AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pragu i padrejtë për kandidatët e pavarur dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elton Debreshi duke dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Foto: Facebook

Ndryshimet e njëanshme të ndërmarra nga parlamenti i kontrolluar nga socialistët tetorin e kaluar në Kodin Zgjedhor, kërkojnë që kandidatët e pavarur të marrin 1% të votave në rang kombëtar për t’u përfshirë në llogaritjen e ndarjes së mandateve, në atë që ekspertët e konsiderojnë shkelje të barazisë në garë.

Elton Debreshi duke dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Foto: Facebook

Kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të martën për të kërkuar shfuqizimin e kriterit të pragut kombëtar 1% për kandidatët e pavarur, një kërkesë që ekspertët zgjedhorë e konsiderojnë të drejtë dhe të mbështetur.

Avokati Gentian Sejrani thotë në argumentin e shtruar para Gjykatës Kushtetuese se ligji aktual kërkon që kandidatët e pavarur të fitojnë 36 deri në 223% më shumë vota se sa kandidatët e partive dhe si e tillë, klauzola që nuk bën bën dallim mes partisë politike dhe kandidatit të pavarur shkel barazinë e kandidatëve në garë.

“Vlera e votës nuk është njësoj e barabartë për kandidatin e propozuar nga zgjedhësit me kandidatin e propozuar nga partitë politike, ndaj ne vlerësojmë se pragu prej 1% është në kundërshtim me Kushtetutën pasi shkel parimin e barazisë së votave dhe mundësive të barabarta,” shkruan Sejrani në kërkesën e tij.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, të cilaat u miratuan në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe parlamenti i kontrolluar prej saj tetorin e kaluar, subjektet zgjedhore duhet të marrin 1% të votave në rang kombëtar para se të fitojnë të drejtën të përfshihen në llogaritjen e mandateve. Në rast se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë e barabartë me atë të vitit 2017, Elton Debreshit, i cili garon si i pavarur në qarkun Dibër, do t’i duhet të marrë afro 17 mijë vota, në një kohë kur kandidatëve të partive politike do t’u mjaftojnë rreth 12 mijë vota secilit për të hyrë në parlament.

Premto Gogo, ekspert zgjedhor nga shoqata e vëzhguesve KRIIK Albania, i tha BIRN se e sheh padinë të mbështetur dhe të vlefshme ndërsa konsideroi trajtimin që Kodi Zgjedhor i bën kandidatëve të pavarur si absurd.

“Absolutisht po, ka merita,” tha Gogo i pyetur mbi padinë. “Është absurde se [Kodi Zgjedhor] i kërkon [kandidatëve të pavarur] të marrë vota në të gjitha qarqet kur ai kandidon vetëm në një.”

Kandidatët e pavarur në Shqipëri janë fenomene të rralla dhe janë rralluar akoma më shumë që nga viti 2008, kur Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës dhe Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, ranë dakord me njëri-tjetrin në negociata të fshehta të krijojnë sistemin aktual zgjedhor që ka dobësuar deputetët dhe ka bërë të plotfuqishëm udhëheqësit partiakë. Por në zgjedhjet e 25 prillit janë katër kandidatë të pavarur, tre të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një, minatori Elton Debreshi, i mbështetur nga disa aktivistë të majtë të njohur si Organizata Politike.

Shanset e tyre për t’u zgjedhur me sistemin aktual janë jo shumë premtuese, veçanërisht për kandidatët që garojnë në qarqe të vogla, si Gjirokastra, Dibra apo Lezha, ku plotësimi i pragut kombëtar në masën 1% kërkon marrjen e një pjese të konsiderueshme të votave. P.sh., nëse pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit është e njëjtë me atë të vitit 2017, Debreshit do t’i nevojitet të marrë afro 25 për qind të votave të qarkut nga 20% që nevojiten për të zgjedhur një deputet. Në rast se ai dështon të arrijë pragun, votat e tij përfitohen në ndarjen e mandateve nga partia që arrin të dalë e para.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë filloi të funksionojë vetëm së fundmi pas disa vitesh paralize të shkaktuar nga Reforma në Drejtësi. Është e paqartë nëse kjo gjykatë do ta shqyrtojë kërkesën e Debreshit në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Për Gogon nga KRIIK Albania, është mirë që ajo të veprojë shpejt.

“Do të ishte mirë që Gjykata Kushtetuese të investohej për ta shqyrtuar në kohë sepse prek një të drejtë themelore të kandidatëve për të cilët ne kemi më shumë nevojë në parlament për të fuqizuar demokracinë direkte dhe sidomos përfaqësues të grupimeve të vogla qytetare” tha ai.

Etiketa: aktivistBIRNDebreshideputetDibraEdi RamaElton DebreshiFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekandidatëtKodi ZgjedhorKRIIKkryetarkushtetueseMASnegociataOrganizata PolitikeParaparlamentPartiaPartia SocialisteQarqetRamaReformaSali BerishaSHshqipShqipëriVetëvendosjeVotaZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dhurata Balla –Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dhurata Balla –Gjykata e Tiranës

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.