AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria përmirësohet në klasifikimin botëror të lirisë së medias

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Printscreen nga indeksi i Reporterë pa Kufij.

Indeksi i organizatës “Reporterë pa kufij” për vitin 2017 e ngriti Shqipërinë në gjashtë pozicione në fushën e lirisë së medias, ndërsa situata e gazetarisë në botë vazhdon të jetë në epokën më shqetësuese në historinë e indeksit.

Printscreen nga indeksi i Reporterë pa Kufij.

Organizata “Reporterë pa kufij” vlerësoi në indeksin e vitit 2017 publikuar të mërkurën se liria e medias në Shqipëri u përmirësua me 6 vende në shkallën botërore të 180 shteteve, duke u renditur e 76-a.

Sipas organizatës që mbron lirinë e medias në botë, Shqipëria ka vend për përmirësim. Kjo rritje erdhi pas dy vitesh stanjacion të vendit në këtë drejtim.

Duke cituar raportin vjetor të Komisionit Europian, RPK tha se Shqipëria duhet ta zbatojë më mirë ligjin duke garantuar lirinë e fjalës, ndërsa shtoi se shpifja ndëshkohet me gjobë në vend të burgosjes që prej vitit 2012.

“Pavarësisht se ligjet për të drejtën e informimit  janë miratuar në vitin 1999 dhe 2014, aksesi në informacionin shtetëror vazhdon të jetë i kufizuar dhe autoriteti rregullator mediatik AMA është i politizuar,” tha Reporterë pa kufij.

Në shkallë rajonale, Rumania është vendi me renditjen më të mirë në vendin e 46, ndërsa Kosova ka treguar ngritjen më të madhe në klasifikim në vendin e 82-të. Vendet me situatën më të keqe mediatike në Ballkan janë Maqedonia dhe Bullgaria.

Rënie shqetësuese në renditjet rajonale kanë pësuar Kroacia dhe Serbia, ku Reporterë pa Kufij tha se “në Kroaci hetimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të luftës i bën gazetarët shpesh subjekt të fushatave denigruese”.

“Liria e medias ka rënë në rajon, por erozioni i sundimit të ligjit ka qenë më i dukshëm në Maqedoni,” tha Reporterë pa Kufij.

Megjithatë organizata shtoi se liria e medias në botë nuk ka qenë kurrë më e kërcënuar se aktualisht, ndërsa tha se kemi prekur një epokë të post të vërtetës, propagandës dhe shtypjes së lirive, veçanërisht te vendet demokratike.

Në dy vitet e fundit dy e treta e vendeve të analizuara kanë regjistruar një përkeqësim të situatës së tyre, ndërsa numri i vendeve ku situata e medias është “mirë” ose “mjaftueshëm mirë” ra me 2.3%.

Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është rajoni më i rrezikshëm dhe i vështirë për gazetarët në botë. Europa Lindore dhe Azia Qendrore është rajoni i dytë më i keq, pasuar nga Azia dhe Paqësori.

Bashkimi Europian dhe Ballkani renditen si një nga rajonet ku media është më e lirë, me një rritje prej 17.5% gjatë pesë viteve të fundit.

Vendet ekselente të renditjes ishin Norvegjia në vendin e parë, Suedia në të dytin, pasuar nga Finlanda, Danimarka dhe Holanda.

Indeksi i Lirisë së Medias në Botë rendit çdo vit 180 vende duke përdorur kriterin e pluralizmit, pavarësisë së medias dhe mjedisin e gazetarisë, vetëcensurën, mjedisin legjislativ, transparencën, infrastrukturën dhe abuzimet.

Etiketa: AfrikaAMABallkanBallkaniBashkimi EuropianBullgariaDanimarkaerozioniEuropaFinlandagazetarIndeksiKosovaKroaciKroaciaLindjaLindja e MesmeLiriaLiria e MediasMaqedoniMaqedoniaMediaNorvegjiarajonrajonireporterRumaniaSerbiaShpifjashqipShqipëriShqipëriaSuedia
Tjetri
A mund t’i besojmë sondazheve?

A mund t’i besojmë sondazheve?

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.