AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Tregtia e paligjshme me bombulat e gazit shkakton tragjedi në Shqipëri

Çfarë tregon tragjedia e katërfishtë e familjes Gjoka në Velipojë për sigurinë e tregut të gazit në Shqipëri dhe një zinxhir pandëshkueshmërie, që stimulon shkelje të reja ligjore dhe aksidente me pasoja fatale.

Vladimir KarajEmi KalajaElvis HilangaVladimir Karaj,Emi Kalajadhe1 të tjerë
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
black and white gas stove
Foto nga kwon junho

Alketa Gjoka u zgjua herët mëngjesin e së dielës më 4 korrik 2021, me planin që të bënte gati për pushuesit hotelin e vogël të familjes, që ndodhet buzë detit Adriatik në Velipojë.

Rreth orës 6.45, ajo vendosi xhezven e kafesë mbi një bombol gazi kampingu, por dhoma shpërtheu në flakë me shkëndijën e parë.

Kur flakët u shuan dhe tymi u shpërnda, familjen Gjoka e pllakosi një tragjedi e rëndë.

Alketa, 40 vjeç dhe tre fëmijët e saj, Danjela 19 vjeç, Klarisa 15 vjeç dhe Enriko 12 vjeç u nxorën të plagosur nga hoteli, por humbën jetën njëri pas tjetrit në një spital në Itali, ku ishin dërguar për kurim të specializuar.

Katër muaj pas tragjedisë, Gjergj Nikaj – babai i Alketës, pret i brengosur që ta mësojë të vërtetën nga hetimet.

“Ka shpërthy sapo vajza e ka ndezur sobën për të pjekur kafe,” tha ai për BIRN.  “Për ngjarjen nuk mund t’i drejtoj gishtin askujt..,” shtoi ai.

Hetimet paraprake të policisë dhe një raport i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, ISHTI, fajësuan rrjedhjen e gazit të lëngshëm nga njëra prej bombolave si shkakun e tragjedisë.

Të dy institucionet e drejtuan gjithashtu gishtin ndaj stacionit lokal që i kishte shitur gazin familjes Gjoka dhe që një ditë pas shpërthimit, u bllokua nga ISHTI për kryerjen e aktivitetit pa licencë dhe dokumentacion. Procesverbali i inspektimit tregon gjithashtu se pajisjet nuk ‘plotësonin kushtet thelbësore të sigurisë”.

Biznesi i vogël me objekt rimbushjen dhe riparimin e bombolave të gazit në Velipojë ishte në pronësi të Petrit Mllojës dhe kishte një rekord problematik me ISHTI – inspektoriatin përgjegjës për kontrollin e enëve me presion.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se para tragjedisë në Velipojë, biznesi i familjes Mlloja ishte inspektuar katër herë, ishte gjobitur në mënyrë të përsëritur për shkelje të kushteve të sigurisë si dhe ishte proceduar nga Prokuroria për tregti të palicencuar karburantesh.

Mlloja nuk i pagoi asnjëherë gjobat – e megjithatë ai u lejua që të vazhdonte tregtinë e gazit.

Tragjedia e katërfishtë në familjen Gjoka është aksidenti më i rëndë i shkaktuar këtë vit nga bombolat e gazit, por jo i vetmi.

BIRN numëroi nga komunikatat ditore të policisë 19 aksidente të rënda gjatë vitit 2021, të cilat shkaktuan pesë viktima, shtatë të plagosur dhe disa shtëpi dhe biznese të rrënuara në qytete të ndryshme të vendit.

Për ekspertët e fushës, aksidentet janë shpesh shembujt fatalë të pasigurisë që mbizotëron në tregun e gazit të lëngshëm në Shqipëri. Arsyet sipas tyre gjenden te mungesa e seriozitetit të masave të ndërmarra si dhe te neglizhenca e rreziqeve, si nga konsumatorët ashtu edhe nga organet kontrolluese.

