duhej të zgjidhnin në tavolinën e diskutimeve edhe një problem të ri. Në vitin 2013, kompania e mbledhjes së borxheve, Debt International Advisory, DIA e Kastriot Ismailajt paditi në Arbitrazh CEZ Shpërndarje, duke i kërkuar asaj 130 milionë euro dëmshpërblim.

Marrëveshja për DIA-n mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke është bërë gjithashtu objekt diskutimesh gjatë vitit 2015-kur Ismailaj u arrestua për mashtrim dhe BIRN publikoi dokumente që hidhnin dritë mbi mënyrën se si ai kishte përfituar kontratën me CEZ Shpërndarje. Grupi negociator u akuzua asokohe se përmes marrëveshjes u kishte dhënë imunitet drejtuesve çekë të CEZ në Shqipëri.

Në vendimin e Prokurorisë sqarohet se pala shqiptare kishte rënë dakord që “kompensimi për çështjen e DIA-s të mbetej jashtë negociatave”. “Shqipëria do të marrë përgjegjësinë e plotë për çështjen dhe të gjitha rezultatet e mundshme të saj (në arbitrazh)”.

Negociatorët e kompanisë çeke kanë këmbëngulur që çështja e DIA-s të mos jetë objekt diskutimesh në fazën e negocimit të marrëveshjes së pajtimit-ajo qëndron jashtë marrëveshjes përfundimtare të 23 qershorit 2014.

Megjithatë, palët kanë rënë dakord që për çështjen DIA të bënin një marrëveshje të veçantë, ndërsa kanë vendosur gjithashtu “ mbi informacionin që do të jepet nga CEZ a.s për avokatët e CEZ Shpërndarje në arbitrazh”.

“Informacioni do të sigurohet në pjesën më të madhe të mundshme të kërkuar. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër që ky informacion do të përdorej vetëm për mbrojtjen e interesave të palës shqiptare në arbitrazh,” thuhet në vendim.

Etiketa: Alma HickaArben KrajaArbitrazhBIRNCEZ ShpërndarjeDamian GjiknuriDebt International AdvisorydetyrimEuroGjykatësGjyqHetimHetimetinvestimeKESHKëshilltar ligjorKLSHKodit PenalkonfliktKontrolliLuftamarrëveshjemashtrimMbrojtjaOSTpadiProkuroriPunëQeveriaQeveria RamaRamaSali BerishaSHshpronësimshqipShqipëriShqipëriashqiptareVendimVendimi
Tjetri
Sirianët alarmohen nga retorika anti-refugjatë e medias bullgare

Sirianët alarmohen nga retorika anti-refugjatë e medias bullgare

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.