AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Saimir Tahiri loboi për të ndaluar komentet nga ambasada e SHBA për çështjen ndaj tij

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke hyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë më 11 shkurt 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Sipas një deklarate plotësuese dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga kompania e lobimit Stone Strategic Solutions Srl, ish-ministri i Brendshëm pagoi 20 mijë dollarë që ambasada e SHBA në Tiranë të mos komentonte gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke hyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë më 11 shkurt 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësorë të të huajve”.

Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë USD për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.

Ish-Ministri i Brendshëm që u akuzua për trafik ndërkombëtar nakotikësh dhe u dënua fillimisht nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vjet vetëm për shpërdorim detyre. Çështja ndaj tij u apelua dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e saj për rigjykim.

Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.

Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.

Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri i tha BIRN se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Vëzhgues të ambasadës kanë vijuar të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore në apel, ndërsa ndoqën edhe procesin në shkallën e parë.

Tahiri nuk është i vetmi politikan apo figurë publike në Shqipëri që është në përplasje me qëndrimet e ambasadës në kryeqytet apo vendimet e Departamentit të Shtetit. Një kontratë lobimi kundër vendimit për shpalljen “non grada” është rregjistruar në emër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.  Një sërë gjyqtarësh u është revokuar viza për në SHBA dhe janë rrëzuar në veting për këtë arsye.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAmbasada e SHBAApelApeliBIRNGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarLobimiParaSaimir TahirSaimir TahiriSHSHBAShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareshtatorTrafikVendimetVetingviza
Tjetri
E Drejta për të Ditur: Një udhërrëfyes për fillestarët mbi sekretin shtetëror

Një fillim i ri për Malin e zi

photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.