“Nëse shteti do të funksiononte, incentiva për të mos e shkelur ligjin do ishte aq e madhe saqë kjo nuk do ndodhte,” tha Zhani Shapo, ortak i kompanisë ALCERT, e cila kryen ndër të tjera edhe inspektime apo certifikime të enëve nën presion.

Meriljan Kurtaj, kreu i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve nën Presion në ISHTI, i tha BIRN se e kishte ndjekur personalisht rastin e Mllojës në Velipojë, pasi kishte parë ‘kushtet në të cilat ai punonte’.

I pyetur se pse ishte lejuar ai që të punonte, Kurtaj u përgjigj se “për mbylljen duhet të ndërhyjnë institucione të tjera”.

Avokati i Mllojës, Niazi Sinani e mohoi kategorikisht lidhjen e klientit të tij me aksidentin e 4 korrikut në Velipojë. Sinani pretendoi gjithashtu se kur u bllokua nga ISHTI më 5 korrik, Mlloja nuk e kishte hapur aktivitetin, por po e përgatiste atë për sezonin turistik.

“Ne luajmë bixhoz”

Sipas të dhënave të INSTAT, dy burimet kryesore të ngrohjes së familjeve shqiptare janë druri dhe energjia elektrike. Gazi i lëngshëm, i cili tregtohet kryesisht përmes bombolave, edhe pse më i lirë në çmim, përdoret nga vetëm 10,2 për qind të familjeve në Shqipëri.

Ekspertët besojnë se arsyet kryesore të përdorimit të ulët të gazit nga familjet shqiptare janë mungesa e sigurisë dhe aksidentet e shumta –shpeshherë me pasoja fatale.

“Incidentet me bombolat e gazit janë shtuar shumë gjatë kohëve të fundit,” tha specialisti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Lezhë, Agustin Pepkolaj.

Legjislacioni shqiptar dhe rregulloret e sigurisë së Gazit të Lëngëzuar Natyror, GLN, kërkojnë që çdo bombol të jetë e kolauduar nga kompania që e tregton, e pajisur me certifikatë dhe e regjistruar tek ISHTI.

Ligji kërkon gjithashtu që vendosja e bombolave dhe lidhja e tyre me sistemin e gatimit apo të ngrohjes duhet të bëhet nga një specialist i kualifikuar i kompanisë tregtuese, ndërsa gazi duhet të jetë i aromatizuar, në mënyrë që në rast rrjedhje të mund të ndjehet.

Megjithatë, në terren qarkullojnë një numër i panjohur bombolash të vjetra dhe të pacertifikuara.

Kurtaj nga Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve nën Presion tha për BIRN se  90 për qind e aksidenteve ndodhin te përdoruesi fundor familjar dhe se në të gjitha rastet “janë gabime teknike gjatë instalimit ose nga pakujdesia e tyre”.

Kurtaj u ankua gjithashtu se konsumatorët familjarë i neglizhojnë kushtet e sigurisë dhe përdorin bombola shumëvjeçare, që janë të pacertifikuara, të pakontrolluara dhe që janë instaluar prej vetë atyre.

“Ndonjëherë përdorin tuba që janë blerë para dhjetë vitesh,” tha ai, duke shpjeguar se sistemi që lidh bombolën me sobën është ai që sjell edhe aksidentet më të shpeshta.

Ndryshe nga Kurtaj, Anila Jani – një eksperte e legjislacionit për sigurinë e pajisjeve dhe aktualisht aksionere në kompaninë e inspektimeve, ALCERT thotë se përgjegjësia për sigurinë e bombolave bie mbi kompanitë tregtuese të gazit.

Ajo shpjegon se pikat e karburanteve apo shitësit me pakicë kanë detyrimin që t’i kontrollojnë bombolat që marrin bosh nga familjarët dhe konsumatori “presupozohet se merr pas një bombol të kontrolluar”.

Por në realitet, rregullat funksionojnë ndryshe.

“Ne luajmë bixhoz këtu, na kapi, s’na kapi,” tha Jani për BIRN duke iu referuar tregut të gazit.

