AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK po verifikon denoncimin e Petro Koçit për kapjen e Fierit nga krimi i organizuar

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste Petro Koçi. Foto nga faqja në Facebook.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se është duke verifikuar denoncimin e deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, sipas të cilit organizatat kriminale po fitojnë tenderët publikë në Fier duke shfrytëzuar njohjet e drejtpërdrejta me titullarët e institucioneve, nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve apo të konkurrentëve.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste Petro Koçi. Foto nga faqja në Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur verifikimin e denoncimit publik të deputetit të Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi, Koçi tha të premten më 16 korrik se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur të enjten për BIRN se ky denoncim i Koçit është në verifikim.

Deputeti socialist Petro Koçi i tha BIRN nuk kishte komente përtej denoncimit publik.

Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Petro Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë. “Fieri ka një botë krimi që është konsoliduar ndër vite”, tha Koçi në një intervistë.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi Koçi.

Sipas tij, këto organizata kriminale janë fuqizuar duke pastruar paratë e pista në industrinë e ndërtimit dhe vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. “Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, ishte thirrja e Koçit.  I pyetur nga BIRN mbi këto deklarata kreu i bashkisë së Fierit tha se ishte “parimisht dakord” me Koçin.

Bashkia e Fierit dhe bashkitë e tjera të qarkut apo institucionet në varësi të qeverisë qendrore drejtohen prej vitesh nga të zgjedhur apo të emëruar prej Partisë Socialiste.

Petro Koçi ka mbajtur pozicionin e zv/Ministrit të Mbrojtes prej dhjetorit 2014 deri në qershor të 2021-it kur ai u dorëhoq pasi mori mandatin si deputet i PS-së për Qarkun e Fierit.  Gjithashtu, ai është edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste në Fier.

Etiketa: Arben KrajaBashkiaBashkia e FieritBIRNDenoncimdeputetDhunëFacebookFierFinancatkrimiKrimi i organizuarkryetarligjzbatueseOrganizata kriminalePartisë SocialistePetro KoçiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPSSPAKTaksattenderverifikim
Tjetri
Facebook duhet të ndalojë edhe liderë botërorë të tjerë

Facebook duhet të ndalojë edhe liderë botërorë të tjerë

726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.