AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Takimi i zyrtarëve në Lezhë nuk ofron sërish asnjë zgjidhje për tre motrat e abuzuara

Elvis HilangaElvis Hila
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë | Foto nga : Vladimir Karaj

Prefekti i Lezhës thërret takim “urgjent” për abuzimin disa vjeçar mbi tre motrat me probleme mendore, por institucionet kanë vijuar mosmarrëveshjet për përgjegjësitë pa ofruar sërish asnjë zgjidhje për to.

Hyrja e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë | Foto nga : Vladimir Karaj

Katër ditë pas publikimit të një shkrimi nga BIRN, i cili denonconte abuzimin seksual me tre motra me probleme mendore në qytetin e Lezhës, prefekti i Lezhës thirri në një takim të cilësuar “urgjent” Komitetin Rajonal Anti- Trafik.

Por informacioni dërguar Zyrës Operacionale të Situatës (ZOS) pranë qeverisë, të cilin BIRN e disponon, nuk ndryshon shumë nga tryezat teknike të njoftuara si të mbledhura më herët. Asnjë nga institucionet nuk ka propozuar zgjidhje dhe as ka marrë përgjegjësi, ndërsa policia thotë se as pas këtij takimi nuk ka nisur hetime për abuzimin, duke thënë se “nuk kishte kallëzim”.

Në informacionin drejtuar ZOS nga Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, bëhet një përmbledhje e situatës, që siç pranohet aty është e njohur prej vitit 2016 dhe thuhet se institucioneve, Shërbimit Social pranë Bashkisë Lezhë, Shërbimi Social Shtetëror dhe poilicisë u ishin lënë disa detyra.

Por informacioni pranon se të paktën Bashkia Lezhë “nuk mori përgjegjësitë e duhura”, ndërsa detyra ngarkuar policisë që “të mbajë nën kontroll të vazhdueshëm lagjen ku banon familja” nuk adreson mos hetimin e deri tanishëm të abuzimit ndaj tre motrave.

Bashkia Lezhë nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për të komentuar qëndrimin e prefektit. Gjatë takimit, përfaqësuesi i bashkisë ka thënë se ajo nuk i kishte mundësitë për të strehuar tre motrat dhe as për ruajtjen e tyre.

E kontaktuar nga BIRN pas takimit, Policia e Lezhës tha se nuk kishte kallëzim dhe për rrjedhojë nuk kishte as hetime mbi rastin në fjalë.

BIRN gjeti në një shkrim të pak ditëve më parë se tre motrat e lëna pa kujdestari ligjore dhe në situatë rruge ishin abuzuar seksualisht prej vitit 2016. Një nga motrat kishte lindur një fëmijë për shkak të abuzimit, një tjetër ishte shtazanë dhe njëra prej tyre kishte abortuar.

Megjithëse në dijeni të situatës, institucionet përgjegjëse ia linin faji njëra tjetrës, ndërsa nuk kishte as hetime për të ndaluar abuzimin.

Etiketa: BashkiaBIRNhetimeLezhëpaktPoliciaSHTrafik
Tjetri
Aktivistët dhe familjarët kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e të riut Enea Ftoji (Video)

Aktivistët dhe familjarët kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e të riut Enea Ftoji (Video)

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.