“Ku e di babai im 70 vjeç legjislacionin, duhet t’i thotë ai atje [te karburanti] zotëri lëre bombolën këtu dhe merr këtë plot që është e kontrolluar,” shtoi ajo.

Kurtaj e pranoi fenomenin, por tha se ISHTI i kishte duart e lidhura në këtë pikë. Sipas tij, procedura e inspektimit kërkonte që subjekti të lajmërohej paraprakisht.

“Nuk ka kontrolle surprizë, pasi duhet ta lajmëroj tre ditë përpara dhe ai ka kohë që edhe nëse ka bombola të pakontrolluara, ti fshehë e më pas ti kthejë sërish në qarkullim,” tha ai.

‘E kishte hapur përsëri” 

Vetëm tre ditë pas aksidentit me pasoja fatale për familjen Gjoka dhe dy ditë pas bllokimit të aktivitetit nga ISHTI, Petrit Mlloja u gjet sërish me biznes të hapur dhe u arrestua më pas nga policia.

Kurtaj kujtoi për BIRN se ishte sinjalizuar personalisht për këtë fakt dhe ishte ai që kishte njoftuar policinë.

“Pasi e bllokuam më 5 korrik, mua më njoftuan që e kishte hapur përsëri. Mora inspektorin që kemi atje dhe njoftova policinë që plumbçet ishin thyer,” tha Kurtaj.

“Ne njoftuam bashkinë e Shkodrës që ta prishte si biznes, por na thanë që nuk ishte kompetencë e tyre,” shtoi ai.

Në njoftimin e datës 7 korrik, Policia e Shkodrës e lidhi arrestimin e Mllojës edhe me hetimet për tragjedinë në familjen Gjoka.

“U konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI,” tha policia në një njoftim paraprak.

Prokuroria e Shkodrës e akuzoi Mllojën për ‘shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse’, por çështja u sfumua më pas në gjykatë.

Thuajse një muaj pas arrestimit, Gjykata e Apelit të Shkodrës vendosi lirimin nga qelia të Mllojës dhe lënien e tij në ‘arrest shtëpiak’. Ndërsa më 19 tetor, Gjykata e Shkodrës vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për Mllojën, ndonëse prokurorja Blerta Hamza i kujtoi gjykatës se ai po hetohej edhe për ngjarjen e rëndë me 4 viktima.

“Aktualisht jemi në hetim e sipër, jemi duke bashkëpunuar dhe me shtetin Italian pasi janë 4 viktima,” citohet Hamza në vendim.

Në një përgjigje me shkrim për BIRN, avokati i Mllojës Niazi Sinani mohoi që arrestimi i klientit të tij të kishte lidhje me ngjarjen në Velipojë.

“Në asnjë moment, as ai vetë e as organi kompetent nuk e ka lidhur arrestimin me ngjarjen në Velipojë,” tha ai për BIRN.

Sinani kundërshtoi gjithashtu inspektimet nga ISHTI, ndërsa pretendoi se klienti i tij nuk e kishte filluar tregtitë, por ishte “vetëm në fazën e përgatitjes dhe sistemimit” për sezonin veror.

“Një grup i ISHTI-t dhe një inspektor i saj ka shkruar një procesverbal, ku shkruhet se klienti im ‘mund të shiste’ bombola gazi. ‘Mund’ dhe jo po shiste apo ka shitur më përpara,” thotë avokati në përgjigjen me shkrim, duke e theksuar përmes thonjëzave fjalën ‘mund’.

Kjo nuk është përballja e parë e Mllojës me drejtësinë.

Pasi nisi tregtinë e gazit në vitin 2016, fillimisht në emër të bashkëshortes dhe më pas në emrin e tij,  Mlloja u inspektua disa herë nga ISHTI dhe akumuloi gjoba të papaguara në vlerën e 3 milionë lekëve.

Për këtë arsye, biznesi i tij u vendos nën sekuestro preventive në janar 2020.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Shkodrës së datës 26 tetor 2020, Mlloja u akuzua se përveç gazit, kishte tregtuar gjithashtu edhe karburante, pa e regjistruar këtë aktivitet në QKB dhe pa licencë.

