AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Zbulohet këshilltari sekret britanik i qeverisë shqiptare

Nipi i Alistair Campbell, ish këshilltari për marrëdhëniet me publikun i Tony Blair, që këshilloi socialistët gjatë fushatës së tyre të suksesshme zgjedhore, është punësuar nga qeveria shqiptare, siç raporton BIRN.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Investigime
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
james naish
James Naish

Sipas burimeve të brendshme të qeverisë si dhe postimeve në rrjetet sociale, 26-vjeçari James Naish, i diplomuar në Universitetin e Oxford-it, është punësuar si këshilltar pranë zyrës së kryeministrit shqiptar në shtator, pas ardhjes në qeveri të Partisë Socialiste.

Gjatë 9 muajve të kaluar, Naish është përfshirë në hartimin e një strategjie komunikimi për 100 ditët e para të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, hartuar një ‘model të qeverisjes së mirë’ për Shqipërinë dhe redaktuar fjalimet dhe komunikimet e tjera të kryeministrit Edi Rama.

Naish ka shkruar në profilin e tij të rrjetit social LinkedIn që është përfshirë në koordinimin e ndryshimeve strukturore të 170 organizmave qeveritare, ngritjen e proceseve lidhur me axhendën e kryeministrit, ndjekjen e projekteve ldhur me programet kompjuterike të menaxhimit të 19 ministrive, si dhe hartimin e përshkrimeve të punës për më shumë se 20 nënpunës të lartë të kryeministrisë.

Krahas detyrave lidhur me monitorimin dhe raportimin, Naish liston gjithashtu ngritjen dhe përditësimin e një matrice mbi përmbushjen e më shumë se 600 premtimeve elektorale, raportimin pranë kryeministrit, si dhe ndjekjen e progresit të vazhdueshëm të secilës ministri lidhur me premtimet.

Ai po ndihmon gjithashtu në ngritjen e dy zyrave të reja pranë Këshillit të Ministrave, atë të zbatimit dhe atë të monitorimit.

Përpara se t’i bashkohet zyrës së kryeministrit shqiptar, Naish ka punuar si analist dhe konsulent pranë firmës britanike Açenture, nga e cila është shkeputur përkohësisht.

Pyetjeve të BIRN, zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, iu përgjigj duke mohuar se Naish ka qenë një këshilltar i kryeministrit.

Megjithatë, një burim i brendshëm i zyrës së kryeministrit, i cili kërkoi të ruhet anonimati, konfirmoi për BIRN se Naish momentalisht po supervizon ngritjen e sektorit të zbatimit.

Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës më të vogël të Alistair Campbell. Campbell ka punuar si këshilltar i fushatës së zhvilluar nga Partia Socialiste e Shqipërisë gjatë zgjedhjeve parlamentare në qershor 2012, të cilat nxorën fituese partinë e Ramës.

Në gjurmët e Campbell, ish-kryeministri britanik Tony Blair vizitoi Tiranën në tetor të vitit të kaluar, ku u prezantua gjithashtu si këshilltar i qeverisë shqiptare.

Rama tha se Blair kishte ardhur në Tiranë për të ndihmuar në ngritjen e një “sektori të zbatimit”, me ndihmën e Bankës Botërore.

“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë në mënyrë personale, por krejtësisht vullnetare,” tha Rama. “Ne kemi diskutuar me kryeministrin Blair dhe Bankës Botërore për të vendosur prioritetet tona afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata,” shtoi Rama.

Blair shpjegoi se do të punojnë së bashku me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të forcuar përpjekjet lidhur me reformat në Shqipëri, si dhe për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në BE.

“Unë jam këtu sepse besoj në këtë vend, njerëzit e tij dhe vizionin e progresit që është përcaktuar për të,” tha ish-kryeministri britanik.

“Orientimi [i Shqipërisë] drejt Europës është jashtëzakonisht i rëndësishme, dhe personalisht unë do të doja të shihja këtë vend të bashkohet me familjen e vendeve europiane,” shtoi ai.

Banka Botërore i ka thënë BIRN se ajo “nuk ka marrëdhënie kontraktuale” me Blair dhe është e paqartë nëse zyra e zbatimit që po ngrihet nga Naish është e lidhur drejtpërdrejtë me ish-udhëheqësin e Partisë Laburiste Britanike.

Blair ka treguar interes prej kohësh lidhur me Ballkanin. Në vitin 1999, së bashku me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ai udhëhoqi 78 ditët e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të ish-udhëheqësit jugosllav, Slobodan Millosheviç.

Sulmi ajror i dha fund sundimit serb mbi Kosovën, ku popullata është në shumicë dërrmuese e etnisë shqiptare.

Pas largimit nga detyra në vitin 2007, Blair ngriti zyrën e tij Këshillimore për Qeveritë, duke siguruar marrëveshje fitimprurëse me qeveritë e Kazakistanit, Kuvajtit, Brazilit dhe Kolumbisë.

Vetëm kontrata e kësaj zyre me Kazakistanin e pasur me naftë thuhet se kapë një vlerë prej më shumë se £16.000.000 (18.850.000 Euro), sipas raportimit të muajit të kaluar të gazetës British Sunday Telegraph.

Sipas të njëjtit raport, kontrata e kësaj zyre për të këshilluar qeverinë e shtetit të Sao Paulo, fuqinë ekonomike të Brazilit, thuhet të kapë vlerën e rreth £4.000.000 në vit (4.7 milion Euro).

Një zëdhënës i Blair, Cirian Ward, tha se ndihma e tij për qeverinë shqiptare do të ofrohet pa asnjë kosto për taksapaguesit shqiptarë.

“Z. Blair këshillon Edi Ramën në mënyrë informale dhe ne jemi duke punuar drejt një projekti tërësor në Shqipëri,” tha Ward. “Kjo do të bëhet pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare,” shtoi ai.

Partia Socialiste ka deklaruar në të kaluarën se dhe këshillat e Campbell gjatë fushatës u ofruan falas dhe pa kosto për qeverinë shqiptare.

Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto deklarata.

Naish nuk është i afërm i parë i kryetarit të Partisë Laburiste që ka gjetur punë në Shqipëri. Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u kontraktua në vitin 2012 nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë, si konsulente në një rast gjyqësor arbitrazhi kundër Sky Petroleum, një kompanie nafte nga Texasi.

Kostot e Shqipërisë në atë rast, kapën shumën e mbi 500,000 dollarëve. Zyra e Avokatit të Shtetit të Shqipërisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN lidhur me kostot e tarifave ligjore të Omnia Strategy.

Etiketa: BEBill ClintonBIRNEdi RamEdi RamaEndri FugaEuroGjurmëtGjyqKëshillit të MinistraveKosovëkostomarrëveshjeNATOOmnia StrategyParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePunëPunësimiQeveriaQeveria shqiptareRamaraportRrjetet socialesekretSHshqipShqipërishqiptareshtatorTiranëTony Blair
Tjetri
Ballkanit i duhet ndihma e BE për fluksin dramatik të migrantëve

Ballkanit i duhet ndihma e BE për fluksin dramatik të migrantëve

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.