AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

“Nuk flitet për rënie apo përgjysmim”; COVID-19 zhduk kërkesën për produkte plazhi

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tregtarët e produkteve të plazhit shprehen se klientët këtë vit janë të trembur dhe të pasigurtë për pushimet e tyre, pas krizës që solli COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

Ndryshe nga vitet e tjera, në periudhën aktuale që përkon dhe me hapjen e sezonit veror, sektori i turizmit dhe ai i produkteve të plazhit  shënojnë nivelin më të ulët të kërkesës si pasojë e kufizimeve të shumta që ka sjellë pandemia e COVID-19.

Tregtarët e produkteve të plazhit shprehen se klientët këtë vit janë të trembur dhe të pasigurtë për pushimet e tyre, pas krizës që solli COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

Në krahasim me vitet e tjera, kur dyqanet në tregjet e hapura të Tiranës në fillim të sezonit veror janë të mbushura me produkte plazhi, këtë vit – të ndikuar nga pandemia e COVID-19, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm dhe mund të numërohet me gishtat e njërës dorë.

Sezoni i sivjetshëm turistik në Shqipëri pritet të mbështetet kryesisht në kërkesën vendase, ndërkohe që ardhja e turistëve nga jashtë varet akoma nga hapja e ndërsjellët e kufijve midis shteteve dhe rifillimi i fluturimeve ajrore.

Në tregun e madh të Tiranës, ku gjithnjë në fund të muajit maj kishte një dyndje të klientëve që blinin  produkte të plazhit si shezlongë, çadra, kamerdare, peshqirë, topa dhe frigoriferë portativ, këtë vit shumë pak tregtarë i shesin këto produkte.

Ndërkohë, në të ashtuquajturin tregu Çam, pranë rrugës Myslym Shyri në qendër të Tiranës, vetëm dy dyqane kishin nxjerrë të enjten disa produkte të plazhit për shitje.

Një prej tregtarëve, Blerim Rrënjollari, i tha BIRN se në hapje të këtij sezoni turistik të pazakontë nuk ka pasur fare kërkesë për këto produkte.

“Nuk flitet për rënie apo përgjysmim kërkese….këtë vit nuk ka pasur fare blerje për produktet e plazhit,” tha Rrënjollari. “Ndërkohë që në vitet e tjera do kishte filluar normalisht blerja në këtë periudhë,” theksoi ai.

Ai pranon se njerëzit janë të trembur dhe nuk ndihen të sigurt të shkojnë me pushime sivjet, kjo për shkak të pandemisë, frikë që sipas tij që ka ndikuar edhe në rënien e blerjeve.

Më 2 maj,  Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë publikoi draft- protokollin e masave anti-COVID-19 për sezonin turistik 2020, dokument ky që i është shpërndarë operatorëve të turizmit.

Sipas këtij protokolli, çdo hotel në territorin shqiptar do të ketë një koordinator  ‘anti-COVID’ që do të jetë përgjegjës për menaxhimin e kontrolleve shëndetësore të pushuesve në hotel, ndërsa plazhet do të kenë rojen bregdetare që do të jetë përgjegjës për ruajtjen e distancave prej 3.5 m nga çadra në çadër, si edhe distancën e caktuar ndërmjet pushuesve, si në rërë ashtu edhe në ujë.

Disa nga agjensitë e udhëtimeve kanë mbyllur bizneset e tyre për shkak të goditjes që ky sektor mori nga masat shtrënguese nën kushtet e pandemisë COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik këtë vit nuk është hapur akoma, Agjencia Kombëtare e Turizmit thotë se janë marrë masat e distancimit fizik për subjektet akomoduese.  Rënia e kërkesës për produkte plazhit lidhet direkt me pasigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj për sezonin veror turistik.

Pjesa më e madhe e agjencive të udhëtimit në Tiranë akoma nuk kanë rifilluar aktivitetin e tyre, ndërsa edhe ato të pakta që  hapur dyert ndjehen të pasigurta për sezonin turistik që po afron, për shkak të situatës kaotike.

Shumë prej dyqaneve që kanë qenë agjenci udhëtimi tashmë kane nxjerrë lajmërime se jepen me qira, pasi sektori i turizmit është ai që ka marrë dhe goditjen më të madhe nga kufizimet e imponuara nga pandemia e COVID-19.

Një pjestare e stafit të agjencisë së udhëtimeve “Amara”, pranë rrugës së Durrësit, u shpreh se këtë vit ata ndodhen në një pozicion të vështirë si asnjëherë tjetër.

“Prenotime të reja nuk ka fare…të vetmit që interesohen janë turistë nga Kosova, të cilët marrin në telefon për të pyetur nëse do t’iu lejohet këtë  verë  që të vijnë të pushojnë në plazhet tona. Ndërkohë ne si agjenci nuk iu japim dot një përgjigje pasi akoma nuk ka dalë një vendim zyrtar për lëvizjen e lirë”, u shpreh agjentja e udhëtimit nga “Amara Travel”.

“Ne kemi një hotel tonin në Golem, ku dërgojmë klientët tanë. Por aktualisht nuk kemi rezervime për shkak të situatës së pasigurt,” tha ajo, ndërsa shtoi se as pushuesit vendas këtë vit “nuk kanë shprehur interes në lidhje me pushimet e tyre.”

Në tregun Çam, pak më tutje dyqanit të Rrënjollarit, një tjetër  çift  tregtarësh, të cilët shesin produkte të ndryshme plazhi, shkolle, e shtëpiake , shprehen se kërkesa për produktet e plazhit ka qenë afër zeros.

“Asnjë shitje, fare, zero…zero shitje për produktet e plazhit…ja aty kanë ngelur,” tregon tregtari duke bërë me gisht nga kamerdaret  të modelit ‘flamingo rozë’ që janë rreshtuar në trotuar, të cilat askush nuk i blen, ndërsa para një viti kishte kërkesë të lartë.

“Klientët vijnë, pyesin, marrin çmimin dhe ikin e nuk kthehen më për t’i blerë,” thotë ai.

Në prag të sezonit turistik kërkesa për produktet e plazhit shënon nivelin më të ulët | Foto : Nensi Bogdani

Çmimet e kamerdareve që kanë dalë në treg këtë variojnë nga 1000 lekë deri 2000 lekë të reja, çmime të arsyeshme por që gjithsesi nuk kanë ndikuar në shitjet e produkteve pasi klientët tashmë kanë problematika të tjera për të zgjidhur.

Sipas tregtarëve, vështirësitë ekonomike që ka shkaktuar kriza COVID-19, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve, të cilët i kanë reduktuar ndjeshëm shpenzimet për argëtim dhe pushime.

“Jo vetëm kërkesa për produktet e plazhit ka rënë, por në përgjithësi për të gjitha produktet që ne tregojmë nuk ka pasur xhiro këto kohë”, përfundoi  tregtari në tregun Çam.

Etiketa: BIRNblerjeCOVIDCOVID-19flamingoKosovaKrizaMinistria e TurizmitMyslym ShyriNensi BogdanipandemiaPandemia e COVID-19ParapushimeSHshqipShqipëriTiranëTregTregjet e hapuraTreguturistVendimxhiro
Tjetri
Soreca i kërkon Lleshajt të përmirësojë kushtet për refugjatët

Soreca i kërkon Lleshajt të përmirësojë kushtet për refugjatët

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.