Dyshimi për tregtim të kundraligjshëm të naftës u evidentua në korrik 2019 nga inspektorët e Tatimeve, çka solli regjistrimin e një procedimi penal ndaj Mllojës për akuzat e “fshehjes së të ardhurave” dhe “ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar në organet tatimore”.

Çështja mbërriti deri në dyert e gjykatës, por më 26 tetor 2020, Prokuroria u tërhoq nga kërkesa për dënimin e tregtarit dhe i kërkoi gjykatës pushimin e  çështjes, me argumentin se ndaj Mllojës nuk kishte pasur më herët masa administrative për “fshehje të ardhurash”. Gjykata pranoi arsyetimin dhe e pushoi çështjen.

E pyetur nga BIRN për tërheqjen e akuzës, prokurorja që hetoi Mllojën, Edlira Cufi tha se ‘nuk e kujtonte çështjen’.

Gjobat pezull

Historia e Mllojës me gjobat e papaguara nuk është një rast i izoluar.

Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN siguroi nga ISHTI se gjatë pesë viteve të fundit ishin kryer mijëra inspektime dhe ishin vendosur 202 gjoba për shkelje nga më të ndryshmet nga subjektet e tregtisë së gazit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre u ekzekutuan.

Në total, ISHTI vendosi gjoba me vlerë 41.5 milionë lekë, por vetëm 13 milionë lekë ose 31 për qind e tyre arritën të vileshin në pesë vjet.

Sipas Zhani Shapos, procesi i papërshkueshmërisë e stimulon tregtinë e paligjshme të gazit përmes rimbushjes së bombolave të paregjistruara.

“Logjikisht, karburanti ka shumë për të humbur dhe nëse funksion ligji nuk do kishte incentivë për të rimbushur bombola,” tha Shapo.

Sipas tij, gazi që shitet për familjarë është pjesë shumë e vogël e fitimeve të pikave të karburantit dhe nëse masat do ishin serioze, ato nuk do kishin leverdi të vijonin me procesin.

Ai shtoi gjithashtu se mosvjelja e gjobave është problem i legjislacionit që u kërkon institucioneve t’i çojnë ato për ekzekutim përmes gjykatave, duke i futur në ngërç inspektoriatet e ngjashme me ISHTI.

Kreu i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve nën Presion, Kurtaj ankohet gjithashtu për procedurën si dhe për faktin që gjobat e tyre nuk janë titull ekzekutiv. Sipas tij, kjo u lë shteg subjekteve që të ankohen në procese të gjata gjyqësore apo të gjejnë forma alternative për shmangien e gjobave.

“Nëse do të paguheshin gjobat, automatikisht do mbylleshin ato [subjektet], por ato u shmangen gjobave me padi në gjykatë apo edhe forma të tjera, që e mbyllin si biznes, i ndryshojnë emër,” tha Kurtaj për BIRN.

“Bizneset e kanë mësuar këtë. Të gjithë e dinë që me një ankim në gjykatë gjoba mbetet pezull,” përfundoi ai.

 

 

Etiketa: AdministrativeAdriatikAgustin PepkolajaksidenteAksidentetALCERTAlketa GjokaAnila JanAnkimArrestarrestimiBIRNbixhozBlerta Hamzabombula gaziDrejtoria e Inspektimit të Pajisjeve nën Presionedlira cufiEnergjiaenergjia elektrikegazGjergj NikajGjobatGjykataGjykata e Apelit ShkodërGjykatësGjyqGLNHetimHetimetInspektorInspektoriatit Shtetëror Teknik dhe IndustrialINSTATISHTIItaliKarburantLezhëMASMasaMeriljan KurtajNensi BogdaniNiazi SinanipadiParapasojaPetrit MllojaPoliciaProcedimiProkuroriaQKBraportrrjedhjeshqipShqipërishqiptareSpitaltregtiTregtia e gazitVelipojëVendimVendimiviktimaZhani Shapo
Tjetri
Gjyqtarja Vjosa Zaimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Gjyqtarja Vjosa Zaimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.